Connect with Us

PD 8 vite në opozitë/ Nishani: Të gjejmë mekanizmin që na çon te fitorja

Politikë

PD 8 vite në opozitë/ Nishani: Të gjejmë mekanizmin që na çon te fitorja

Publikuar

-

Ish Presidenti Bujar Nishani ka folur për humbjen e zgjedhjeve të 25 Prilli. Ai ka fajësuar kreun e PD Lulzim Bashën nga ku edhe ka kërkuar dorëheqjen e tij.

Sipas tij, duhet të gjendet një mekanizëm që i çon partinë tek fitorja. Nishani shtoi se Partia Demokratike mund të rimëkëmbet dhe ka nevojë për një reformim në të gjitha konceptet.

Ana tjetër e medaljes është PD. Pyetja është a i fituam apo jo zgjedhjet? Ne fakt nuk i fituam. Analiza për ketë është thelle dhe duhet bere rajonale por duhet pare përgjegjësia politike. Ne duhet te gjejmë mekanizmin qe na çon tek fitorja. Sot është koha e njerëz e qe kane forcën kapacitetin besimin për ta rikthyer PD ne një parti te madhe fituese. Ne na bashkon derdhura qe qytetaria te mbizotëroje, angazhimi qytetar te jete me i pari, angazhimi për te dhëne me tepër sesa për te marre.

A mundet qe kjo PD qe nga ’90 ju e keni ngritur te rime këmbët? Mendoj se po dhe PD ka nevoje për një reformim te thelle dhe drastik ne te gjitha konceptet”, u shpreh Nishani./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Integrimi në BE/ Zef Mazi: E prisja shtyrjen e negociatave, nuk është hata

Publikuar

-

Nga

Integrimi me BE/ Zef Mazi: E prisja shtyrjen e negociatave, nuk është hata

Kryenegociatori i Shqipërisë për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian, Zef Mazi, ka folur për shtyrjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Mazi tha se e priste këtë vendim, ndërsa u shpreh se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kërkesat dhe është për të ecur përpara në konferencën ndërqeveritare.

Ai deklaroi në emisionin “Arnautistan” se shpreson që të zgjidhet ngërçi mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që shkaktoi edhe shyrjen e nisjes së bisedimeve.

“Sot në mbledhje nuk ka pasur asnjë vërejtje për Shqipërinë se i ka plotësuar të gjitha kërkesat dhe është për të ecur përpara në konferencën ndërqeveritare. Ngërçi midis një shteti anëtar dhe një shteti kandidat bëri që të mos ecë përpara një vendim i mundshëm për konferencën ndërqeveritare. Në rastin e hapjes së bisedimeve teknike ngërçi mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë ka bërë që të shtyhet ky vendim. Starti teknik i negociatave, që është ulja në tavolinë do të duhet të miratohet kuadrin negociues i vendit nga Këshilli i BE dhe më pas paraqitet kuadri nacional i Shqipërisë.

LEXO EDHE:  “Vëllezërit siamezë”/ 21 fakte, si Lulzim Basha kopjon Edi Ramën

LEXO EDHE:  Fuga “dush të ftohtë” Bashës/ Zbardh retorikën gënjeshtare të kreut të PD

Pas miratimit bëhet konferenca e parë ndërqeveritare. Dje është diskutuar nëse do të duhet një konferencë e parë ndërqeveritare midis dy vendeve ose jo, për Shqipërinë s’ka pasur kontestime. Nuk është hata vendimi i djeshëm. Unë e prisja dhe e di procedurën që ndiqet. Shpresohet që ende mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut do të gjendet kompromis. Presidenca gjermane dhe portugeze e këshillit bënë përpjekje të mëdha dhe presidenca sllovene besoj do ta gjejë zgjedhjen”, theksoi diplomati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e 30 qershorit/ Zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Publikuar

-

Nga

Kuvendi rihap garën për një vend vakant në Kushtetues/ Afati dhe kriteret

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar gjykimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, që u ankimuan nga opozita joparlamentare.

Kushtetuesja ka vendosur të çështja të pezullohet dhe t’i drejtohet edhe njëherë Komisionit të Venecias përsa i përket kësaj çështjeje.

Pas seancës maratomë që ka zgjatur rreth 9 orë, Gjykata Kushtetuese doli në përfundimin se duhet pritur opinioni i Venecias.

LEXO EDHE:  “Bomba” e Milos kundër Ramës/Mjaft u shtirët, po vijnë sinjale alarmi!

LEXO EDHE:  “Mbledhja e PD, një skenar turpi”/ Lisandër Hoxha: Mos e trajtoni si Partia Lulokratike!

Ndërkohë, kujtojmë se kryebashkiakja demokrate në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, ankimoi zgjedhjet në korrik të 2019-ës, ku kërkoi që të mos njihen./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ngeli jashtë Kuvendit/ Hajdari: Ja pse nuk u zgjodha deputete, do të vazhdoj të jem aktive në politikë

Publikuar

-

Nga

Ngeli jashtë Kuvendit/ Hajdari: Ja pse nuk u zgjodha deputete, do të vazhdoj të jem aktive në politikë

Deputetja Rudina Hajdari ka komentuar zgjedhjet e 25 Prillit, nga të cilat nuk arriti të merrte mandat deputeti.

Ajo u shpreh se ka bërë një betejë të fortë në Parlament. Hajdari theksoi se arsyeja që ajo nuk është zgjedhur deputete është lufta brenda sistemit gjë që sipas saj nuk e ka bërë.

Deputetja shtoi se do të jetë aktive në politikë dhe kontributi që do të japë do të jetë me të njëjtat parime që ka pasur.

Jo nuk më vjen aspak keq sepse kam bërë një betejë të fortë dhe jam shumë krenare për betejat që kamë bërë në parlament. Beteja për të qëndruar në parlament, për të dhënë mesazh që opozita ka nevojë për të bërë betejat e saj kundrejt çdo qeverie. Duhet luftuar brenda sistemit, për këtë kam qëndruar dhe jam krenare, patjetër që kjo është kostoja që merr me pas. Dua të jem aktive në politike, do të jem një njeri që do jetë një vlerë e shtuar për atë që përfaqëson fryma opozitare. Duhet parë se ku do të shkojnë gjërat. Kontributi që do të jap do të jetë po e me të njëjtat parime që kam pasur. Jam akoma në një analizë të të gjithë situatës, por do të vazhdoj rrugëtimin tim të jem aktive në politikë. Jam duke riparë pozicionin tim tek Nisma Thurje”,  Hajdari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE