LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Prindërit u divorcuan kur unë isha 3 vjeç”/ Jasmina hap zemrën, flet për familjen

15 Maj 2021, 13:11, Lifestyle CNA
“Prindërit u divorcuan kur unë isha 3 vjeç”/

Jasmina Kadriu është një nga ish konkurrentet e Përputhen më të komentuara në mediat rozë.

Së fundi ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ku ka rrëfyer më shumë detaje për jetën private dhe familjen.

Jasmina ka zbuluar se është rritur me nënën e saj dhe për të është kujdesur më shumë familja e nënës, gjyshi dhe dajat.

Fëmijërinë e kam pasur të lumtur por që sakrificat i ka bërë gjithmonë ime më dhe familja e mamit tim. Nuk është se më ka munguar ndonjëherë asgjë dhe më vjen të them se jam rritur më mirë seç duhet gjatë fëmijërisë, kam pasur dhe gjëra që nuk më duheshin. Por që sakrificat nuk kanë munguar si në çdo familje?, u shpreh ajo.

Ish konkurrentja tregon që prindërit e saj janë divorcuar kur ajo ka qenë 3 vjeç dhe se prej atëherë ajo nuk ka kontakte me babain e saj.

I kam të divorcuar që 3 vjeç dhe që nga ai moment që ata janë divorcuar vetëm familja e mamit është përgjigjur, dajat dhe gjyshi. Aktualisht me ata kam marrëdhënie dhe me askënd tjetër?, vijon Jasmina.

?Jo fare, nuk kam pasur ndonjëherë dhe nuk është se kam dëshirë të kem ndonjëherë. Në momentin që unë jam rritur me atë lloj mungese mund ta kaloj të gjithë jetën dhe nuk e kam problem“, përfundon Jasmina duke treguar se nuk mban kontakte me të atin./ CNA.al

Lajmet e fundit nga