Connect with Us

Së paku 12 vetë të vrarë nga sulmi në një xhami në Afganistan

Bota

Së paku 12 vetë të vrarë nga sulmi në një xhami në Afganistan

Publikuar

-

Së paku 12 vetë u vranë nga një shpërthim në xhami, në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul. Sulmi ndodhi në ditën e dytë të armëpushimit të deklaruar nga Qeveria afgane dhe militantët talibanë, me rastin e Festës së Bajramit. Zëdhënësi i policisë në Kabul, Ferdaws Framurz, tha se sulmi ndodhi gjatë faljes së Xhumasë në një xhami të qarkut Shakar Darah. Sipas tij, 15 vetë të tjerë u plagosën, ndërsa imami i xhamisë, Mofti Naiman, është në mesin e të vrarëve. Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup. Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, tha se grupi i tij nuk qëndron pas sulmit. Përkundër armëpushimit të shpallur treditor, disa sulme me bomba ndodhën edhe të enjten në Afganistan, duke lënë së paku 11 njerëz të vrarë. Në fillim të këtij muaji, Shtetet e Bashkuara kanë nisur t’i tërheqin trupat e veta nga Afganistani, pas 20 vjetësh luftë. Deri më 11 shtator pritet të tërhiqen të gjitha trupat amerikane, ashtu si edhe forcat e tjera të NATO-s, të pranishme në Afganistan. Kjo ka rritur shqetësimet e vëzhguesve nëse Qeveria afgane mund t’ia dalë e vetme në luftën kundër talibanëve dhe grupeve të tjera militante.

Së paku 12 vetë u vranë nga një shpërthim në xhami, në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.

Sulmi ndodhi në ditën e dytë të armëpushimit të deklaruar nga Qeveria afgane dhe militantët talibanë, me rastin e Festës së Bajramit.

Zëdhënësi i policisë në Kabul, Ferdaws Framurz, tha se sulmi ndodhi gjatë faljes së Xhumasë në një xhami të qarkut Shakar Darah.

Sipas tij, 15 vetë të tjerë u plagosën, ndërsa imami i xhamisë, Mofti Naiman, është në mesin e të vrarëve.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, tha se grupi i tij nuk qëndron pas sulmit.

LEXO EDHE:  Zbulohen detaje të reja/ Twitter tregon se si u hakuan llogaritë e figurave më të njohura amerikane

Përkundër armëpushimit të shpallur treditor, disa sulme me bomba ndodhën edhe të enjten në Afganistan, duke lënë së paku 11 njerëz të vrarë.

Në fillim të këtij muaji, Shtetet e Bashkuara kanë nisur t’i tërheqin trupat e veta nga Afganistani, pas 20 vjetësh luftë.

Deri më 11 shtator pritet të tërhiqen të gjitha trupat amerikane, ashtu si edhe forcat e tjera të NATO-s, të pranishme në Afganistan.

Kjo ka rritur shqetësimet e vëzhguesve nëse Qeveria afgane mund t’ia dalë e vetme në luftën kundër talibanëve dhe grupeve të tjera militante.REL

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

5 vjet nga Brexit, ekspertët: Pasojat do të jenë afatgjata

Publikuar

-

Nga

Kur kanë kaluar 5 vjet nga vendimi i Mbretërisë së Bashkuar për të braktisur BE-në, çështja e Brexit vazhdon të kumbojë.

Slogani i Boris Johnson, “Çojeni Brexit në fund”, bëri që ai të zgjidhej kryeministër i Britanisë dhe qytetarët britanikë dolën nga Unioni në janar të 2020-s.

Por a është realizuar Brexit?

“Brexit mund të jetë realizuar, por pasojat e tij do të na mbajnë të zënë për vitet, në mos dekadat e ardhshme”, tha David McAllister, euro-deputet gjerman.

Një nga arsyet për këtë parashikim është protokolli i Irlandës së Veriut, pjesë e akordit të Brexit, që e mban vendin në tregun e përbashkët të bllokut.

Kjo do të thotë kontroll të produkteve që hyjnë në vend nga Britania.

Por një marrëveshje mirëkuptimi u arrit për të ndihmuar tranzicionin e tregjeve nga fillimi i këtij viti.

Por diçka e zemëroi BE-në, vendimi personal i Mbretërisë për të zgjatur këtë periudhë deri në tetor. Dhe aktualisht, çështja është ende e pazgjidhur.

“Ne i kuptojmë vështirësitë në Irlandën e Veriut. Ne jemi gati të tregohemi fleksibël, por nëse pala britanike vijon me masa të njëanshme pa i diskutuar ato me Komisionin Evropian dhe me Republikën e Irlandës, atëherë do të ketë një përgjigje të fortë dhe të shpejtë nga Bashkimi Evropian”, tha McAllister.

Largimi nga BE do të thotë gjithashtu më shumë kontrolle dhe dokumente për mallrat që hyjnë në kontinent.

Si pasojë e kësaj, tregtia mes Britanisë dhe Evropës ka vuajtur. Dhe siç thotë një tjetër euro-deputet gjerman, dëmi është më i ulët për BE-në.

“Shifrat e import-eksportit janë të qarta. Dëmi financiar po ashtu. Edhe shërbimet financiare, interesi kryesor ekonomik në Britani, është dëmtuar. Ndaj mendoj se është e qartë se ku janë dëmet më të mëdha”, tha Bernd Lange.

LEXO EDHE:  Sulm kompjuterik ndaj parlamentit gjerman

LEXO EDHE:  “Natën me drogë, ditën aktivitete me Bashën”/ Trafikanti i Lulit akuza Topallit

Edhe të drejtat e qytetarëve evropianë janë prekur. Teksa liria e lëvizjes nga të dyja palët ka marrë fund, gjithnjë e më shumë njerëz po refuzohen ose arrestohen sapo mbërrijnë në Britani. Është një çështje të cilën Brukseli duhet ta zgjidhë.

“Të mos krijojmë barriera. Le ta bëjmë marrëdhënien funksionale. Ajo nuk ka të bëjë vetëm me tregtinë dhe biznesin, por edhe për njerëzit që jetojnë në dy anët e Kanalit, njerëz me familje që shpresojmë se do të mund të jetojnë sa më mirë, pavarësisht vendimit politik”, u shpreh McAllister.

Shumë vetë në Britani do festojnë Brexit këtë javë, por në anën tjetër të Kanalit përgjigjja do të jetë më e heshtur./euronews 

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Vrau gruan në sy të fëmijës/ Piloti grek dërgohet në burgun e grave

Publikuar

-

Nga

Vrau gruan në sy të fëmijës!/ Piloti grek dërgohet në burgun e grave

Mbytja e 20-vjeçares nga burri në sy të foshnjës vazhdon që të jetë kryefjalë në mediat greke.

Piloti 32-vjeçar Babis Anagnostopoulos është lënë sot në burg për vrasjen e bashkëshortes së tij Caroline Crouch, ndërsa për arsye sigurie ai është dërguar në burgun e grave në Korydallos raportojnë mediat vendase.

Avokati i pilotit Alexandros Papaioannidis tha për mediat se të akuzuarit iu bënë një sërë pyetjesh dhe se ai nuk i ndryshoi deklaratat e bëra më herët.

“I akuzuari tregoi variantin e tij të ngjarjes. Se atë që bëri e bëri për të mirën e fëmijës. Ai do të japë ndihëm e tij për dy familjet që do të kujdesen për vajzën.”

LEXO EDHE:  “Natën me drogë, ditën aktivitete me Bashën”/ Trafikanti i Lulit akuza Topallit

LEXO EDHE:  Ariu sulmon një person në Kukës/ I shkakton plagë të shumta dhe hemoragji

Në të njëjtën kohë, ai kërkoi që të në çështje të përfshihen prova që ai nuk e planifikoi vrasjen.

Konkretisht, ai i paraqiti një kërkesë hetuesit në mënyrë që të kryhet një ekspertizë në kamerën që ndodhej brenda shtëpisë në Glyka Nera, se kur i ishte hequr karta e memories.

Kërkesa e dytë e paraqitur në hetuesi nga bashkëshorti ka të bëjë me thirrjen e dëshmitarëve nga familja dhe ambienti miqësor i çiftit, në mënyrë që këta persona të japin një tablo të plotë të marrëdhënies që ai kishte me 20-vjeçaren fatkeqe./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Hungari, skepticizëm rreth kartave të vaksinimit

Publikuar

-

Nga

Hungari, skepticizëm rreth kartave të vaksinimit

Hungaria filloi zbatimin e kartave të imunitetit, një dokument i ri identifikues për qytetarët e vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19. Karta u mundëson banorëve të imunizuar kthimin në jetën normale. Megjithatë, aktivistë për të drejtat e njeriut shprehen të shqetësuar se kjo mënyrë e menaxhimit të pandemisë nga qeveria hungareze mund të çojë në pabarazi.

Dhjetëra mijëra tifozë futbolli u grumbulluan në stadiumin “Puskas Arena” në Budapest javën e kaluar për Kampionatin Evropian, ngjarja e parë ndërkombëtare e futbollit në Evropë, që zhvillohet në prani të shikuesve pas më shumë se një viti.

Kthimi në stadiume me kapacitetet të plotë në Hungari është shoqëruar me miratimin e kartave të imunitetit të lëshuara nga qeveria si pjesë e procesit të vaksinimit kundër COVID-19.

Përveç aktiviteteve sportive, karta që tifozët hungarezë duhet të paraqesin para hyrjes në stadium u siguron atyre qasje edhe në shërbime dhe vende tjera si hotele, qendra turistike, teatro dhe restorante.

Megjithatë, ndërsa ata që kanë marrë të paktën një dozë vaksine ose janë shëruar nga COVID-19 kthehen në jetën normale, të tjerë ngrenë shqetësimin se këto karta mund të krijojnë terren për pabarazi dhe shkelje të të drejtave themelore.

David Vig, drejtor i grupit për të drejtat e njeriut të organizatës Amnesty International për Hungarinë, shprehet i shqetësuar se sistemi mund të krijojë një shoqëri të ndarë në dy klasa, ata me kartë vaksinimi dhe ata pa kartë.

“Kjo është më shumë t’u japësh karta VIP atyre që janë vaksinuar se sa të marrësh masa të vërteta dhe të kesh një rrugë të qartë drejt vaksinimit të të gjithë shoqërisë”, thotë zoti Vig.

Sigurimi i vaksinave nga Kina, Rusia dhe përmes Bashkimit Evropian, bëri të mundur që Hungarisë të ketë nivelin e dytë më të lartë të vaksinimit në BE.

Sipas Qendrës Evropiane për Kotrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve më shumë se 66 për qind e të rriturve në Hungari kanë marrë të paktën një dozë. Por javëve të fundit, ritmi i vaksinimit është ngadalësuar dukshëm.

LEXO EDHE:  “Natën me drogë, ditën aktivitete me Bashën”/ Trafikanti i Lulit akuza Topallit

LEXO EDHE:  Zbulohen detaje të reja/ Twitter tregon se si u hakuan llogaritë e figurave më të njohura amerikane

Të dhënat e qeverisë tregojnë se rreth 2 milionë banorë në Hungari ende nuk posedojnë kartë imuniteti, gjë që i kufizon ata nga shumë mundësi që u ofrohen atyre që kanë kartën.

Nbajtja në fuqi e masave kufizueve për të pavaksinuarit është në qendpër të strategjisë së qeverisë për të nxitur vaksinimin, por ajo po e bën këtë “me masa shumë të forta”, tha zoti Vig.

Përmes një deklarate në prill, Unioni i Lirive Civile në Hungari argumentoi se kartat ishin diskriminuese për ata që, “për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore, nuk mund të vaksinohen përkohësisht ose përgjithmonë“, si gratë në faza të caktuara të shatzanisë, ose ata me sëmundje kronike.

Grupe të tilla si dhe shtresa e varfër, pa qasje në internet e kishte të pamundur regjistrimin e detyrueshëm online për t’u vaksinuar, ndërsa sot ata përballen me diskriminim për mungesën e kartës, argumentoi grupi.

Akos Sipos, banor 45 vjeçar në Budapest, nuk ndihet rehat kur tregon kartën e tij para hyrjes në vende publike, por thotë se nuk ka rrugë më të përshtatshme për tejkalimin e situates.

“Kur një fëmijë hyn në kopshtin e fëmijëve, ai ose ajo duhet të merr disa vakisna të caktuara. Nëse e sheh me këtë sy, e njëjta vlen edhe për situatën aktuale. Unë e shoh kartën si një të keqe të domosdoshme”, thotë zoti Sipos.

Zoti Vig nga Amnesty International ngre shqetësimin tjetër se procesi i regjistrimit pëpr vaksinat mund të përdoret për grumbullimin e të dhënave të qytetarëve për përfitime politike.

“Shpresoj shumë që kjo nuk do të përdoret për qëllime elektorale, ose politike në të ardhmen. Por nuk mund të them se jam i sigurt për këtë“, tha ai.

Ndërsa më shumë se 60 mijë tifozë u lejuan në stadiumin “Puskas Arena” javën e kaluar për ndeshjet e futbollit, qeveria e Hungarisë vazhdon të mbajë në fuqi kufizime për protestat, me arsyetimin e rrezikut të përhapjes së pandemicë.

Zoti Vig thotë se kufizime të tilla nuk duhet të vendosen për një kohë të gjatë ose të pakufizuar./voa

LEXO TE PLOTE