Connect with Us

Pse Grida Duma sulmoi Arben Imamin?

Politikë

Pse Grida Duma sulmoi Arben Imamin?

Publikuar

-

Pse Grida Duma sulmoi Arben Imamin?

Grida Duma, një nga zyrtaret e PD-së ka kapultuar në kohën e Lulzim Bashës, dje në një dalje të saj televizive ka hedhur akuza ndaj Arben Imamit, ish ministrit të vetë në qeverinë Berisha, ish shefi i kabinetetit të tij, themelues i PD dhe një nga njerëzit që së fundmi i është bashkuar sërish demokratëve të cilët kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës.

Imami ka pasur një qëndrim konstant ndaj Lulzim Bashës dhe këtë nuk e ka bërë siç mund të jetë dikush tjetër, që e sulmoi Lulin, sepse nuk mori ofiqin që priste. Imami ka qenë nga ata emra që ka deklaruar se sjelljet politike të Lulzim Bashës, qasja e tij dhe ortakëritë me Edi Ramën do ta shkatërronin PD dhe do e çonin drejt disa humbjeve rresht. Dhe ky parashikim i bërë nga Arben Imami ka rezultuar i vërtetë dhe situata e opozitës duket që të jetë katastrofike.

Por Lulzim Basha nuk dorëzohet, ai përdor edhe Grida Dumën. Përdor edhe personazhe politike të ngritura prej tij, të futura në PD në mënyrë krejt të dyshimta. Duma pa asnjë kontribut politik ka kapultuar si zyrtare e lartë e PD pas një mbështetje të madhe të dhënë nga vetë Henri Çili.

Ishte një personazh që qëndronte në krah të ish drejtuesit të këtij univeristeti privat, për shkak të disa lidhjeve okulte apo disa kredive të marra në banka të drejtuara nga persona me lidhje të forta me Grida Dumën. Më pas, shërbimet nga brenda të Lulzim Bashës e çuan Grida Dumën nga një kandidim në një tjetër, ku rezultatet që sillte ishin humbje, humbje dhe vetëm humbje.

Regjistroi një humbje katastrofike në 2015 në Durrës, në 2017 gjithashtu në zonën që drejtoi në Tiranë dhe në 2021 premtoi se do të jepte dorëheqjen në rast se kundërshtari i saj do merrte 7% të votave në Kavajë dhe Rogozhinë dhe ajo që ndodhi është që PD ka humbur në të dyja këto zona duke shënuar një rezultat humbës dhe një dështim totalisht pa asnjë diskutim të zonjës Duma, që drejtonte edhe fushatën në këto dy zona.

LEXO EDHE:  Përplasjet Rama-Meta/ Gjekmarkaj: Lëvizja e Presidentit favorizon opozitën

Grida sulmon Arben Imamin, por nuk thotë asnjë fjalë për marrëveshjen e Lulzim Bashës me Edi Ramën, marrëveshjen e famshme të majit të vitit 2017 ku për herë të parë Grida do të bëhej deputete në një proces zgjedhor, për të cilin Lulzim Basha tha se do të ishte më shembullori në historinë e Shqipërisë, ku nuk do të shiteshin dhe bliheshin vota, ku PD mori gjysmën e qeverisë, mori edhe gjithë drejtimin e koorporatave dhe kompanive kryesore dhe regjistroi rezultatin më të ulët që ka pasur që nga dita e parë e themelimit, ka marrë më pak vota se në vitin 1997.

Grida Duma dje sulmonte Arben Imamin, por  nuk tha asnjë fjalë për humbjet, pazaret, bëmat dhe gjëmat që janë historia e Lulzim Bashës në PD. Arben Imami fundja është thjesht anëtar, asgjë më shumë.

Pse Grida Duma nuk flet për humbjet bëmat dhe gjëmat e saj por del dhe sulmon të tjerët, a thua se ajo është fituese, shpresa dhe e ardhmja e PD-së.

Me të tilla shpresa dhe të ardhme, PD-ja nuk rrezikon në 2025, por për ata që janë më optimist duke e parë me sy pozitiv, rrezikon edhe zgjedhjet e vitit 2029. Në funksion të këtyre humbjeve dhe garancive që Lulzim Basha i jep Edi Ramës janë edhe këto sulme nga humbës serial që janë peng tek kryeministri dhe i shërbejnë karriges së tij dhe stolit të tyre./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Nuk tërhiqet Edith Harxhi/ “Do vazhdoj të kontribuoj në PD”

Publikuar

-

Nga

Nuk tërhiqet Edith Harxhi/ "Do vazhdoj të kontribuoj në PD"

Grupimi për PD ka qenë në një konferencë për mediat ku kanë denoncuar parregullsitë në zgjedhjet për kryetarin e ri të PD.

Ish kandidatja, Edith Harxhi ka refuzuar kërkesën e kreut Lulzim Basha për bashkëpunim duke u shprehur se PD nuk është private, dhe që nuk është nevoja që Basha të dalë e të bëjë thirrje nga foltorja, pasi ata punojnë çdo ditë për PD.

LEXO EDHE:  Censura ndaj mediave/ Basha kërkon ndihmën e SHBA dhe BE përmes videomesazhit

LEXO EDHE:  “Bëje protestën 48 orëshe”/ Qytetari i bën kërkesën e papritur Bashës

Ne punojmë çdo ditë për PD. Nuk ka nevojë që Basha të dalë në foltore që të bëjë thirrje për bashkëpunim si Rama. Unë do vazhdoj të jem pjesë e PD dhe do të punojmë çdo ditë për të”, shprehet Harxhi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet u vodhën/ Nishani degjeneron Bashën, me fakte

Publikuar

-

Nga

“PD-së i duhet ndryshim total”/ Nishani: Basha duhet të hapë rrugë që të ringrihet partia

Ish-presidenti Bujar Nishani ka deklaruar se Lulzim Basha përfaqëson minorancën, sot në PD.

Përkthyer në shifra, sipas tij Basha përfaqëson më pak se 30% të anëtarësisë së PD-së.

Po evidentojmë se kemi probleme thelbësore me zgjedhjet në këtë vend.

 Ngrihet pushteti shfrytëzon të gjithë fuqinë e tij, i vjedh zgjedhjet në favor të pushtetit të vet. Bëhen zgjedhjet në parti ngrihet i pushtetshmi brenda partisë dhe i vjedh zgjedhjet në favor të pushtetit të tij”, është shprehur Nishani.

LEXO EDHE:  “Bëje protestën 48 orëshe”/ Qytetari i bën kërkesën e papritur Bashës

LEXO EDHE:  Çfarë po ndodh me mazhorancën?/ Fatmir Xhafaj sinkron me opozitën e Bashës?

Sipas Nishanit, në Bashkinë Korçë,  ku patën mundësi kandidatët të kontrollin pjesërisht pushtetin rezultoi se fitoi vetëm 70%.

Ndërsa, në Devoll kryetari i PD deklaroi publikisht se ndihet i turpëruar dhe e bojktoi procesin e votimit pasi anëtarëve ju mohua pjesëmarrja.

50% e anëtarësisë fshihet. Një media ka treguar si hidhen 7 fletë votimi në kuti dhe kjo ka ndodhur kudo. Sot përfaqëson minorancën e PD më pak se 30% të anëtarësisë së PD-së.’ ka thënë Nishani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet në PD përmes skandaleve/ Harxhi: U votua me foton e Bashës në mur

Publikuar

-

Nga

Analiza e zgjedhjeve në PD/ Edith Harxhi del në konferencë për shtyp

Edith Harxhi ka denoncuar të tjera skandale në konferencën për mediat. Harxhi është shprehur se kutitë e votimit në zgjedhjet e 13 Qershorit kanë qenë pa kode sigurie.

Ndër të tjera ish kandidatja për kryetare të PD, ka treguar se pothuajse në të gjitha qendrat e votimit ka qenë e varur në mur fotoja e kreut të PD, Lulzim Basha si një mjet propagande.

LEXO EDHE:  Përplasjet Rama-Meta/ Gjekmarkaj: Lëvizja e Presidentit favorizon opozitën

LEXO EDHE:  Maskat e skaduara që në 2011/ Rama: Kanë ardhur nga Kanadaja, nuk janë të rrezikshme

Kutitë e votimit nuk kanë patur kode sigurie. Në shumë qendra votimi u votua me foton e Bashës në mur”, u shpreh ajo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE