Connect with Us

Ankimimet e PD për Beratin/ Kaso: Institucionet nuk i janë vënë në dispozicion opozitës

Politikë

Ankimimet e PD për Beratin/ Kaso: Institucionet nuk i janë vënë në dispozicion opozitës

Publikuar

-

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike Ivi Kaso është shprehur se vendimi i KAS për të mos mbledhur prova nga institucionet për manipulimin e zgjedhjeve është i paligjshëm dhe nuk përmbush pritshmëritë që ka publiku.

Sipas tij, PD duhet të marrë prova nga institucionet që situata të jetë e qartë me atë që ka ndodhur në Shqipëri, por këto të fundit nuk i janë vënë në dispozicion opozitës

Kaso deklaroi se megjithë pretendimet e ngritura në qarkun e Beratit nuk do të ketë rivotim.

“KAS me një vendim të kundraligjshëm vendosi që të mos marrë parasysh provat e paraqitura nga PD për manipulimin e votave, në kundërshtim me vetë ligjin. Këto prova do të faktonin pretendimet tona, vendimi i KAS shkon përtej pritshmërive që i ka i gjithë publiku.

PD i është drejtuar zyrtarisht insititucioneve për të marrë provat, por që sigurisht nuk i janë vënë në dispozicion opozitës. Duhet të jetë KAS ai që të marrë në shqyrtim provat, çdo mosmarrëveshje ligjore nuk mund të zgjidhet në mënyrë të drejtë. I gjithë publiku kërkon të ketë të qartë atë që ka ndodhur në Shqipëri.

PD ka paraqitur të gjithë provat që mund të administronte, por ne nuk kemi kompetenca që të hetojmë, kjo është detyrë e KAS, çfarë kemi pasur i kemi depozituar, neni 137 e thotë qartë, që në kiadër të një procesi hetimor, duhet të mbledhë prova.

Komisioni për Ankesat dhe Sanksionet në KQZ ka vendosur që të pranojë pjesërisht kërkesën e PD dhe LSI-së për qarkun e Beratit, duke marrë në shqyrtim materialet zgjedhore, për të parë në rast se ka parregullsi.

KAS vendosi që KQZ të rihapë ditën e hënë 24 nga kutitë e Qendrave të Votimit në Berat, për të parë nëse ka shkelje në proceverbale dhe në materialet e tjera zgjedhore që janë dorëzuar.

Ndërkohë që ndryshe nga sa kërkoi Partia Demokratike, në qarkun e Beratit nuk do të ketë rivotim, megjithë pretendimet e ngritura, se ka pasur blerje të votave, dhe manipulim nga partia në pushtet”, u shpreh Kaso./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

PD jashtë shtratit ligjor/ Arben Ristani zbardh shkeljet e Bashës

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Komisionit të Apelimit brenda Partisë Demokratike, ish-Sekretar i Përgjithshëm i saj, Arben Ristani,ka  deklaruar se Lulzim Bash aka shkelur Ligjin për Partitë politike.

Sipas tij, PD është jashtë shtratit ligjor në vend pasi nuk ka dorëzuar në gjykatë ndryshimet në Statut.

Pas një përpjekje të gjatë që PD të vendoset në shtratin ligjor dhe statutor ne nuk ia kemi dalë.

Duke qenë se PD nuk është vetëm aset i demokratëve por i të gjithë shqiptarëve kërkohet një vëmendje e madhe e të gjithë shoqërisë. 

PD është jashtë shtratit ligjor sepse nuk ka dërguar në gjykatë ndryshimet statutore dhe ne duhet të përpiqemi që ta kthejmë patjetër në shtratin ligjor“, ka deklruar Ristani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Vëzhguesit janë kërcënuar”/ Deklarata e fortë e Harxhit

Publikuar

-

Nga

Mbyllja e zgjedhjeve brenda PD-së/ Reagon për herë të parë Harxhi

Ish kandidatja për kryetare e PD, Edith Harxhi ka denoncuar shkeljet që janë kryer në zgjedhjet e 13 Qershorit për zgjedhjen e kreut të ri të PD.

Ajo është shprehur ndër të tjera se ka patur raste ku vëzhguesit janë kërcënuar nga anëtarët e komisionit.

Në 90% të rasteve vëzhguesit janë kërkuar që të rrinë larg tavolinës së komisionit. Ka pasur raste kur vëzhguesit janë kërcënuar nga anëtarët e komisionit. Disa janë përjashtuar nga komisioni. Nuk është zbatuar rregullorja në lidhje me modalitet e procesit zgjedhor“- tha Harxhi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Demokrati nga Korça i përvishet Bashës/ “Me ty në krye Rama do vari xhaketën e do fitojë”

Publikuar

-

Nga

Demokrati nga Korça i përvishet Bashës/ “Me ty në krye Rama do vari xhaketën e do fitojë”

Demokratët kanë dalë të zhgënjyer nga zgjedhjet e 25 Prillit.

Një anëtar i Partisë Demokratike nga Korça  ka telefonuar mëngjesin e sotëm në Report Tv, ku është shprehur se Lulzim Basha duhet ta pranojë humbjen dhe të mos justifikohet duke thënë see vodhën votat.

Sipas tij, Basha po qëndron në parti për të mbrojtur veten e tij nga aferat korruptive që mund të ketë bërë.

Demokrati theksoi se tani që Basha u konfirmua përsëri në krye të PD, Rama të mos bëjë as politikë asgjë, të rrijë të verë xhaketën sepse fiton prapë.

Sa të jetë Luli atje Rama të verë xhaketën në kremastar fiton, jo vetë. Luli është humbës dhe mos thotë jo mi vodhën, jo s’mi vodhën. Ai tha që fitorja është këtu në kuti, unë që flas jam demokrat i 90’ dhe kam votuar për PD dhe votoj prapë. Madje tani votën për kryetar unë ja kam dhënë asaj vajzës, Edith Harxhi se Luli nga humbja në humbje po e çon PD. Ai duhet të ikë me patjetër se çfarë halli ka që kërkon të rrijë atje, o do të mbrojë veten për aferat që mund të kenë bërë siç flitet në media a se si nuk e di. Po nuk iku Luli të riogranizohet PD, sepse kjo parti është një forcë e madhe mund ta quash edhe si pasuri kombëtarë opozitën. Po nuk iku ai Rama këmbë kryq do të fitojë gjithë kohën edhe mos thotë jo mi vodhën jo nuk mi vodhën. Unë që flas kam qenë gjatë gjithë kohën në komision vetëm kohët e fundit nuk jam angazhuar, po të jetë përfaqësuesi i partisë s’ka burrë nëne që ti vjedh votat. Ose nëse i vjedh do të denoncoj që në moment atje edhe nuk është një i vetëm, atje ka vëzhgues ka gjithë ata njerëz. Për të shitur mund të jetë shitur vota duke ju ofruar vende pune ose të holla, ka njerëz që edhe shiten. Luli të hapte krahun ishte gjëja më e mirë , tani që Luli u konfirmua, Rama të mos bëjë as politikë asgjë, të rrijë të verë xhaketën atje fiton prapë”, u shpreh demokrati./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE