Connect with Us

Rrugët kthehen në lumë në Pukë/ Moti i keq le qytetin pa energji elektrike

Aktualitet

Rrugët kthehen në lumë në Pukë/ Moti i keq le qytetin pa energji elektrike

Publikuar

-

Një mot i pazakontë ka përfshirë disa qytete në veri të vendit, edhe pse jemi në mes të majit.

Për shkak të reshjeve të shiut dhe të breshërit në qytetin e Pukës rrugët janë përmbytur duke krijuar një situatë të vështirë për qarkullimin.

Si pasojë e motit të keq është këputur linja 35 kë e Fushë-Arrëzit, dhe ka mbetur i gjithë qyteti pa energji elektrike./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Zero taksa”/ Si i gënjeu Edi Rama bizneset, “fatura” e kripur që do paguajnë qytetarët

Publikuar

-

Nga

“Zero taksa”/ Si i gënjeu Edi Rama bizneset, “fatura” e kripur që do paguajnë qytetarët

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku akuzon kryemkinistrin Edi Rama, se ka gënjyer bizneset, kur premtoi zero taksa, pasi sipas saj a ka faturuar taksën e fiskalizimit.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se taksa e fiskalizimit është një koncesion që buxhetit i ka kushtuar 16 milionë euro dhe që sot do t’i kushtojë 1000-2000 euro në vit çdo biznesi për t’u implementuar.

Sipas Tabakut, kjo do të jetë një kosto më shumë për biznesin, një rrogë më pak në shtëpitë tuaja dhe një çmim më i kripur për shërbimet apo produktet që qytetarët marrin.

I gënjeu bizneset! U premtoi 0 taksa por u ka faturuar taksën e fiskalizimit.

Si në çdo palë zgjedhje, premtojnë diçka që nuk do ta mbajnë. Gënjejnë ditën për diell për t’u hedhur hì syve të shqiptarëve dhe për t’i zhytyr edhe më shumë në varfëri.

Takova sot biznese në një nga zonat e mia elektorale, dega 2, ku u informova për kërkesën e radhës të qeverisë me emrin taksa e fiskalizimit.

Një taksë që është në fakt një koncesion që buxhetit i ka kushtuar 16 mln euro dhe që sot do t’i kushtojë 1000-2000 euro në vit çdo biznesi për t’u implementuar.

Kështu i gënjen Rama shqiptarët, bizneset, të punësuarit.

Kjo do të jetë një kosto më shumë për biznesin, një rrogë më pak në shtëpitë tuaja dhe një çmim më i kripur për shërbimet apo produktet që qytetarët marrin.

Ne, jemi ndryshe! Nuk gënjejmë në premtime! Nuk shfaqemi vetëm për fushatë pasi besojmë tek demokracia dhe tek fryma sipërmarrjes.

Do të jemi çdo ditë jo vetëm për të denoncuar por për të dëgjuar! Qytetarët janë burimi frymëzimit tonë!”-shkruan Jorida Tabaku.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kryetari i bashkisë ka humbur mbështetjen e PS-së”/ Deputeti i Ramës përplasje me Dritan Lelin

Publikuar

-

Nga

Një mbledhje e thirrur nga këshilltarët për të diskutuar mbi problematikat e turizmit në Bashkinë Vlorë, ka futur në sherr Këshillin Bashkiak dhe kreun e kësaj bashkie, Dritan Leli.

Anëtarët e Këshillit Bashkiak kanë kërkuar dhe kanë njoftuar mbledhjen në teatrin “Petro Marko”, ndërsa kryetari Leli e ka anuluar atë duke u shprehur se kështu shkelen masat anti-COVID, ndaj mbledhja duhet zhvilluar online.

Ndërkohë, në lidhje me këtë ka ardhur një reagim i fortë edhe nga deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste në Vlorë, Anduel Tahiraj.

Ky i fundit, në një deklaratë për mediat, tha se ato si këshilltarë bashkiake kanë ndjekur me përpikmëri udhëzimet e ministrisë së Shëndetësisë dhe se mënyra sesi zhvillohet mbledhja e përcakton këshilli bashkiak dhe jo kryetari.

Tahiraj tha se po pengohen tē zgjedhurit e qytetarëve tē ushtrojnë detyrën, ndërsa pretendimi për masat anticovid është qesharak.

Gjithashtu ai theksoi se Leli ka humbur mbështetjen dhe besimin e Partisë Socialiste.

‘Në datën 1 qershor rreth 45 këshilltarë kërkuan një mbledhje jashtë radhës me teme komunikim me kryetarin e bashkisë për sa u përket problematikave në qytet. Kryetari i bashkisë refuzoi të paraqitej në këtë mbledhje me pretendimin e respektimit të masave anti-COVID, por kur është një pretendim qesharak pasi i njëjti kryetra pak ditë më parë dha leje për forca të tjera politike që të zhvillojnë mbledhje në këtë sallë. Ne si këshilltar kemi ndjekur me përpikmëri udhëzimet e ministrisë së Shëndetësisë dhe sot hyn në fuqi mbledhja e 50 vetave në zbatimin e protokollit.

Ne i kemi kërkuar në mënyrë të vazhdueshme duke i dhënë mundësinë që të reflektojnë në të mirë të qyteti gjë që nuk ka ndodhur ndaj edhe sot jemi në këtë ballafaqim. Ne si organ i zgjedhur i përfaqësueve të Vlorës kemi përgjegjësinë morale dhe institucionale të mbështesim qytetarët e Vlorës në lidhje me shqetësimet e tyre. Kryetari i bashkisë së Vlorës ka humbur mbështetjen e PS-së edhe besimin e qytetarëve të Vlorës. Kjo na ka bërë që ne të marrim në dorë fatet e qytetit.

Po dhunon lirinë e fjalisë dhe mundësitë që të jep demokracia. Ky është një ballafaqim publik. Rëndësia e mbledhjes ishte e papërshtatshme që të zhvillohej online. Mënyra sesi do të zhvillohet mbledhja e përcakton këshilli bashkiak dhe jo kryetari.’- tha Tahiraj.

“Plas” mes Dritan Lelit dhe Këshillit Bashkiak/ Sherr për masat anti-Covid

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Kolegji Zgjedhor rrëzon PD për qarkun e Fierit

Publikuar

-

Nga

Kolegji Zgjedhor shqyrtoi ditën e sotme kërkesën-ankesë të PD, për zgjedhjet e 25 Prillit.

Në shqyrtim kaluan ankesat për Qarkun e  Fierit dhe të Elbasanit.

Për qarkun e Fierit, Kolegji Zgjedhor e rrëzoi kërkesën e PD.

Gjithashtu ditën e sotme Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë ankimimin edhe për qarkun e Elbasanit

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike Marash Logu pasi Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e pavlefshmërisë në qarkun e Fierit ka dalë në një deklaratë për mediat.

Ai u shpreh se Kolegji Zgjedhor ka refuzuar të drejtën e trasparencës. Gjithashtu Logu shprehi vendosshmërinë për ti shkuar deri në fund kësaj beteje.

Ne kemi sjellë me qeindra fakte që shpjegonin sistemin kriminal për sistemin Rama-Doshi. Fatkeqësitë Kolegji Zgjedhor refuzoj të drejtën për transparencë. Ne e dimë se kush ka qenë pas këtyre vendimeve.

Këtë betejë jemi të vendosur ta çojmë deri në fund. Në siç e kemi thënë do përdorim çdo mjet për ta çuar ne fudn betejën tonë.

Për të mos lejuar zgjedhjet e krijuara nga krimi, nga 63 milionë euro paga nga heqja e të drejtës së 500 mijë shtetasëve shqiptarë që nuk votuan, apo ka pasur persona që kanë votuar nga 5 apo 6 herë.

Shumë shpejt do njoftoheni edhe për mjetet politike që do të përdorim për të adresuar këtë problematikë”, u shpreh Logu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE