LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Prapa hekurave autorët e masakrës elektorale”/ Basha thirrje institucioneve

14 Maj 2021, 09:37, Politikë CNA
“Prapa hekurave autorët e masakrës elektorale”/ Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha është stacionuar në qytetin e Fierit.

Ai ka deklaruar se votat janë vjedhur nga Partia Socialiste ku i ka cilësuar zgjedhjet si një masakër elektorale. Gjithashtu kreu i PD theksoi se është treguar i durar përballë shantazhit dhe shitblerjes së votës.

Në fjalën e tij Basha ju ka bërë thirrje institucioneve se ka ardhur koha që  ti përgjigjen sfidës që kanë.

?Fushatën e bëmë me program, me qytetari. Ekonomia dhe Europa ishin dy shtyllat e programit tonë. Ne u treguam të vendosur dhe të duruar përballë makinerisë shtetërore të terrorit, intimidimit, shantazhit dhe shitblerjes së votës. Po populli e ka një thënie ?Ruaju nga zemërimi i të duruarit.? Ndaj, koha po skadon me shpejtësi që institucionet t?i përgjigjen sfidës që kanë, sfidës që kanë për të arrestuar dhe vënë prapa hekurave autorët dhe urdhëruesit e masakrës elektorale të 25 prillit, jo cironkat. Sfidës që ka institucioni zgjedhor deri në nivelin e Kolegjit Zgjedhor. Edhe një herë nuk duhet të kemi asnjë iluzion, është i njëjti KAS sot, ai që ishte dje dhe pardje. Ishte KAS-i që hoqi emrat e kandidatëve nga fleta e votimit siç urdhëroi Edi Rama, i njëjti KAS që votoi për të mos i kërkuar prova institucioneve shtetërore?, u shpreh Basha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga