Connect with Us

Rama inspekton punimet në Spitalin e Sëmundjeve të Brendshme/ Manastirliu: Përfundon brenda vitit

Politikë

Rama inspekton punimet në Spitalin e Sëmundjeve të Brendshme/ Manastirliu: Përfundon brenda vitit

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu kanë inspektuar punimet në Spitalin e Ri të Sëmundjeve të Brendshme, pjesë e investimeve për modernizimin e QSUT, ku deklaruan se spitali i ri do të përfundojë brenda vitit.

Spitali i Ri i Sëmundjeve të Brendshme ka ecur në një nivel të ri të investimit, që tashmë qeveria shqiptare ka filluar prej 14.8 milionë euro. Po ecim me ritme të mira dhe brenda dhjetorit përfundon ky spital.

Interesante në këtë spital është lidhja që i bëhet kësaj godine me godinën aktuale, ku nëpërmjet dy urave lidhen direkt këto dy spitale, duke bërë një trup dhe duke mundësuar eficencën e shërbimeve“, tha Manastirliu.

Duke folur për kapacitetet e spitalit të ri, Manastirliu tha se ky spital do të kompletojnë profilin e një spitali të mirëfilltë të sëmundjeve të Brendshme.

Këtu në total do të kemi 271 shtretër, të ndarë sipas shërbimeve të kardiologjisë, hematologjisë, endokronologjisë, gastrohepatologjisë, nefrologjisë,  alergologjisë, dermatologjisë, etj.

Ndërkohë që gjithë zhvillimi i këtij spitali është i projektuar që të integrohet me godinën e parë, duke ofruar kështu rienergjizim të gjithë kapaciteteve aktuale dhe gjithashtu dhe këtyre ambienteve të reja. Po krijojmë edhe një mënyë të re të organizimit aktual të shërbimeve për Spitalin e Sëmundjeve të Brendshme”, deklaroi Manastirliu.

LEXO EDHE:  Rita Ora ndrron mbiemrin dhe i lutet Ramës: Loçka jeme! A do të më ndihmosh...

Nga ndërtimi i Spitalit të ri të Sëmundjeve të Brendshme dhe pajisjet mjekësore, përfitojnë 109 mijë pacientë.

Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme do të ofrojë shërbimin e mjekësisë interne, shërbimin e reumatologjisë, alergologjisë, dermatologjisë dhe fizioterapisë që aktualisht ndodhen në godina të tjera të QSUT, dhe së bashku me shërbimet ekzistuese, ato të gastrohepatologjisë, hematologjisë, endokrinologjisë, nefrologjisë, dializës, njësisë së kardiologjisë, hemodinamikës dhe reanimacionit të kardiologjisë do të kompletojnë profilin e një spitali të mirëfilltë të sëmundjeve të brendshme.

Spitali i ri do të ketë edhe një spital ditor me 60 shtretër, për rritjen e eficiencës së shërbimeve.  Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme do të ketë 9 salla leksioni dedikuar studentëve të mjekësisë, ku do të zhvillohen praktikat mjekësore, si dhe edukimi në vazhdim./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Përfundon procesi i numërimit në Delvinë/ Ja kush kryeson

Publikuar

-

Nga

Kukësi vijon të mbetet bastion i djathtë/ Ja rezultatet e derimëtanishme

Në Delvinë ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e kryetarit të ri të Partisë Demokratike.

Në total ka patur 295 votues, nga ku Lulzim Basha ka fituar 205 vota, Agron Shehaj 57 vota, Edit Harxhi me 29 vota dhe Fatbardh Kadilli ka marrë vetëm 4 vota./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përfundon numërimi në një tjetër bashki/ Agron Shehaj mund Lulzim Bashën

Publikuar

-

Nga

Përfundon numërimi në një tjetër bashki/ Agron Shehaj mund Lulzim Bashën

Edhe në Bashkinë e Selenicës ka përfunduar procesi i numërimit të votave për kreun e ri të PD.

Nga rezultati final, mësohet se në këtë bashki kryeson Agron Shehaj me 17 vota para.

Rezultati në Selenicë është 119 vota për Agron Shehaj, 102 vota për Lulzim Bashën, nga 1 votë për Fatbardh Kadillin dhe Edith Harxhin, ndërsa dy vota kanë dalë të pavlefshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kontributi im në PD nuk varet nga hartuesit e listave”/ Konjari: Më kishin hequr emrin

Publikuar

-

Nga

Pas denoncimit se nuk kishte gjetur emrin në listat e votuesve të PD, Suela Konjari ka deklaruar se vërtetoi me kartë se ishte anëtare e PD dhe arriti të votonte.

Konjari është shprehur se kontributi i saj në PD nuk varet hartuesit e listave apo afeksionet e tyre.

Ekzistenca ime dhe kontributi im ne PD nuk jane te varura nga orekset apo afeksionet e liste hartuesve  te  partise !Sot ,dikush , kish hequr emrin tim nga lista e anetareve per votim !  POR :

Une votova( ma shtuan emrin pasi vertetova me kete karte,si ne foto ,anetaresine !!!!!) sepse une jam anetare me kontribute ne partine time,

Votova ne shenje respekti per familjen time  antikomuniste ! Votova per te nderuar Gjyshin  tim , farmacistin Sulo Konjari,nje nga denuarit e Gjyqit famekeq te Deputeteve !Votova per te nderuar vellain tim sot engjell, Sokol Olldashi !Votova per te respektuar mijera e mijera demokrate qe kam takuar ne fushata elektorale !Votova ne respekt te legjendes se PD ,  Z..BERISHA !Votova ne shjenje perulesie e mirenjohje per te gjithe Deshmoret e Demokracise !

Partia Demokratike nuk e ka luksin te tkurret , por te rritet, e te rritet shume e shendetshem !IN apo OUT listave UNE JAM NE PD !GENI NUK NDRRON !Fitore me te mirit ! “, shkruan Konjari në postimin e saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE