Connect with Us

“Njerëz si ty duam të na drejtojnë”/ Luljeta Bozo: Do të jem zëri i qytetarëve në Parlament

Politikë

“Njerëz si ty duam të na drejtojnë”/ Luljeta Bozo: Do të jem zëri i qytetarëve në Parlament

Publikuar

-

“Njerëz si ty duam të na drejtojnë”/ Luljeta Bozo: Do të jem zëri i qytetarëve në Parlament

Inxhinieria Luljeta Bozo, një nga zërat kryesorë gjatë periudhës së tërmetit ka treguar se si ka marrë qindra falenderime nga ana e qytetarëve për për këshillat e dhëna gjatë asaj periudha.

E ftuar në emisionin ‘Fol me mua’ Bozo ka treguar se si qytetarët e ndalonin në rrugë për ta falenderuar ndërsa tha se kishin dëshirë dhe besim se do të ishte zëri i tyre në Parlament.

“Unë jam mbushur domethënë jam habitur, por edhe jam mbushur plot me energji dhe me një gëzim që nuk e blej dot me asnjë gjë që mbas tërmetit unë ecja vetëm 10 m dhe do të takoja një ‘Ku je Luljeta, ku je inxhiniere, ku je profesore’. Falenderime pafund dhe urime që i kisha qetësuar dhe që shprehën dëshirën njerëz si ty duam të na drejtojnë. Domethënë kishin një dëshirë dhe kishin një besim që unë po të shkoj në Parlament jo se do të bëj përmbysje se nuk bën përmbysje asnjë njeri, por unë zërin e tyre do ta çoj. Kjo është e sigurtë, për këtë janë të sigurtë ata.

Çdo shqetësim që ka një grup shoqëror dhe e ka të argumentuar gjithmonë me fakte dhe njëkohësisht ai që e ka atë shqetësim shikon dhe një rrugëzgjidhje ai e bën një rrugëzgjidhje me mendjen e vet që duhet të bëhët kjo. Se atij që i pikon çatia e di sesi duhet ta riparojë, edhe ai e di që kjo punë nuk ecën, por po të bëj  këtë gjë, po ta rregulloj me ligj do eci çdo gjë mirë.

Kështu që ai mendim i pjekur nuk po them nga një person, por një grupim mund të jetë grupimi i pensionistave që kanë problemet, rinia, gratë, gratë biznesmene, përjashtuar nga tërmeti po kanë problemet e përditshme që ka Shqipëria. Kështu që ajo më shtyu të them të drejtën se unë nuk jam marrë me politikë, plus edhe vlerësimi që ishte maksimal nga ana e Kryeministrit që më bëri ftesën”, u shpreh inxhinieria Bozo./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video-Karnavalet e Korçës/ Rama e nis ditën me festë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama e nisur ditën me festë. Ai e ka uruar mirëmëngjesin me një video nga Karnavalet e Korçës.

Mirëmëngjes  dhe me festën e rilindur të Karnavaleve në Korçën turistike, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjete sociale.

Korça është një ndër qytetet e para që rizgjoi traditën e karnavaleve duke krijuar në vitin 1992 Shoqatën e Karnavalit si pjesë e Shoqatës Kombëtare të Karnavalit Shqiptar.

LEXO EDHE:  Itali, shuhen shpresat për gjetjen e të mbijetuarve të tjerë

LEXO EDHE:  Sizmologu qetëson qytetarët/ Nuk ka vend për panik

Në 10 prill të vitit 1994, në Korçë organizohet Festivali i Parë Ndërkombëtar i Karnavalit në Shqipëri.

Një vit më pas organizohet Festivali i dytë Ndërkombëtar i Karnavalit me përmasa akoma më të mëdha. Që nga ky vit dhe deri në vitin 2008, grupi i Karnavaleve të Korçës është përfaqësuar në një sërë festivalesh ndërkombëtare të organizuara në vende të ndryshme europiane./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Analiza e zgjedhjeve në PD/ Edith Harxhi del në konferencë për shtyp

Publikuar

-

Nga

Analiza e zgjedhjeve në PD/ Edith Harxhi del në konferencë për shtyp

Nga zgjedhjet e 13 qershorit, Lulzim Basha u rizgjodh në krye të PD edhe për katër vitet e ardhshme.

Tre kandidatët e tjerë, Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli hodhën një sërë akuzash për manipulim të zgjedhjeve, ndërsa prej dy ditësh edhe emisioni Fiks Fare ka nxjerrë me fakte manipulimet e votave.

Por ditën e nesërme, Harxhi do të dalë në një konferencë për media në orën 10:00 për të folur për procesin zgjedhor të organizuar në  PD në 13 qershor.

LEXO EDHE:  Sarkazmë mbi gërmadha/ Kursejini shqiptarët, të paktën sot

LEXO EDHE:  “Drejtësia fillon nga Presidenti”/ Qytetarët i përvishen Metës: Gangster

Te nderuar miq te medias neser me date 16 qershor 2021 ne oren 10:00 Grupi per PD dhe kandidatja per Kryetare e Partise Demokratike Edit Harxhi mbajne konference shtypi ne Hotel Xheko International “Karlsberg” ne lidhje me zgjedhjet per Kryetar Partie te organizuar nga Partia Demokratike me 13 qershor 2021. Ju mirepresim”, thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha imitues i Ramës”/ Nishani me superlativa për Berishën: Model i integritetit moral

Publikuar

-

Nga

Përfaqëson minorancën në PD”/ Nishani liston ‘dështimet’ e Bashës

Ish presidenti Bujar Nishani ka komentuar vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen non-grata të Sali Berishës.

“Unë mund të them se personalisht jam person që kam një histori konkrete me Sali Berishën, unë ministër ai kryeministër, unë president ai kryeministër unë dhe Basha kemi eksperienca konkrete dhe kjo ka qenë eksperienca që tregoi se Berisha ishte person model i integritetit moral dhe institucional.

Unë bëj avokatin e Berishës por ajo që dua të them është së në ‘97 fati i Berishës ishte në zgrip dhe askush nuk e mendonte se ai do të kthehej më në politikë. Berisha dhe çdo person tjetër ka mundësi që të adoptojë sjelljen me dinamikën që pëson politika.

LEXO EDHE:  Sarkazmë mbi gërmadha/ Kursejini shqiptarët, të paktën sot

LEXO EDHE:  Sizmologu qetëson qytetarët/ Nuk ka vend për panik

PD në shtatorin që vjen kthehet në parlament me të njëjtën forcë elektorale që ishte në 2019 kur iku nga parlamenti. Nuk më duhet Edi Rama miniaturë në PD por më duhet një person që sjell risi, është imitues i keq i Ramës.

Ndërkohë nëse Berisha do të dënohej nga një gjykatë shqiptare duhet që të distancohet dhe nga partia”, ka thënë Nishani/CNA.al

LEXO TE PLOTE