Connect with Us

Akuzat e PD për punësime gjatë fushatës/ Reagon Bashkia Përmet

Politikë

Akuzat e PD për punësime gjatë fushatës/ Reagon Bashkia Përmet

Publikuar

-

Akuzat e PD për punësime gjatë fushatës/ Reagon Bashkia Përmet

Partia Demokratike ka ankimuar në KAS rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në qarkun e Gjirokastër, nga ku mori vetëm një mandat, atë të Tritan Shehut.

Përfaqësuesi i selisë blu në KQZ Ivi Kaso hodhi akuza ndaj mazhorancës dhe pushtetit vendor në qytetin e Përmetit, ku sipas tij gjatë fushatës elektorale u punësuan 800 qytetarë me kontratë të përkohshme.

Pas kësaj akuze ka reaguar Bashkia Përmet, ku përmes një deklarate për media shprehet se numri i të punësuarve në bashki dhe administratat publike që varen prej tij janë 315 veta.

Në vijim të deklaratës së përfaqësuesit të subjektit politik PD, gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, zoti Ivi Kaso, i cili deklaron se: “Në Bashkinë Përmet numri i të punësuarve gjatë periudhës parazgjedhore me kontrata të përkohshme ka shkuar në 800 të punësuar”, Bashkia Përmet deklaron me përgjegjësi të plotë se, në respekt të Kodit Zgjedhor si dhe të Vendimit të Këshillit Bashkiak Përmet Nr.99 datë 30.12.2020 “Për Buxhetin e Bashkisë Përmet për vitin 2021 dhe përcaktimin e numrit të punonjësve të bashkisë, institucioneve dhe Njësive Administrative në varësi të saj”,  në pikën 5 te tij përcaktohet qartësisht se numri i të punësuarve në Bashkinë Përmet dhe institucionet e saj të varësisë është 315!

Vlen të theksojmë se në strukturën e Bashkisë Përmet nuk ka të përcaktuara vende pune të përkohshme. 

Gjithashtu  bëjmë me dije se në listëpagesat e Bashkisë Përmet për periudhën Janar-Prill 2021 janë paguar 310 punonjës.

Sa më sipër, hedhim poshtë dhe dënojmë me forcë çdo shpifje dhe akuzë false të ngritur nga përfaqësuesi në KQZ i subjektit politik PD gjatë seancës së datës 12.05.2021 në KAS, në lidhje me punësimet në Bashkinë Përmet gjatë periudhës parazgjedhore”, thuhet në deklaratën e Bashkisë Përmet./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Analiza e zgjedhjeve në PD/ Edith Harxhi del në konferencë për shtyp

Publikuar

-

Nga

Analiza e zgjedhjeve në PD/ Edith Harxhi del në konferencë për shtyp

Nga zgjedhjet e 13 qershorit, Lulzim Basha u rizgjodh në krye të PD edhe për katër vitet e ardhshme.

Tre kandidatët e tjerë, Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli hodhën një sërë akuzash për manipulim të zgjedhjeve, ndërsa prej dy ditësh edhe emisioni Fiks Fare ka nxjerrë me fakte manipulimet e votave.

Por ditën e nesërme, Harxhi do të dalë në një konferencë për media në orën 10:00 për të folur për procesin zgjedhor të organizuar në  PD në 13 qershor.

LEXO EDHE:  Basha kërkon Reformë të re Administrative

LEXO EDHE:  Nga Astrit PATOZI/ILIR META NA PËRFAQËSON MË SHUMË SE KUSHDO TJETËR

Te nderuar miq te medias neser me date 16 qershor 2021 ne oren 10:00 Grupi per PD dhe kandidatja per Kryetare e Partise Demokratike Edit Harxhi mbajne konference shtypi ne Hotel Xheko International “Karlsberg” ne lidhje me zgjedhjet per Kryetar Partie te organizuar nga Partia Demokratike me 13 qershor 2021. Ju mirepresim”, thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha imitues i Ramës”/ Nishani me superlativa për Berishën: Model i integritetit moral

Publikuar

-

Nga

Përfaqëson minorancën në PD”/ Nishani liston ‘dështimet’ e Bashës

Ish presidenti Bujar Nishani ka komentuar vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen non-grata të Sali Berishës.

“Unë mund të them se personalisht jam person që kam një histori konkrete me Sali Berishën, unë ministër ai kryeministër, unë president ai kryeministër unë dhe Basha kemi eksperienca konkrete dhe kjo ka qenë eksperienca që tregoi se Berisha ishte person model i integritetit moral dhe institucional.

Unë bëj avokatin e Berishës por ajo që dua të them është së në ‘97 fati i Berishës ishte në zgrip dhe askush nuk e mendonte se ai do të kthehej më në politikë. Berisha dhe çdo person tjetër ka mundësi që të adoptojë sjelljen me dinamikën që pëson politika.

LEXO EDHE:  Gjiknuri ftesë për Reformën Zgjedhore/ Përgjigjet Bardhi

LEXO EDHE:  Fatos Nano refuzon Kongresin e Ramës?

PD në shtatorin që vjen kthehet në parlament me të njëjtën forcë elektorale që ishte në 2019 kur iku nga parlamenti. Nuk më duhet Edi Rama miniaturë në PD por më duhet një person që sjell risi, është imitues i keq i Ramës.

Ndërkohë nëse Berisha do të dënohej nga një gjykatë shqiptare duhet që të distancohet dhe nga partia”, ka thënë Nishani/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dorëheqja e Gramoz Ruçit/ Spiropali: Leksion i madh politik

Publikuar

-

Nga

Dorëheqja e Gramoz Ruçit/ Spiropali: Leksion i madh politik

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, thotë se dorëheqja e Gramoz Ruçit nuk ka lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në qarkun e Fierit, ku PS mori 9 mandate dhe nuk arriti objektivin e vendosur për 10 – 11 deputetë.

Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin “Përballë”, Spiropali e quajti një leksion të madh politik largimin e Ruçit.

“Nuk është kjo arsyeja sepse Gramoz Ruçi e ka fituar mandatin e tij ne Fier ashtu siç dhe kanë marrë 9 mandate në mandatin e tretë të PS. Akti i Ruçit ishte një vendim i lartë. Unë besoj fort që është një leksion i madh politik, një akt që e nderon Gramoz Ruçin jo vetëm brenda partisë politike që i përket por në skenën politike shqiptare akte të tilla janë të rralla”, tha Spiropali.

LEXO EDHE:  Procesi i votimit në Durrës/ Del lista e kandidatëve që kalojnë në fazën tjetër

LEXO EDHE:  Letra e plotë/ Drejtues socialistë: Zbatoni statutin e partisë

Ajo shtoi se largimi i Ruçit bëhet edhe më i lavdishëm pasi është në kontrast të thellë me atë që po ndodh në PD.

“Dy forca politike që në 30 vjetorin e tyre po lëvizin në drejtime krejt të kundërta.

Është në kontrast të thellë me atë që po ndodh brenda Partisë Demokratike dhe kjo e bën edhe më të lavdishëm aktin e tij. Gramoz Ruçi është nga ata politikanë që kurrë nuk është kapur me thonj pas karriges. Mosha e tij të cilën e dha dhe si arsye por edhe pozicionet që ka mbajtur. Kulmi i karrierës së tij është i mjaftueshëm për ti dhënë atij kohën që të dali nga politika i qetë, pa fantazma që e ndjekin nga pas pa frikë dhe pa e përdorur Partinë Socialiste si mburojë”, tha Spiropali në Përballë.

LEXO TE PLOTE