Connect with Us

Piktura e artistit spanjoll Pablo Picasso shitet në ankand për 103.4 milionë dollarë

Life Style

Piktura e artistit spanjoll Pablo Picasso shitet në ankand për 103.4 milionë dollarë

Publikuar

-

Ankandi i së enjtes shënoi veprën e pestë nga Picasso që është shitur për më shumë se 100 milion dollarë. Kjo është hera e parë në dy vjet që një vepër ka thyer shumën 100 milion dollarë që kur një pikturë e Claude Monet Meules e vitit 1890 arriti të shitej për 110.7 milionë dollarë. Pikturat nga Picasso, Mondrian dhe Van Gogh u shfaqën në shtëpinë e ankandit Christie’s në Londër në fund të Prillit, një nismë që inkurajonte artdashësit që të prenotonin ndërsa muzetë në Britani ishin të mbyllura.

Një pikturë e realizuar nga Pablo Picasso u shit për 103.4 milionë dollarë gjatë një ankandi të zhvilluar në New York duke thyer të gjitha pritshmëritë sipas të cilave veprave vlerësohej 55 milionë dollarë.

Portreti i të dashurës franceze të Picasso-s e quajtur Marie-Therese, ishte krijimi që mori vëmendjen në eventin “20 Century Evening Sale” në shtëpinë e ankandeve Christie’s. Vepra e Pikaso është titulluar “Gruaja e ulur pranë një dritareje”.

“Është një imazh tepër ikonik. Ai nuk është parë në ankand që nga viti 2013. Dhe vlerësimi i portreteve të Marie-Therese, veçanërisht nga viti 1932, është rritur shumë. Kështu që ky do të jetë një çmim i spikatur” u shpreh Keith Gill, kreu i departamentit të Impresionistizmit dhe Artit Modern në Christie’s.
Ankandi i së enjtes shënoi veprën e pestë nga Picasso që është shitur për më shumë se 100 milion dollarë.

LEXO EDHE:  Sarandë/ Tursti norvegjez rregullon fasadat e shkatërruara, bashkia nuk e lejon

Kjo është hera e parë në dy vjet që një vepër ka thyer shumën 100 milion dollarë që kur një pikturë e Claude Monet Meules e vitit 1890 arriti të shitej për 110.7 milionë dollarë.

Pikturat nga Picasso, Mondrian dhe Van Gogh u shfaqën në shtëpinë e ankandit Christie’s në Londër në fund të Prillit, një nismë që inkurajonte artdashësit që të prenotonin ndërsa muzetë në Britani ishin të mbyllura.EuroNews.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

Punojnë sepse duhet/ 3 shenjat më dembele të horoskopit

Publikuar

-

Nga

Demi

Demat nuk janë bërë për të punuar në zyrë dhe për një jetë monotone, por as nuk janë lloji i temperamentit që punojnë shumë. Ata shpesh duan të jetojnë si mbretër, të rrethuar nga luksi, dhe nuk duan të punojnë.

Luani

Luanët pëlqejnë të jenë në qendër të vëmendjes, ata janë krijues dhe pasionantë, por jo punëtorë të zellshëm. Ata duan që qendra e vëmendjes të jetë mbi ta, por nuk duan të punojnë shumë dhe të përpiqen. Janë të talentuar dhe tërheqës, por dembelizmi i tyre shpesh ua lë në hije talentin.

LEXO EDHE:  Sarandë/ Tursti norvegjez rregullon fasadat e shkatërruara, bashkia nuk e lejon

LEXO EDHE:  Piktura e Britney Spears shitet për 10,000 dollarë në një ankand

Shigjetari

Shigjetarët nuk mund të mbyllen ose të ndjehen të kufizuar. Ata duan të eksplorojnë, të udhëtojnë dhe të jenë të lirë. Po, ata punojnë për të fituar para për udhëtimin, por nuk bëjnë ndonjë përpjekje shtesë për t’u bërë punonjës të vitit. Ata punojnë vetëm sepse duhet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Revoltohet partnerja e Shpat Kasapit/ “Mos përmendni gjënë më të shenjtë”

Publikuar

-

Nga

Revoltohet partnerja e Shpat Kasapit/ “Mos përmendni gjënë më të shenjtë”

Selvije Jao ka reaguar shumë e revoltuar për lajmet për shtatzëni që po qarkullojnë së fundi në mediat rozë.

Jao është shprehur se kjo nuk është e vërtetë dhe kërkon që të mos vazhdohet më të përmendet kjo gjë që sipas saj është shumë e shenjtë.

Jam zgjuar me urimet qe do behem nene! Jam zgjuar me thirrjet e familjareve qe me kane qortuar se pse nuk u kam treguar atyre se ne presim femije! Se ne kemi anuluar darsmen! Ndonjeher ndegjon fjale. Ju lutem portale ndaloni per ty qe as ti nuk i din me lajmet e rreme!

per veten tende!!!!! Ju lutem ndaloni së përmenduri gjënë më të shenjte qe munde te te falë Zoti. Vec un e Shpati e dim cka do bejm e cka jemi duke bere e cka duhet te tregojm per publikun!.Askush ska te drejt te fol ne emer tonin!

Ndonjeher ndegjon fjale per ty qe as ti nuk i din per veten tende!!!!! Ne vend qe te suportoni 1 artist qe ka publikuar kenge te reja,ju suportoni fjalet e tjereve,pa pasur asnje baze e fakt! Zoti u ndihmoft e ua shtoft respektin per jetën e të tjerëve”, shkruan Selvija./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Nga njohja me Arbenitën tek emri i vajzës/ Fero i tregon të gjitha

Publikuar

-

Nga

Reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli pak muaj më parë u bënë prindër për herë të parë. Ata u bekuan me një vajzë të cilën vendosën ta quajnë Nina.

Fero ka qenë i ftuar së fundi në emisionin Rudina, ku ka treguar më shumë detaje rreth njohjes së tij me Arbentiën dhe kuptimin e emrit të vajzës së tij Nina.

Reperi tregoi se modelen e ka takuar për herë të parë në Shkup dhe ka mbetur aq i mahnitur nga bukuria e saj saqë nuk ka zbritur fare nga makina.

Po, e mbaj mend momentin e parë, në Shkup. Unë isha në makinë dhe po e prisja, kur e pashë, aq shumë u habita duke e parë sa mbeta brenda në makinë, as nuk dola që t’i flisja herën e parë që jemi takuar”, rrëfeu Fero, teksa shtoi se me Arbenitën kishte kontaktuar kohë më parë në rrjete sociale.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet lokale/ Rama zbulon arsyen pse refuzon opozita

LEXO EDHE:  Foto/ Përdor trupin e saj për të rikrijuar skena filmash të njohur

Ndërsa përsa i përket kuptimit të emrit të vajzës, Fero tregoi se ishte ideja e të dyva ta quanin Nina që do të thotë “e këndshme”.

Kemi qenë me Arbenitën duke parë emra dhe na ka pëlqyer të dyve. S’po them as ia ka vënë Arbenita, as unë, por ia kemi vënë bashkë Nina. Po, edhe kuptimin e ka ‘e këndshmja’. Nina do të thotë ‘e këndshme”, tregoi Fero./ CNA.al

LEXO TE PLOTE