Connect with Us

Covidi në Indi dhe Pakistan/Shfaqen raste të një infeksioni të rrallë

Bota

Covidi në Indi dhe Pakistan/Shfaqen raste të një infeksioni të rrallë

Publikuar

-

Ditët e fundit, në Indi, autoritetet shëndetësore dhanë alarmin se një lloj infeksioni i njohur si “kërpudha e zezë” po shfaqej te pacientët me Covid dhe ata që janë shëruar prej tij. Raste të tilla, që njihen ndryshe edhe si mukormikoza u vunë re sidomos te pacientët Covid me diabetin si sëmundje bashkëshoqëruese.

E njëjta duket se po ndodh në Pakistanin fqinj, sipas The News International, gazeta më e madhe e vendit në gjuhën angleze. Disa spitale në Pakistan kanë raportuar vdekje nga mukormikoza ditët e fundit, por ekspertët dyshojnë se ka edhe shumë raste të paraportuara, pasi mjekët mund të mos e vërejnë infeksionin, duke qenë se janë të zënë me trajtimin e COVID-19.

“Ne kemi parë të paktën pesë raste të mukormikozës te pacientët COVID-19 në gjendje serioze nën trajtim në Njësinë e Kujdesit Intensiv në institucionin shëndetësor”, tha për News një mjek nga një spital në Karaçi, Pakistan. “Të paktën katër pacientë vdiqën për shkak të këtij komplikacioni. Të paktën dy qendra të tjera gjithashtu kanë raportuar raste të mukormikozës midis pacientëve me COVID-19″.

LEXO EDHE:  Grida Duma ngre dyshime/ “Grafiku dhe shifrat e publikuara nga Rama janë manipuluar”

Këto lloj kërpudhash janë mjaft të zakonshme, por duket se shfaqen në pacientët me diabet që kanë qëndruar më gjatë në spital për shkak të koronavirusit. Mjekët besojnë se steroidet e përdorura për të trajtuar COVID-19 tentojnë të dobësojnë përkohësisht sistemin imunitar të pacientëve, duke lejuar që këto kërpudha të shfaqen në trurin dhe mushkëritë e tyre.

“Pacientët COVID-19 tashmë kanë imunitet të ulët dhe gjithashtu u jepen steroide, kështu që ata bëhen shënjestër e lehtë e kërpudhave të zeza”, tha mjeku pakistanez./ CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Vrasja e deputetit Britanik/ Gazetari jep alarmin

Publikuar

-

Nga

cna lajm bota

Deputeti Britanik Tory David Amess, ka ndrruar jetë pas një sulmi me thikë, gjatë një takimi me disa qytetarë.

Vrasja e tij beri jehone të madhe jo vetëm në Britani por edhe në mediat e huaja. Në lidhje më këtë ngjarje horror kanë reaguar shumë zyrtarë të lartë, aktivistë dhe qytetarë të thjeshtë.

Së fundmi gazetari i njohur britanik Tony Parsons ka bërë një thirrje për të gjitha instancat qeverisëse dhe qytetarët britanikë që të reagojnë ndaj sulmit horror të deputetit britanik, duke dhënën alarmin se ky rast mund të pasohet nga shumë të tjerë.

LEXO EDHE:  BE heq kufizimet me Shqipërinë/ Xhaçka paralajmëron qytetarët: Kujdes!

LEXO EDHE:  MSH jep lajmin e mirë/ Vetëm 1 rast i ri me Covid në 24 orë, sërish asnjë humbje jete



Sulmi fatal i deputetit në operacionin e tij elektoral në Essex është një thirrje e tmerrshme zgjimi për Britaninë”, shprehet gazetari

Ndalni këto sulme ose do të humbasim më shumë jetë. Duhet të merren masa dhe parandalohen raste të tilla”, vazhdon me tëj Parsons.

Akoma më alarmant është fakti se nuk dihen ende detajet e plota të sulmit me thike. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Zgjedhjet vendore në Kosovë/ 1 milion e 885 mijë e 448 qytetarë, janë thirrur për të votuar

Publikuar

-

Nga

cna lajme rajon

Sot, qytetarët e Kosovës zgjedhin kryetarët e rinj të 38 komunave dhe anëtarët e asambleve komunale.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për kryetarë të komunave të Kosovës janë certifikuar 166 kandidatë. Në garën për asamblistë në kuvendet e të gjitha komunave janë certifikuar 5,198 kandidatë.

Në këto zgjedhje, qytetarët mund të votojnë për kryetarin e komunës dhe një asamblist.

Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00 dhe pritet të mbyllen më 19:00.

Këtë vit do të hapen 883 qendra votime me gjithsej 2,477 vendvotime.

Sipas KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote brenda Kosovës është 1 milion e 885 mijë e 448 votues.

Ky institucion ka pranuar 5,649 pako të supozuara me fletëvotime nga jashtë Kosovës.

Kësaj here, të drejtën e votës për herë të parë mund ta shfrytëzojnë 41,012 persona.

Në zgjedhjet e kaluara lokale, të mbajtura më 2017, më së shumti komuna pati fituar Lidhja Demokratike e Kosovës, në total tetë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, shtatë, Partia Demokratike e Kosovës, pesë, Lëvizja Vetëvendosje tri, ndërsa Nisma Socialdemokratike dhe Aleanca Kosova e Re nga një komunë.

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/ Nuk na hyn në punë flamuri i partisë për Covid-19

LEXO EDHE:  BE-ja shtrëngon eksportin e vaksinave, përfshihet edhe Ballkani



Nga komunitet joshumicë, më së shumti komuna pati fituar Lista Serbe, 10 të tilla, derisa Partia Demokratike Turke, një komunë.

Dy komuna janë udhëhequr nga kandidatë të pavarur.

Pjesëtarë të Listës Serbe u drejtohen bashkërisht kutive të votimit

Lista Serbe është partia e vetme serbe e Kosovës, e cila në të gjitha zgjedhjet merr pjesë me mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Pjesëtarë të këtij subjekti janë parë bashkërisht duke u nisur për të votuar në Mitrovicë të Veriut.

Në mesin e grupit janë parë punonjës të institucioneve që financohen nga Serbia, nga sektori i arsimit, shëndetësisë dhe sektorë tjerë.

Votimi i organizuar në Mitrovicë të Veriut është kthyer në diçka të zakonshme në zgjedhjet e Kosovës.

Në zgjedhjet e kaluara lokale, të mbajtura më 2017, Lista Serbe pati fituar 10 komuna./REL

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kurti: Njohja e shtetësisë së Kosovës nga Serbia nuk ka alternativë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të shtunën në një takim me disa anëtarë të Parlamentit Evropian se, bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë nuk kanë alternativë, ashtu sikurse njohja e shtetësisë së Kosovës nga ana e Serbisë.

“Në dialog në Bruksel jemi për një kapitull të ri të normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve tona, ku zgjidhim çështjet e pazgjidhura me njohje reciproke, ka thënë Kurti.

Ai ka pritur të shtunën në Prishtinë delegacionin e eurodeputetëve në krye me përfaqësuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Në një komunikatë për media, kryeministri Kurti është thënë të ketë diskutuar me palën evropiane për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga pesë vendet mosnjohëse të Bashkimit Evropian, për procesin e liberalizimit të vizave dhe mbështetjen që i ka ofruar blloku evropian Kosovës përmes ndarjes së vaksinave kundër koronavirusit.

Temë diskutimi ka qenë edhe operacioni i Policisë së Kosovës kundër kontrabandimit të mallrave në disa qytete të Kosovës.

LEXO EDHE:  Rritja e rasteve me Covid/ Shefi i Epidemiologjisë ngre alarmin: Persona të infektuar shkojnë në punë

LEXO EDHE:  BE heq kufizimet me Shqipërinë/ Xhaçka paralajmëron qytetarët: Kujdes!



“Ky ishte një operacion normal i Policisë, e cila ka kryer punën në mënyrë profesionale dhe sipas procedurave ligjore”, është cituar të ketë thënë Kurti.

Von Cramon, në anën tjetër, ka falënderuar institucionet e Kosovës për pranim të refugjatëve afganë, si dhe ka folur edhe për reformat e nisura në drejtësi, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe ruajtjen e stabilitetit institucional.

Aktualisht në këtë Kosovë janë rreth 700 refugjatë afganë, të cilët janë evakuuar nga Shtetet e Bashkuara, pas marrjes së kontrollit të talibanëve në Afganistan.

Rreth 100 prej tyre tashmë janë larguar nga Kosova drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Pjesa e mbetur do të qëndrojë përkohësisht në Kosovë, deri në finalizim të procedurave ligjore për zhvendosje të përhershme në SHBA, apo vende tjera evropiane./rel

LEXO TE PLOTE