Connect with Us

Horoskopi i ditës, 15 maj 2021

Horoskopi

Horoskopi i ditës, 15 maj 2021

Publikuar

-

Horoskopi i ditës, 2 Qershor 2021

Dashi

Gjatë kësaj dite, falë ndikimit të Mërkurit dhe Saturnit, do keni ide shumë të qarta dhe do e dini si dhe kur të veproni. Ju të dashuruarit do jeni bujarë me partnerin tuaj dhe do e lini më të lire atë. Kujdes sepse ai mund te përfitojë nga kjo dhe t’iu hipë në qafë. Ju beqarët nuk duhet të thurni ëndrra të parealizueshme sepse do e lëndojnë veten më tepër nga sa mund ta kenë imagjinuar. Në punë do jetë ditë e favorshme edhe për të folur për disa kontrata që keni nënshkruar më parë. Shefat do jene në humor dhe mundet t’ua ndryshojnë ashtu si ju doni. Në planin financiar do fryje një stuhi e madhe për shkak të gabimeve që keni bërë kohët e fundit.

Demi

Gjatë kësaj dite jo çdo gjë do ju ecë shumë mirë dhe mund të mërziteni në disa momente. Për ju që keni një lidhje dita nuk do jetë shumë e favorshme. Do jeni të qartë në mendime, por shpesh nuk do keni guxim të hidhni hapa. Ju beqarët do jeni me më shumë fat se kurrë dhe do e gjeni princin e tuaj të kaltër. Kënaqësitë dhe emocionet do jenë të mëdha. Në punë mund të filloni projekte ambicioze, por ende nuk e dini mirë rrugën që do ndiqni për t’i realizuar. Gjendja e financave do jetë e mirë deri në mesditë, por për shkak të disa shpenzimeve të pamenduara situata mund të ketë lëkundje.

Binjakët

Ndryshime? Patjetër që do ketë gjatë kësaj dite, por duhet të dini cilat hapa të hidhni fillimisht. Ka mundësi që duke qenë shumë të ngarkuar me punë ta lëni disi pas dore partnerin tuaj. Mirë është të flisni me të dhe t’ia sqaroni gjithçka para se të keni probleme. Sipas Dritare.net, ju beqarët do keni vetëm disa takime normale dhe do mbeteni sërish vetëm. Në punë do doni të bëni shumë gjëra njëherësh, por ka rrezik të mos keni shumë energji. Bëni ato më thelbësoret dhe të tjerat lërini për në vijim. Në planin financiar gjithçka do ndryshoje për mirë falë mbështetjes së madhe që do iu japin disa familjarë.

Gaforrja

Planetët do ju ndihmojnë në shumë sektorë gjatë kësaj dite. Dëgjojeni shpirtin tuaj të brendshëm dhe keni për ta parë që do bëni zgjedhjet e duhura. Ju që keni një lidhje do ndiheni të kënaqur në krahët e partnerit dhe do jeni gati të bëni edhe ndonjë çmenduri me të. Kënaqësitë dhe emocionet do jenë të paimagjinueshme. Ju beqarët do kaloni momente te mrekullueshme pranë disa personave dhe do jeni gati të merrni edhe vendime. Në punë do keni edhe më shumë besim tek vetja dhe do ja dilni pa shumë mundim e sakrifica. Bashkëpunëtorët do ndihen me fat që do ju kenë pranë. Me financat do tregoheni të kursyer dhe të arsyeshëm. Fatmirësisht gjendja do përmirësohet.

Luani

Mundohuni të mos e teproni me asgjë gjatë kësaj dite sepse gjërat mund t’iu dalin jashtë kontrollit atëherë kur nuk do e prisni. Ju të dashuruarit shfrytëzojeni sa të mundni ditën e sotme sepse jo gjithmonë do ju shfaqen mundësi të tilla. Partneri do ju mbajë në pëllëmbë të dorës. Ju beqarët do përjetojnë kënaqësi pafund falë disa personave qe i keni njohur rishtazi. Në punë, nëse jeni përgjegjës të një grupi punonjësish, do ju duhet të jeni më tolerantë dhe më të kuptueshëm. Në fund të fundit të gjithë mund të gabojnë. Në planin financiar duhet të ndërmerrni iniciativa për ta ndryshuar sa më parë gjendjen sepse në të kundërt do keni probleme serioze.

Virgjëresha

Sot do jeni shumë më të motivuar për të gjetur zgjidhjet më ideale dhe për t’i dhënë më shumë shkëlqim jetës. Ekuilibri, qetësia dhe mirëqenia do mbizotërojë gjithë kohës për ju që jeni në një lidhje. Do ndiheni aq mirë pranë njëri-tjetrit saqë hera herës do ju duket sikur jeni mbi re. Ju beqarët do dashuroheni kokë e këmbë me një person që do ua prezantojnë miqtë. Në punë gjërat do ju ecin goxha mirë dhe do vazhdoni projektin që keni nisur. Për ju asnjë mision nuk është i pamundur. Gjendja e financave do konsolidohet. Do filloni edhe disa projekte të rëndësishme dhe do ndiheni mjaft të qetë.

LEXO EDHE:  “Sofagate”, pse e poshtëroi Erdogan presidenten e Komisionit Evropian?

Peshorja

Sot ka mundësi të merren vendime të shpejta dhe në disa momente mund të ndiheni me të vërtete në vështirësi. Mërkuri do jetë i pozicionuar keq në jetën tuaj në çift dhe debatet me partnerin do jenë të njëpasnjëshme. Nuk do ndiheni asnjë moment të qetë. Ju beqarët do merrni ftesa të shumta dhe do jeni ne dilemë se çfarë zgjedhjeje të bëni. Në punë do e keni të vështirë të ecni përpara. Projektet që do iu jepen do kërkojnë shumë mund e sakrifica, çka do jetë e papërballueshme për ju. Sipas Dritare.net, në planin financiar Jupiteri do ju mbështesë fort dhe do ju sjellë fat. Gjendja do jetë aq e mirë sa mund t’i shlyeni edhe disa borxhe.

Akrepi

Sot do keni disa ide në kokë dhe duke menduar se keni të drejtë nuk do e dëgjoni aspak mendimin e të tjerëve. Nuk do ju mungojnë gjithë kohës kritikat për punët e të tjerëve. Nëse jeni në një lidhje ka rrezik të tregoheni më impulsivë dhe kjo do i shtojë debatet e mosmarrëveshjet mes jush. Nëse jeni beqarë do i merrni gjërat shtruar dhe nuk do nxitoheni për asgjë. Shumë shpejt kanë për t’iu dalë mundësi të shkëlqyera edhe për ju. Jeta juaj profesionale nuk do ju ecë më së miri sepse do i bëni gjërat me inat dhe pa marrë mendimet e të tjerëve. Financat mbajini gjithë kohës nën kujdes nëse nuk doni të keni probleme serioze më pas.

Shigjetari

Sot do viheni përballë evidencave dhe mund të prishen edhe disa kontrata të mëdha. Nëse keni një lidhje lëreni të lirë kreativitetin dhe bëni ato që do ndieni pa e kushtëzuar shumë veten. Beqaret do preferojnë më shumë të qëndrojnë të lirë dhe të mos fillojnë tani për tani asnjë angazhim. Në punë duhet të bëni pak më shumë përpjekje për të arritur atje ku keni dashur. Pavarësisht sfidave të vështira që do ju dalin nuk duhet të dorëzoheni. Në planin financiar do keni fat dhe do fitoni shuma goxha të majme. Mos hezitoni herë pas here të shihni edhe numrin tuaj të fatit.

Bricjapi

Falë Hënës që do ndikojë shumë pozitivisht sot do jeni më të disponueshëm për çdo gjë dhe më bujarë. Do i dëgjoni të tjerët dhe di respektoni mendimet e secilit. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e bekuar nga yjet. Kënaqësitë dhe emocionet do jenë të paimagjinueshme. Ju beqarët do keni një ditë normale e pa takime të veçanta. Duhet të bëni edhe pak më tepër durim që ta ndryshoni statusin dhe të filloni një lidhje emocionuese. Në punë më në fund do shihni fundin e tunelit dhe kjo do ju shtojë gëzimin në shpirt. Do jeni edhe më të motivuar nga më parë. Financat do i menaxhoni me kujdes dhe maturi dhe nuk do keni aspak probleme.

Ujori

Sot do ëndërroni shumë dhe nuk do i mbani këmbët në tokë çka mund të shtojë edhe zhgënjimet. Kujdes me fjalët dhe gjestet në çdo moment. Nëse keni një lidhje mos mendoni se partneri është magjistar dhe më shkopin e tij mund t’ua plotësojë çdo dëshirë. Nëse jeni ende beqarë bëni edhe pak durim dhe keni për ta parë që gjërat do ju ecin si keni menduar. Në punë do jeni të ndërgjegjshëm dhe mjaft profesionistë. Në asnjë moment nuk do ju dalë situata nga duart. Sektori i financave do jetë i paqëndrueshëm megjithatë me pak përkujdes më shumë mund ta kaloni ditën pa arritur në katastrofë.

Peshqit

Gjatë kësaj dite do keni shumë nevojë të mbështeteni nga të tjerët për të ecur përpara. Duke pasur pranë dikë nuk do keni frikë të hidhni asnjë hap. Ju që jeni në një lidhje do arrini ta përmirësoni jetën tuaj dhe do ndiheni të qetë pranë partnerit. Toleranca dhe mirëkuptimi do mbizotërojë gjithë kohës. Ju beqarët do bini në dashuri me një të afërm të miqve dhe do keni disa ndryshime në jetën tuaj. Në punë, çdo gjë që ju do bëni do shihet nga shefat dhe do merrni përgëzime të njëpasnjëshme. Shpirti juaj konkurrues do ju bëjë të mos dorëzoheni edhe para sfidave. Me financat duhet të tregoheni sa më të kursyer në mënyrë që të mos ju lindin aspak probleme./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

Horoskopi, e Mërkurë, 16 Qershor 2021

Publikuar

-

Nga

Horoskopi i dashurisë/ Si do të jetë kjo javë për çiftet dhe beqarët?

Dashi
Sot do të jeni plot energji, çfarëdo që të bëni, do të jeni në gjendje ta bëni atë në gjysmën e kohës që merrni normalisht. Mund të ketë shpenzime lidhur me pronën për disa persona të kësaj shenje. Disa persona mund të përfitojnë padrejtësisht nga ju, nëse silleni tepër bujarë.

Demi
Mbani nën kontroll emocionet tuaja dhe përpiquni të çliroheni nga çdo ndjenjë frike, pasi ka mundësi që kjo të ndikojë negativisht tek ju. Tregohuni vigjilent gjatë kryerjes së transaksioneve financiare ose nënshkrimit të dokumenteve të rëndësishme. Ndarja e problemeve me anëtarët e familjes suaj, do ta lehtësojë barrën tuaj.

Binjakët
Jini të durueshëm, pasi përpjekjet tuaja të vazhdueshme të shoqëruara me mirëkuptim do t’ju sjellin rezultate pozitive. Dilni dhe kënaquni me miqtë tuaj. Sytë tuaj janë aq të ndritshëm saqë mund të ndriçojnë një ditë të lodhshme për partnerin/partneren tuaj.

Gaforrja
Ju do të duhet të përdorni inteligjencën, taktin dhe diplomacinë tuaj për të zgjidhur një problem që mund të hasni sot. Qëndrimi juaj pozitiv do të ndriçojë atmosferën në shtëpi. Mos u shqetësoheni se çfarë mendojnë njerëzit për ju sot. Veproni ashtu siç e mendoni, pa u ndikuar nga të tjerët.

Luani
Kaloni pak kohë me miqtë e ngushtë në mënyrë që të relaksoheni. Përfshirja e vetvetes në një grup të madh do të jetë shumë argëtuese, por do të bëjë që shpenzimet tuaja të jenë larta. Ju mund të grindeni me partnerin/partneren tuaj në këtë ditë vetëm për të provuar se keni të drejtë.

Virgjëresha

Të moshuarit e kësaj shenje duhet të tregojnë kujdes të shtuar për shëndetin gjat ditës së sotme. Mos neglizhoni asnjë shenjë që ju duket shqetësuese. Të qenit novator do t’ju sjellë para shtesë.

LEXO EDHE:  “Sofagate”, pse e poshtëroi Erdogan presidenten e Komisionit Evropian?

LEXO EDHE:  Tha se do rrisë pagat/ Arben Malaj tregon çfarë fshihet pas premtimit të Ramës

Peshorja
Sot ju duhet të relaksoheni dhe të përpiqeni të gjeni lumturinë midis miqve të ngushtë dhe anëtarëve të familjes. Do të ketë një forcim të pozicionit tuaj financiar. Nëse i keni dhënë borxh dikujt, pritet t’i merrni ato sot.

Akrepi
Nëse keni vuajtur nga një sëmundje, thjesht të qenit pozitiv dhe i lumtur do të jetë antidoti më i mirë për të gjitha problemet tuaja. Nëse jeni i martuar, atëherë kujdesuni veçanërisht për fëmijët tuaj sot, pasi mund të ketë shanse për probleme shëndetësore.

Shigjetari
Miqtë tuaj do të jenë mbështetës dhe do t’ju mbajnë në humor të mirë. Sot, mund të ketë shqetësime për shkak të problemeve financiare. Ju duhet të konsultoheni me një të besuar për këshilla. Ju duhet të shmangni çështje të diskutueshme që mund të shkaktojnë debate me të dashurit tuaj.

Bricjapi
Një lajm i papritur nga një i afërm do t’ju ndriçojë ditën. Ju do të jeni në gjendje të mbështesni bashkëshortin/bashkëshorten tuaj emocionalisht, nëse kuptoni qartë situatën e tyre. Në kohën tuaj të lirë sot, do të kryeni detyrat që keni planifikuar të realizoni.

Ujori
Investimet e bëra sot do të rrisin prosperitetin dhe sigurinë tuaj financiare. Do të jetë një ditë e mirë për të ringjallur kontaktet dhe marrëdhëniet e vjetra. Sot dashuria juaj e përkushtuar dhe e padiskutueshme do të ketë një fuqi magjike, kurative për të dashurin/dashurën tuaj.

Peshqit
Përfshihuni në aktivitete që do t’ju ndihmojnë të ruani qetësinë. Sot, ndihma e një të afërmi të ngushtë do t’ju sjellë fitime në biznes dhe kjo do të çojë në shpërblime financiare. Harroni sot shqetësimet tuaja dhe thjesht shijoni shoqërinë e partnerit tuaj.

LEXO TE PLOTE

Horoskopi

Horoskopi, e Martë, 15 qershor 2021

Publikuar

-

Nga

Puna, dashuria dhe financat/ Horoskopi mujor, 01-31 Gusht

Dashi

Mos nxitoni për ndonjë vendim të ri financiar, pasi kjo mund të dëmtojë perspektivat tuaja në të ardhmen. Ju mund të merrni një dhuratë të papritur nga një mik apo i afërm. Shmangni miqësinë me njerëzit që ju humbasin kohën! Ju mund të përballeni me një situatë të vështirë në jetën bashkëshortore.

Demi

Udhëtimet për kënaqësi dhe takimet shoqërore do t’ju bëjnë të ndiheni të relaksuar dhe të lumtur. Investimet në aksione dhe fonde të përbashkëta mund të jenë produktive për ju, për fitime afatgjata. Të rinjtë mund të kërkojnë disa këshilla për projektet shkollore. Mund ta gjeni veten duke ëndërruar për dashurinë.

Binjakët

Mos i jepni para hua të afërmve që nuk ju kanë kthyer ende borxhin e mëparshëm. Shmangni përfshirjen në ndonjë marrëveshje në punë gjatë ditës së sotme. Në aspektin sentimental, mos bëni veprime për të tërhequr vëmendjen pa qenë e nevojshme.

Gaforrja

Mundohuni të dilni nga zyra herët dhe të gjeni pak kohë për aktivitete kreative. Paratë që keni kursyer për disa kohë, do të jenë mëse të dobishme sot. Aftësia juaj për të mësuar gjëra të reja do të jetë e jashtëzakonshme. Jeta j në çift nuk do të jetë argëtuese këto ditë. Bisedoni me partnerin/partneren dhe planifikoni diçka vërtet interesante.

Luani

Mos u nervozoni dhe mos e humbni besimin teksa takoni disa persona të profilit të lartë. Nëse jeni student dhe dëshironi të studioni jashtë, një krizë financiare në shtëpi mund t’ju shqetësojë sot. Fëmijët do t’ju bëjnë të ndiheni krenarë për arritjet e tyre. Një udhëtimi i papritur për disa persona të kësaj shenje do të jetë stresues.

Virgjëresha

Shëndeti i bashkëshortit/bashkëshortes suaj mund të ketë nevojë për kujdes dhe vëmendje. Sot do të mungojë romanca në jetën tuaj, sepse partneri/partnerja mund të mos jetë në humorin e duhur. Eprori juaj do të befasohet nga cilësia e punës suaj.

LEXO EDHE:  Horoskopi sipas Paolo Fox/ Si do të jetë dita e parë e muajit Shkurt për shenjat?
LEXO EDHE:  Maska e detyrueshme edhe në rrugë/ Rama tregon pse e mori këtë vendim

Peshorja

Përmirësimi i pamjes do të sjellë përfitime pozitive për ju. Mund të mos jeni dakord me gjithçka që thonë anëtarët e familjes suaj, por do të bënit mirë të mësonit nga përvojat e tyre. Kjo është dita juaj me fat në dashuri. Partneri do t’ju befasojë me realizimin e fantazive tuaja të shumëpritura.

Akrepi

Do të shpëtoni nga tensionet e vazhdueshme. Sot investimi në pronë mund të jetë i kushtueshëm për ju. Shmangni marrjen e vendimeve të tilla sa më shumë të jetë e mundur. Vëllezërit dhe motrat do të jenë më mbështetës të nevojave tuaja sesa mund ta kishit menduar.

Shigjetari

Biznesmenët e kësaj shenje mund të pësojnë humbje në tregti. Gjithashtu, mund të duhet të shpenzoni para për të përmirësuar biznesin tuaj. Kjo është dita perfekte për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve pa bërë shumë nga ana juaj. Sot ëndrrat dhe realiteti do të ndërthuren në jetën tuaj të dashurisë.

Bricjapi

Nënat e ardhshme të kësaj shenje duhet të jenë të vëmendshme dhe të kujdesshme. Partneri/partnerja juaj do të jetë në humor të mirë sot. Njohuritë që keni fituar, sot do t’ju japin përparësi nëse do të përballeni me kolegët.

Ujori

Sjellja juaj simpatike do të tërheqë vëmendjen. Investimet në shtëpi do t’ju sjellin përfitime më vonë. Kaloni më shumë kohë me familjen. Personi për të cilin keni ndenja, do t’ju përgjigjet sot.

Peshqit

Nëse punoni ose studioni larg shtëpisë, qëndroni larg personave që priren t’ju humbin kohën dhe paratë. Kaloni më shumë kohë me partnerin/partneren, për ta njohur dhe kuptuar më mirë njëri-tjetrin. Ka gjasa që ai/ajo t’ju shprehë ndenja si asnjëherë tjetër.

LEXO TE PLOTE

Horoskopi

Punojnë sepse duhet/ 3 shenjat më dembele të horoskopit

Publikuar

-

Nga

Demi

Demat nuk janë bërë për të punuar në zyrë dhe për një jetë monotone, por as nuk janë lloji i temperamentit që punojnë shumë. Ata shpesh duan të jetojnë si mbretër, të rrethuar nga luksi, dhe nuk duan të punojnë.

Luani

Luanët pëlqejnë të jenë në qendër të vëmendjes, ata janë krijues dhe pasionantë, por jo punëtorë të zellshëm. Ata duan që qendra e vëmendjes të jetë mbi ta, por nuk duan të punojnë shumë dhe të përpiqen. Janë të talentuar dhe tërheqës, por dembelizmi i tyre shpesh ua lë në hije talentin.

LEXO EDHE:  “Sofagate”, pse e poshtëroi Erdogan presidenten e Komisionit Evropian?

LEXO EDHE:  Reshje shiu dhe bore/ Parashikimi i motit për sot

Shigjetari

Shigjetarët nuk mund të mbyllen ose të ndjehen të kufizuar. Ata duan të eksplorojnë, të udhëtojnë dhe të jenë të lirë. Po, ata punojnë për të fituar para për udhëtimin, por nuk bëjnë ndonjë përpjekje shtesë për t’u bërë punonjës të vitit. Ata punojnë vetëm sepse duhet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE