Connect with Us

Përse je kaq i LUMTUR o Lul?

Opinione

Përse je kaq i LUMTUR o Lul?

Publikuar

-

Përse je kaq i LUMTUR o Lul?

Shiheni portretin e këtij miq!

Unë jam gazetar i djathtë, demokrat pjesë e strukturave të PD për 20 vite, e theksoj pa asnjë kompleks. Pjesë jo vetëm tek kjo opozitë 8 vjeçare, por edhe ajo e dhunshmja 8 viteve të ekzistencës ‘97-2005.

Nuk kam qenë pro zgjedhjes së Lulzim Bashës si kryetar dhe sot më shumë se kurrë ndjehem si gjithë ata demokratë që s’dine c’të  mendojne më.

Ju dhimbset vetja e kontributet e tyre ndër vite. Duan partine e tyre, por parti s ka. Duan demokracine e brendshme, por vetem demokraci s’ka.

Akoma me keq, Partia e Lulzim Bashës dhe kunatit te tij, nuk është sot as më pak as më shumë se një biznes i mbrojtur nga sigla PD, marre peng, nga të sipërpërmendurit.

Duan një lider e kanë një dështak që  nuk e vret ndërgjegja as shqetësohet  sic shqetësohem unë e demokratët e thjeshtë.

LEXO EDHE:  “Do bëjmë një pakt”/ Bozdo tregon angazhimin e opozitës: Do luftojmë...

Shiheni portretin e ketij!

Përse je kaq i LUMTUR o Lul?

A keni qeshur dhe ju te dashur demokratë kaq fort sa Luli këto ditë?!

Çfare e lumturon kaq shumë Kryetarin e partisë së marrë peng?

Fitorja?! Jo!

Une them siguria që çdo humbje e PD për Lulzim Bashën është fitore!

Fiton pengmarrja dhe lekëmarrja!

Mbledhje të mbarë nësër! Si ato qe behen kur drejton Luli pas humbjeve. E di me siguri çfarë do ju thotë, në mbledhje, do dëgjoni për vjedhjet e votës, do dëgjoni sa bukur bëri fushatë dhe të gjitha këto për të justifikuar pse Partinë duhet ta mbajë ai, sepse “më mirë”, më këq se ai asnjë tjetër nuk mund ta bëjë.

Kaq kisha!

/Nga Elvi Fundo 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Si mund t’ia prishim “magjinë” politikës dhe shoqërisë tonë?

Publikuar

-

Nga

Nga Mentor Kikia

Prej 30 vjetësh ne kemi dështuar të bëj një një proces zgjedhor të pa kontestueshëm dhe të pa akuzuar për pazare votash.

Partitë në vetvete janë drejtuar absolutisht në mënyrë autoritariste, dhe ekspertimenti i fundit që bëri PD për të instaluar një farë demokracie, dështoi. Pasi të gjithë ata që hynë në garë, vec atij që fitoi, e akuzuan atë për maskaradë, më shumë se sa vetë zgjedhjet e 25 prillit.

Nuk mendoj se është cështje Berishe apo Bashe, nga njëra anë, dhe cështje Rame dhe të tjerë nga ana tjetër. Mendoj se është vakumi i madh në traditën tonë për të bërë demokraci. Ne ndjehemi më mirë me komandantë se me udhëheqës, ndjehemi më qetë me sundues se sa me drejtues, në cfarëdo lloj sfere. Në vend të funksionimit të ligjit, shumë njerëz duket se preferojnë “dorën e fortë” dhe ende sot gjen me shumicë njerëz që thonë: “A të ngrihet dhe njëherë ai, pa e shikojnë këta”. E kanë fjalën për Enver Hoxhën.

LEXO EDHE:  Humbja fatale e Napoleonit në Vaterlo/ A e ndryshoi moti historinë e botës?

LEXO EDHE:  “Lëpiu aty ku pështyu”/ Si gënjente Agron Gjekmarkaj, pasi u la në hije

Ndërsa lexoja një libër mbi ndrysimet mes Perëndimit dhe Lindjes, më mbeti në mendje ditari i një ambasadori të Perandorisë Osmane ne Vjenë, diku nga vitet 1800. “Këtu, nëpunësit i zgjedhin sipas aftësive- shkruante ai- ndryshe nga ne, që vendosim tarafet tona”.

Ndoshta na është “thartuar” ndër shekuj “bashkëjetese” geni i pastër arbëror. Por nëse ne nuk do të evoluojmë drejt një kulture të vërtetë demokratike, rrezikojmë të mbetemi vetëm një lagje e zhurmshme e rajonit. Padyshim, pa na munguar asnjëherë krenaria për lavdinë që asnjëherë se patëm.

Meqë në këtë vend nuk ka një klasë intelektuale që të shërbejë si udhërrëfyese për shoqërinë, ndoshta dikush mund të bëjë ndonjë përpjekje për të ndryshuar rrjedhën tone, në këto vendet e shenjta. Ndoshta kemi ndonjë magji që zgjat me shekuj.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Spastrimi politik në Shqipëri dhe “kalenda greke” e Lulzim Bashës

Publikuar

-

Nga

Spastrimi politik në shqipëri dhe “kalenda greke” e Lulzim Bashës

Nga Valbona Mezini

Ka një kohë për gjithçka!

Kjo shprehje duket se po zë vend duke iu adaptuar situatës politike që po kalon “Shqipëria e lodhur” nga tranzicioni i stërzgjatur.

Pati një kohë për zullmqarët.

Po, sigurisht pati një kohë kur u përmbys bursa e vlerave dhe nga kurrikulat shkollore u hoqën tekstet e mirëfillta të specialistëve, për tu zëvendësuar me rrumpallhane që u mësojnë nxënësve asgjë tjetër veç tallavasë.

Pati një kohë kur prona private u masakrua. Kur pronarët më kot shpresuan tek demokracia dhe vlerat e saj, tek konkurrenca dhe ekonomia funksionale, tek drejtësia dhe kapitali njerëzor.

Jo, jo, asgjë nga këto.

Demokracia – një flluskë sapuni që nuk ndreqi asgjë me vlerë, që të krijonte qëndrueshmërinë për një shtresë të mesme elitare, themelet e së cilës nuk u hapën kurrë!

Më kot u prit “deri në kalendat greke”.

Kjo shprehje romake që nënkupton vonimin e diçkaje që nuk duhet të ndodhë, personifikoi vullnetin politik në këto dekada, në përpjestim të zhdrejtë me dëshirën dhe aspiratën e shqiptarëve për të standartizuar jetesën përmes një ekonomie funksionale.

Kishte një kohë kur “ligjin e bënte maliqi”. Kur afarist bëheshe kur hiqje qafe rivalët, e kur tenderimet i përfitonin “bossat” e lidhur me pushtetin.

Kishte një kohë kur pushteti drejtohej nga oligarkët në shërbim të pasurimit të tyre.

Por ka një kohë për gjithçka!

Kjo nuk është thjesht ngushëlluese, por edhe determinuese.

Çfarë po ndodh sot?

Të paprekshmit e përjetshëm të politikës po dorëhiqen në kulmin e “shkëlqimt”, ndërsa të lavdishmit e pushtetshëm, po konvertohen në armiq të aleatëve strategjik.

Kush vallë e kish menduar apo përfytyruar se “Odoni politik” do të shndërrohej një ditë si asnjëherë më parë, në “mazoleum”?

Të paktën në 30 vite tranzicion askujt nuk ia priti mendja.

Por a ka një kohë për gjithçka, apo se Karma nuk harron!?

Spastrimi politik ka nisur, e mes këtij proçesi që u përfytyrua i vështirë, po dëshmohet se asgjë nuk ka të pamundur përpos qëllimit dhe vullnetit.

LEXO EDHE:  Mosnjohja e zgjedhjeve dhe turi i Bashës/ Ironizon Arben Ristani

LEXO EDHE:  Humbja fatale e Napoleonit në Vaterlo/ A e ndryshoi moti historinë e botës?

Teksa me të mirë a me të keq po diktohet “spastrim” në kampet politike, e djathta gjendet mes një cikloni pa bosht që nëse nuk kontrollohet përmes principeve, do të marrë para çfarë të gjejë, drejt shkatërrimit ekonomiko-social.

Mungesa e rregullave minimale demokratike në radhët e saj, dëshmon se entiteti politik nuk e ka një dekalog as një manifest, apo thjesht një qarkore që lidh palët drejt kompromisit përkundrajt qëllimit. Duket se qëllimet janë të ndryshme dhe për rrjedhojë edhe standartet e normuara po të tilla.

Shfaqur larg syve të optimizmit për të besuar në një alternativë adeguate që përvijon nevojën e themelimit të së djathtës reale dhe të qëndrueshme, Partia Demokratike, jo më larg se dje dëshmoi sërisht mungesën e standarteve dhe kohezionit.

Pjesëmarrje e ulët për votimin e kryetarit të ri, dhe parregullsi të shumta shoqëruan proçesin që do të duhej në fakt, të ishte shembulli më i mirë për atë që presupozohet të sjellë kjo parti, të paktën në opozitë.

“Deri në kalendat greke”, ajo që u mohua të ndodhë, synon të përsëritë edhe po të vijë në pushtet, këtë lloj standardi, aspak të denjë për një forcë të djathtë.

Populli voton, rëndësi ka kush numëron.

Disa nga parregullsitë e raportuara si anëtarësia e fshehur, pezullimi të drejtës së votës për shumë funksionarë të partisë, largimi dhe intimidimi përfaqësuesve zgjedhorë të rivalëve të kryetarit në detyrë, shfaqën mungesën e vullnetit për të aplikuar standardet.

Rizgjedhja nga një proçes i deformuar, për herë të tretë në mënyrë të sforcuar për ta shpall me maksimum të votave kryetarin e vjetër, është një reminishencë totalitare.

Por në të tilla kushte, pak rëndësi ka kush fiton, e vërteta e hidhur është se asnjëherë nuk do mundet të krijojë zgjerim, besueshmëri e alternativë, një nomeklaturë e tillë totalitariste, që personifikon të djathtën shqiptare deri më tani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Zgjedhjet që shpallën një gënjeshtar të çertefikuar

Publikuar

-

Nga

Nga Ilir Yzeiri

Lulëzim Basha fitoi dje sepse ai e kishte më të qartë alternativën e tij dhe ishte më bindës në përpjekjet për t’i mbajtur të trullosur, të goditur dhe të shpartalluar mbështetësit e tij. Ai kishte si motiv, si ide dhe si alternativë gënjeshtrën.

Kandidatët e tjerë që u futën në garë me Lulëzim Bashën, megjithëse pa mbështetje, nuk mund të krijonin dot frymë në atë parti sepse ajo forcë politike, në anën e saj të dukshme, është e kënaqur dhe ka gjetur strehë në godinën e madhe të RRENËS që Lulëzim Basha ka ngritur që prej ditës kur hyri në atë parti si kollovar.

Ai është i vetmi politikan që nuk ka asnjë lidhje me jetën reale në Shqipëri. Gjithçka që ai flet apo artikulon dhe tani në fund edhe ajo që shkruan mbështetet mbi parimin e thjeshtë që, për të bindur fanatikët në PD, duhet të gënjesh. Duhet të shfaqesh luftëtar dhe të denoncosh pa fund nga mëngjesi në darkë duke përdorur tri ose katër fjalë.

Ky njeri që ka shpallur si aksion të tijin psikik luftën imagjinare me armiq që i numëron me emër e mbiemër kur nxjerr nga goja fjali të shkurtra si copëra kamzhikësh që godasin vithet e kuajve, ia ka dalë që të bindë një pjesë të madhe të PD-së se në këtë vend është bërë masakër zgjedhore, se disa ditë para 25 prillit hordhitë e shpirtrave të zinj të shqiptarëve kriminelë futeshin në shtëpitë e shqiptarëve të ndershëm dhe u merrnin atyre votën e u deformonin vullnetin.

Xhelal Mziu, krahu i djathtë i Lulit, ky kalorës kreshnik i Nëntë Maleve të Dibrës i rri në krah Lulëzim Bashës dhe i bind demokratët se heroi i tyre është një azgan që nuk e mposht asnjë armik.

LEXO EDHE:  Mosnjohja e zgjedhjeve dhe turi i Bashës/ Ironizon Arben Ristani

LEXO EDHE:  Mosnjohja e zgjedhjeve dhe turi i Bashës/ Ironizon Arben Ristani

Lulëzimi i ka bindur demokratët se ata nuk kanë humbur. Ata kanë fituar dhe fitorja e tyre është një ortek që ka nisur të rrokulliset mbi trupin e shqiptarëve dhe ata shumë shpejt do ta ndiejnë kur ky ortek t’i mbulojë me trashësinë e bardhë të dëborës së thinjave që do t’i dalin Lulit duke pritur te dera e kryeministrisë që të marrë çelësat.

Lulëzim Basha ka aftësinë magjike që ta kthejë jo ujin në verë, por vilat e tij t’i kthejë në garsoniere. Demokratët nuk mërziten pse Luli ka blerë katër vila në opozitë, por mërziten pse Rama nuk po ia jep çelësat. Demokratët nuk duan pushtet, nuk duan as Parlament, as bashki e komuna. Ata duan vetëm që Luli të vazhdojë të fitojë betejat e tij. Ata duan që ta shohin Lulin Kalorës që lufton korrupsionin, krimin dhe mafien.

Për ta bërë Lulin hero demokratët ia bëjnë jetën Lulit pranverë. Masakra e Edi Ramës më 25 prill ishte një gërvishje e vogël. Për Lulëzim Bashën demokratët janë gati të vdesin e të vriten, t’i bëjnë procesverbalet ashtu si i ka bërë nëna, të bardha fare dhe Luli t’i mbushë me dorën e tij të pafajshme.

Kështu që sot demokratët duhet të ndjehen të qetë dhe të lumtur sepse Lulëzim Basha e konsolidoi portretin e tij dhe aletranativën. Sot demokratët vërtet nuk janë në qeveri, por ata kanë fituar zgjedhjet, kanë fituar Lulëzim Bashën./ CNA.al

LEXO TE PLOTE