Connect with Us

Vrasja e Everest Çakës/ I iku policisë me pranga në duar, flet i arratisuri

Aktualitet

Vrasja e Everest Çakës/ I iku policisë me pranga në duar, flet i arratisuri

Publikuar

-

Disa ditë më parë një ngjarje e rëndë tronditi Elbasanin ku mbeti i vrarë Everest Çaka. Shumë persona u shoqëruan në polici sit ë dyshuar. Një ndër ta ka qenë edhe Mirjan Dedja, 37 vjeç.

Dedja u shoqërua nga policia e Elbasanit teksa po qëndronte në banesën e tij për dyshimet se mund të ishte i implikuar për vrasjen e Everest Cakës. Ai u mbajt më tepër se 36 orë në komisariat dhe ndonëse dha deklaratë ku tregon të gjithë alibinë dhe i tregon policisë së Elbasanit të gjithë itinerarin e asaj dite për të cilën 37-vjeçari këmbëngul se ka kamera sigurie që vërtetojnë të gjithë agjendën e tij gjatë kësaj dite. Në përfundim të më se 36 orëve u arratis nga policia e Elbasanit.

Në një intervistë për gazetaren Anila Hoxha ai i jep apel policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe çdo autoriteti të drejtësisë që të angazhohen seriozisht për të zbardhur ngjarjen pasi sipas tij kishte miqësi me Everest Ibrahim Cakën dhe ka ardhur nga Spanja për të ndihmuar vëllain e tij të ekstraduar dhe anëtarët e familjes.

E kam pasur shok Everestin dhe kaq. Më kanë mbajtur 36 orë në polici. Ia kam thënë me detaje se ku kam qenë, kam qenë tek burgu se më është ekstraduar vëllai nga Italia. I thashë kam qenë në Myslym Shyr dhe nga aty kam qenë në Elbasan, nga Elbasani në Tiranë dhe aty jam takuar me një shokun tim. Nuk kam lidhje me asnjë grup kriminal. I kam të gjithë shokë. Njerëzit që kanë konflikte me njëri-tjetrin nuk dua t’ia di fare se çfarë bëhet në Elbasan. Kam ardhur nga Spanja vetëm për vëllain tim sepse ka të drejtë t’i ulet dënimi me ligjin shqiptar sepse unë interesohem për familjen time. Vetëdorëzohem me kusht që të lirohem prap”, tha Mirjan Dedja.

Por alibja e tij, edhe pse e vërtetuar nga kamerat e sigurisë, nuk i ka bindur autoritetet. Megjithatë 37-vjeçari vendosi që kishte kaluar mjaftueshëm! Pas 36 orë në komisariat, vendosi që të largohej. Edhe pse me pranga në duar, u arratis nga zyrat e Policisë, ku tregoi se e kishin trajtuar brutalisht.

PJESË NGA INTERVISTA:

Anila Hoxha: Si është sjellë policia me ty në komisariat?

Mirjan Dedja: Brutalisht, presione të ndryshme, lloj lloj presionesh.

Anila Hoxha: Ti ishe me pranga kur u arratise?

Mirjan Dedja: Po.

Anila Hoxha: Nga u arratise?

Mirjan Dedja: Nga zyrat e policisë.

Anila Hoxha: Si i hoqe prangat?

Mirjan Dedja: I hoqa se faleminderit zotit, një polic mi kishte lënë pa dashje të lira dhe mezi i hoqa. Vetëdorëzohem me kusht që të lirohem prapë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

SPAK “bastis” zyrën e prokurorit/ Si ra në “grackë” Sali Hasa

Publikuar

-

Nga

Të tjera detaje vijonë të dalin në dritë në lidhje me arrestimin e Prokurorit të Sarandës, Sali Hasa.

Sipas report tv, SPAK ka nisur hetimet në shkurt të vitit 2020 për një grup të strukturuar kriminal që kryente trafik drogë, e cila çoi në zbulimin e korrupsionit tek zyrtarët e drejtësisë dhe trukimet e ndeshjeve.

Por gjatë përgjimeve dhe vëzhgimeve në terren është konstatuar se motra e një të arrestuarit kishte kërkuar që të pushonte një çështje për vëllain e saj, kundrejt ryshfetit.

Hetimet për prokurorin Sali Hasa, kanë zbuluar edhe rastin e trukimit të ndeshjeve në kategorinë e dytë, konkretisht për ndeshjen Selenica-Përmeti, ku nga përgjimet ka rezultuar se ishte e paracaktuar.

Hetimet janë kryer nga prokurori i SPAK Altin Dumani.

Ndërkohë, mësohet se pas arrestimit të prokurorit të Sarandës Sali Hasa, me urdhër të SPAK është kryer edhet kontrolli i zyrës së prokurorit. SPAK ka sekuestruar kompjuterin e prokurorit, ndërkohë që ky i fundit është shoqëruar nga policia drejt Tiranës, ku do të merret në pyetje.

LEXO TE PLOTE

Bota

Foto-“Nuk kemi burra”/ Ky shtet europian ofron shpërblime marramendëse nëse martoheni me vajzat e tyre

Publikuar

-

Nga

Për rritjen e popullsisë së saj, qeveria suedeze ka marrë nismën për të siguruar të ardhura mujore prej 1,800 dollarë për çdo të huaj që hyn në martesë të shenjtë me një shtetase suedeze.

Ndërsa ideja tingëllon pak e sforcuar, qëllimi i saj është për shkak se popullsia është ndalur në rritje, shkruan meganews.al.

Ndaj është edhe shqetësimi i qeverisë në përpjekjen për të kapërcyer “mungesën” e të rinjve në krijimin e një projekti për të rritur normën e lindjeve.

Masat e tilla nuk janë të reja, pasi qeveritë si Japonia dhe Kanadaja kanë zbatuar programe të ngjashme për shkak të plakjes së popullsisë.

Suedia ka një nga licencat më shumë “bujare” të atësisë botërore. Nëntë muaj me 80% të pagës (tre për babanë dhe nënën, si dhe tre të jetë e ndarë në mes të dyve).

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Qeveria në luftë me qytetarët”/ Sazan Guri numëron faktet që tregojnë pushtimin e Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Ambientalisti Sazan Guri, akuzon qeverinë shqiptare, se është në luftë të hapur me popullin e saj.

Në një postim në rrjetet sociale, Sazan Guri numëron 5 fakte, që sipas tij nuk tregojnë gjë tjetër, veçse një “pushtim” të vendit tonë.

Sazan Guri i referohet, edhe ngjarjes së fundit në Tepelenë, ku një ditë më parë u bë një përplasje e fortë, pasi banorët e Bënçës kanë kundërshtuar ndërtimin e një kantieri dhe një fabrike asfalti (bitumi) që do të shfrytëzohet për punimet e rrugës Tepelenë – Kurvelesh.

Protesta është shoqëruar me përplasje mes banorëve të Bënçës dhe punonjëseve të firmës dhe si pasojë u dhunua edhe aktivisti Auron Tare.

Plasi ne Kucove?!

1. Dje banoret e Bences (shyqyr qe nuk kishte te rinj) e pesuan nga e gjefshin mos e pandefshin! Pa filluar degjesa publike per nje gurore mbi kokat e tyre, kompania vuri dore ne vend te fjales mbi pleqte.

2. Pardje, ne Gllave te Beratit kerkohet te ndertojne nje hec, duke mbledhur edhe shurrat e kafsheve, pa le burimet ujore dhe i cojne per energji per Beogradin! ju flini!

3. Pardje, gjyq me banoret e Laknasit se nje kompani me letra fallco iu rremben pyllin e ruajtur nga banoret, me te cilin kane ngritur jeten e familjeve te tyre.

4. Nje jave me pare, policia me kompani e bashki prapa, terheq zvarre banoret, sepse mbrojne piken e fundit te ujit nga kucedra.

5. Nje muaj me pare, ne Permet, sondat e sizmikes hynin me plasje per kerkime nafte pa rene dakord me banoret, sher e lufte, e protesta.

Dy pyetje:

1. Nje Qeveri e tere ne lufte te hapur me popullin e vet. Pse?

2. Cili eshte ndryshimi midis nje pushtuesi vendas dhe nje te huaj?”-shkruan Sazan Guri.

“Na kanë kërcënuar me armë”/ Përplasje në Tepelenë, dhunohet aktivisti

LEXO TE PLOTE