Connect with Us

Shkarkimi i Presidentit Meta/ Caktohen ekspertët ligjorë             

Politikë

Shkarkimi i Presidentit Meta/ Caktohen ekspertët ligjorë             

Publikuar

-

Meta në panik/ “Lëshon” Blushin ndaj Komisionit Hetimor

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta është mbledhur sërish sot për të miratuar planin e hetimit.

Në lidhje me procesin e shkarkimit, kryetari i Komisionit, Alket Hyseni njoftoi se kishin marrë shkresat nga SPAK,  nga AMA, nga Policia dhe nga Bashkia e Tiranës

Gjithashtu në seancën e sotme u  miratuan dy ekspertë ligjorë të Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, të cilët janë Erind Mërkuri dhe Artan Spahiu./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Shkarkimi i Metës/ Murrizi: Kundërshtari im prej 30 vitesh, shyqyr që më ‘erdhi në dorë’!

Publikuar

-

Nga

Shkarkimi i Metës/ Murrizi: Kundërshtari im prej 30 vitesh, shyqyr që më 'erdhi në dorë'!

Deputeti Myslim Murrizi ka komentuar votimi në Kuvend për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

I ftuar në Report tv, Murrizi tha se e kishte dhënë “me qejf të madh” votën e tij pro, duke e konsideruar Metën kundërshtarin e tij politik prej 30 vitesh.

“Kush na i dha këto para? Ky po të kishte dhënë ndonjë dorë përpara, mund ta kishte përmbys rezultatin. Unë nuk jam pjesë e pazareve të ndyra të tyre, akti i kuvendit do të gjykohet nga Gjykata Kushtetuese. Personalisht nuk i kam asnjë borxh Ilir Metës, është kundërshtari i imi në politikë që prej 30 vitesh. Shyqyr që më erdhi në dorë. 

Unë e dhashë me qejf të madh votën, në orën 1 të natës mblidhem unë për t’i larguar këta”, u shpreh Murrizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet në PD/ Murrizi: S’ishte garë por betejë e stisur, kandidatët ‘shoqëria’ e Lulit

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet në PD/ Murrizi: S'ishte garë por betejë e stisur, kandidatët ‘shoqëria’ e Lulit

Deputeti Myslim Murrizi, e ka konsideruar një betejë të stisur garën për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD, ku u rikonfirmua sërish Basha.

I ftuar në Report tv, Murrizi u shpreh se nuk kishte një garë reale, ndërsa kandidatët i konsideroi “shoqëria e Lulit”.

Sipas tij, Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi hynë në garë vetëm për ta bërë atë legjitime.

“Nuk është garë, nuk shihja asgjë ndryshe nga Luli, ata ishin shoqëria e Lulit. Edithi në 1991 ka qenë në PD dhe deri në 2005 nuk ka qenë gjëkundi, ka qenë në Kosovë me Lulin.

Kadilli nga viti 1997 deri në 2005 nuk ka qenë në PD, Agroni jo e jo. Më i vjetri në PD nga këto me demek është Basha. E përdorën 8 vite PD për pushtet e për para dhe e flakën në rrugë në vitin 2013. Në 1997 ku ishin këta, në atë vit të vështirë për PD? Për Shehajn nuk flas për shkak të moshës, por këta të tjerët ku ishin? periudha 1997-2001, ka qenë periudha ku do ndahej nëse do ekzistonte PD në pluralizmin politik në Shqipëri? Ata zbritën në fushë dhe duhej të pranonin rezultatin, ose të mos zbrisnin në fushë, mos hynin formalisht kot. Këta hynë në garë me Lulin, pa lista, pa zgjedhje.

Luli fitoi aq sa deshi të fitonte. 400 grupe seksioni që ka PD, duhej t’i kontaktonin. Janë në limitet e ekzistencës së seksioneve. Por të tre kandidatët, të pretendonin që ishin të barabartë, duhej të kishin kërkuar zgjedhjet në njësinë bazë të partisë. Nuk besoj që Luli e quan triumf dhe betejë të madhe me rivalët mes vetes, sesa betejën me kundërshtarin. Siç erdhi Luli erdhi dhe Agroni në PD, pa asnjë kontribut. Lulin e solli Berisha, Agronin e solli Luli. Nëse do të kishte garë reale. Ajo ishte betejë e stisur. Unë kam dyshime se ata kanë hyrë vetë në lojë për të legjitimuar garën. Tani do shohim se çafrë do të praojnë këta nga Luli, ofiqe dhe poste.

Do dali nëse ka qenë garë e porositur apo betejë për t’i ofruar më të mirën e mundshme demokratëve meqë Luli humbi zgjedhjet”, tha Murrizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Holanda i jep dritën jeshile Shqipërisë/ Ruçi falënderon homologen

Publikuar

-

Nga

Holanda i jep dritën jeshile Shqipërisë/ Ruçi falënderon homologen

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër falënderimi Kryetares së Parlamentit të Holandës, Khadija Arib, me rastin e marrjes së vendimit e Parlamentit të Holandës për thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Në mesazhin e tij Ruçi theksoi se ky qëndrim është një motiv më shumë që Kuvendi, Qeveria dhe institucionet e Shqipërisë t’i shumëfishojnë përpjekjet për të vazhduar rrugëtimin europian.

E dashur Khadija,

Me kënaqësi të veçantë mora vesh lajmin e gëzuar që Dhoma e Përfaqësuesve e Vendeve të Ulëta i dha dritën jeshile thirrjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Që prej takimit tonë në prill të vitit 2019 e deri më sot bashkëpunimi ynë ka ardhur duke u zgjeruar e fuqizuar.

Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal, Ju shpreh mirënjohjen për shqyrtimin me kujdes të arritjeve të Shqipërisë drejt plotësimit të rekomandimeve të Komisionit dhe Këshillit Europian. Ne asnjëherë nuk i kemi keqkuptuar rezervat e qeverisë dhe Parlamentit të Vendeve të Ulëta, por i kemi kuptuar ato si një inkurajim për të përmirësuar performancën tonë dhe për t’u bërë një vend sa më i denjë për t’u pranuar në familjen europiane.

Fakti që edhe Ju, Komisioni për Çështjet Europiane dhe Dhoma e Përfaqësuesve jeni njohur dhe i keni vlerësuar këto arritje, është një motiv më shumë që Kuvendi, Qeveria dhe institucionet e Shqipërisë t’i shumëfishojnë përpjekjet për të vazhduar rrugëtimin tonë europian, për të arritur dhe për të qëndruar në krah të shteteve anëtare të BE-së me standarte, dinjitet dhe vlera europiane.

Shqipëria do të vazhdojë të avancojë në plotësimin e këtyre standarteve dhe do të bëhet një vlerë e shtuar e Bashkimit Europian, e kësaj familjeje të madhe politike, kulturore dhe njerëzore.”, shkruan në letrën e tij Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE