Connect with Us

Studimi/ Çfarë dimë deri më sot mbi variantin “Indian” të Covid-19?

Shëndeti

Studimi/ Çfarë dimë deri më sot mbi variantin “Indian” të Covid-19?

Publikuar

-

Varianti Delta ka hyrë në Shqipëri?/ Epidemiologu: Simptomat janë të lehta, kush ka kaluar Covid, ka pak gjasa të infektohet

Nga Ilir Alimehmeti, Epidemiolog Klinik

Varianti B.1.617 është aktualisht variant interesi dhe po vlerësohet aktivisht nga ECDC (European Center for Disease Control).

Në raportin e publikuar më datë 11 Maj 2021, ekspertët e ECDC japin një sërë të dhënash të disponueshme deri më tani.

Ekzistojnë 3 lloje të ndryshme të B.1.617 (Figura 2):

May be an image of text that says '100% Figure 2. Variant distribution and total sequences reported from India during 2021. Based on data from GISAID EpiCoV available as of 10 May 2021 90% 80% 70% 60% 50% 600 40% 30% 500 20% 400 10% 0% 300 5 200 B.1.1.7 B.1.351 8 9 Week 100 10 B.1.617.1 11 12 B.1.617.2 13 Data source: GISAID EpiCoV, accessed 10 May 2021 14 B.1.617.3 15 16 B.1.618 Other Total sequences'

B.1.617.1 u zbulua në dhjetor 2020 në Indi dhe ishte varianti më dominant deri në mars 2021, dhe nga prilli 2021 është në zbritje.

B.1.617.2 u zbulua në dhjetor 2020 në Indi dhe ishte variant minor deri në mars 2021, nga kur praktikisht është kthyer në variantin dominant.

B.1.617.3 u zbulua në shkurt 2021 në Indi dhe deri më sot është në nivele shumë të ulëta.

Aktualisht në Europë këto variante përbëjnë rreth 1% të sekuencimeve, kryesisht në Angli falë lidhjeve më të forta të saj më Indinë.

Impakti i mundshëm mbi transmetueshmërinë

Të dhëna nga Anglia tregojnë se niveli i infeksioneve sekondare është:

9.5% për B.1.617.1

9.6% për B.1.617.2

10.2 për variantin anglez B.1.1.7 (për krahasim)

5.2% për variantin e parë fare.

KUJDES:

Testimi i vëmendshëm i të gjithë udhëtarëve nga India dhe i kontakteve të ngushta të tyre mund ta ketë mbivlerësuar këtë indikator, pasi popullata normale nuk monitorohet kaq ngushtë.

LEXO EDHE:  Çfarë mësuam nga gripi spanjoll deri në pandeminë e Covid-19/ Tritan Kalo: Këto janë tre “armët” e vetme

Impakti i mundshëm mbi diagnostikimin:

Nuk ka asnjë tregues për uljen e efektivitetit të testeve aktualisht në përdorim.

Impakti i mundshëm mbi rëndesën e sëmundjes:

Nuk ka ende të dhëna nga India në këtë drejtim.

Të dhënat nga Anglia tregojnë se:

Nuk ka asnjë vdekje ndër 753 personat e diagnostikuar me variantet Indiane në Angli.

Impakti i mundshëm mbi evitimin e imunizimit:

Gjaku i personave të vaksinuar me BBV152 (Covaxin) e neutralizon B.1.617.1.

Gjaku i personave të shëruar nga variante të ndryshme (anglez, afrikanojugor, etj.) prodhon të njëjtin nivel antitrupash neutralizues si BBV152 dhe e neutralizon B.1.617.1. (Yadav et al.)

Gjaku i personave të shëruar neutralizon pseudoviruset të tipit Ëuhan-1, indian dhe afrikanojugor. (Hoffmann et al.)

Gjaku i personave të vaksinuar me BNT162b2 (Pfizer) i neutralizon të tre pseudoviruset Ëuhan-1, indian dhe afrikanojugor.

May be an image of text that says '6.00% Figure 3. Proportion of B.1.617.2 among sequences reported to GISAID EpiCoV by EU/EEA countries and the UK, with >60 weekly sequences, samples collected weeks 11 to 16 2021 5.00% 4.00% nampor 8.00% 2.00% 1.00% 0.00% 2021-w11 2021-w12 2021-w13 Austria Ireland Poland Belgium 2021-w14 Denmark Italy Romania 2021-w15 France Luxembourg 2021-w16 Spain Data source: GISAID EpiCoV, accessed 10 May 2021. -Germany Netherlands Sweden Norway United Kingdom'

Si përfundim:

Varianti B.1.617.1 neutralizohet nga gjaku i të shëruarve, të vaksinuarve dhe i të trajtuarve me antitrupa monoklonalë.

Neutralizim është i njëjtë ose edhe më i efektshëm se sa neutralizimi i varianteve të tjera shqetësuese (VOC).

Ende nuk ka studime mbi B.1.617.2.

Si rrjedhojë, ECDC e vlerëson B.1.617 si Variant Interesi që do t’i nënshtrohet vlerësimit dhe monitorimit të vazhdueshëm.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Simptomat e variantit “Delta”/ Tritan Kalo sqaron qytetarët, ku ndryshon nga “gripi i verës”

Publikuar

-

Nga

Mjeku infeksionit, profesor Tritan Kalo vijon të japë mesazhe ndërgjegjësimi për qytetarët, në lidhje me Covid-19.

Së fundi në një postim në rrjetet sociale, professor Kalo ka treguar disa simptoma që sipas tij kanë personat që kanë thjeshtë “gripin e verës”, dhe ku ndryshojnë nga simptomat që kanë personat e prekur nga varianti Delta, i Covid-19.

Gjithashtu Kalo i drejton edhe një apel qytetarëve, ndërsa shkruan se personat që kanë simptoma, duhet të jenë të vetëndërgjegjësuar për t’u vetëizoluar deri në sqarimin e shkakut të gjëndjes së tyre klinike.

Po ashtu mjeku thekson se bluzat e bardha do të jenë gjithmonë aty , në krye të detyrës, për tiu ardhur në ndihmë qytetarëve.

Kohë kovidiane…..24.07.2021…..Fundjavë të bardhë, të paqtë dhe shplodhëse miq, të afërt, kolegë dhe bashkëkombas…..RIKUJTESË për pushuesit në brigjet e Adriatikut, të Jonit dhe jo vetëm……”Gripi i verës” apo ethja 3-5 ditore është një virozë, e cila ka shenja klinike pothuajse plotësisht të njejta me shfaqjet klinike të variantit “Delta”, të infeksionit të shkaktuar prej virusit Sars-Cov2/Covid-19, me: temperaturë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh e kyçesh, këputshmëri e shpesh dhimbje barku të bashkshoqëruara me të përziera ose/dhe të vjella e heqje barku/diarrhe, POR pa çrregullime të shijes dhe/ose nuhatjes (të cilat nuk vërehen në këtë variant të Covid-19) dhe pa lëndime të rënda të vijave të poshtme të frymëmarrjes (të cilat fatmirësisht janë më pak të shpeshta si në të vaksinuarit po ashtu edhe në ata të prekurit nga Covid-19 i variantit “Delta” të infeksionit prej virusit Sars-Cov2), dhe me “test të shpejtë” ose “PCR-real time” për Sars-Cov2 NEGATIV…..

Në mesin e të sëmurëve me shenjat e mësipërme, mundet të ketë pa dyshim edhe të infektuar me variantin “Delta” të virusit Sars-Cov2/Covid-19, sidomos persona shqiptarë ose të huaj të ardhur për pushime nga vende, ku ky virus është mjaft i përhapur si Britania e Madhe, Francë, Itali, Hollandë, Greqi, Spanjë, Gjermani, etj….

Këta persona duhet të jenë shumë lart të VETNDËRGJEGJËSUAR, për t’u vetëizoluar deri në sqarimin e shkakut të gjëndjes së tyre klinike…..

Po ashtu edhe personeli i Qëndrave Mjeksore në zonat e pushimeve dhe jo vetëm, duhet të rrisin vigjilencën epidemiologjike ndaj të sëmurëve me shenjat e mësipërme që ata/ato vizitojnë…..

Ne ndërkohë kur dhe ku është e mundur të mos hezitojmë të vaksinohemi, që të ulim sa të jetë e mundshme numurin e të infektuarve nga virusi Sars-Cov2/Covid-19…..

“Flama mbarëbotërore” nuk është shuar apo mposhtur plotësisht, edhe pse “pjesa më dramatike” e kësaj pandemie është luajtur tashmë, dhe VETËKUJDESJA si dhe KUJDESJA ndaj atyre që gjallojnë pranë nesh nuk duhet nënvlerësuar….Ne mantelbardhët dhe i gjithë personeli tjetër shëndetsor jemi aty ku duhet të jemi, në vijën e parë të përballjes me pandeminë nga Sars-Cov2/Covid-19 që me Punën, Profesionalizmin, Përkushtimin dhe Përkujdesjen tonë, t’ju vimë në ndihmë nëse JU do të prekeni nga një infeksion i tillë mjaft jetëlëndues e disa herë jetëmarrës…..Together forever!!!”-shkruan profesor Kalo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Në 30 vite demokraci nuk ka ndryshuar asgjë”/ Elona Meta: Paga për mjekët të jetë 1500 euro

Publikuar

-

Nga

Propozimi i Diasporës/ Elona Meta: Paga për mjekët të jetë 1500 euro

Mjekja shqiptare që punon në Gjermani, Elona Meta shprehet se paga mujore minimale për mjekët në vendin tonë, duhet të jetë 1500 euro.

Në një prononcim për CNA.al, ajo shprehet se në 30 vite demokraci nuk ka ndryshuar asgjë.

Sipas saj, ajo që ka ndikuar që mjekët të bëhen gjithnjë e më të pakënaqur, janë pagat e ulta, ngarkesa mbytëse në punë, dhuna fizike dhe verbale, arrestimet duke bërë që gjithnjë e më shumë bluzat e bardha ta braksin vendin.

“Në 30 vite demokraci janë arrestuar shumë mjekë për korrupsion dhe asgjë nuk ka ndryshuar, përkundrazi korrupsioni është rritur ndërsa mjekët janë liruar disa ditë apo javë pas arrestimeve për mungesë provash.

Po kjo ka ndikuar që mjekët të bëhen gjithnjë e më të pakënaqur sa nga keqvlerësimi, paga e ulët, ngarkesa mbytëse në punë, dhuna fizike dhe verbale dhe arrestimet duke parë gjithnjë e më shumë për ta braktisur vendin pasi oferta e Gjermanisë dhe e shumë vendeve në Europë është tunduese edhe për vende më të ngritura të rajonit ku mjekët nuk vuajnë si në Shqipëri.

LEXO EDHE:  “Preka vdekjen”/ Përlotet Vjollca Braho, apeli i fortë për qytetarët

LEXO EDHE:  Pandemia përkeqësoi komunikimin mes administratës dhe qytetarëve

“Ne kërkojmë që të zbatohet sa më shpejt kërkesa jonë për pagat e mjekëve shqiptarë 1500 euro. Nisma jonë është një nismë e cila do të ketë edhe impakt jo vetëm tek mjekët, por do të rrisë edhe ndërgjegjësimin e do të minimizojë hendekun e madh mes mjekut dhe pacientit, është shprehur mjekja Meta./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Më shumë se 13 mijë qytetarë u vaksinuan sot/ Manastirliu apel të rinjve mbi 18 vjeç: Shfrytëzoni fundjavën…

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njofton se sot në vedin tonë janë vaksinuar mbi 13 mijë qytetarë ndaj COVID-19, ndërsa në total numri i të vaksinuarve ka arritur në 1 milion e 123 mijë e 253 qytetarë.

Ajo gjithashtu u bën thirrje të gjithë qytetarëve mbi 18 vjeç të shfrytëzojë fundjavën për t’u vaksinuar në çdo qendër shëndetësore ose të vaksinimit nga mëngjesi deri në 20:00 të mbrëmjes.

LEXO EDHE:  Lufta me Covid-19/ Trump mbron përsëri ilaçin kundër malarjes: E përdora për 14 ditë dhe...

“Më shumë se 13 mijë qytetarë u vaksinuan sot, ndërsa janë 1,123,253 vaksinime të kryera që prej fillimit të këtij procesi jetik👍🏼

Nëse jeni mbi 18 vjeç, shfrytëzoni fundjavën për t’u vaksinuar nga mëngjesi deri në 8 të mbrëmjes, në qendrat shëndetësore ose në qendrat e vaksinimit të përqëndruar kudo në vend”./CNA.al

LEXO TE PLOTE