LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD emëron kryetar ish të dënuarin për shpërdorim detyre

14 Maj 2021, 16:10, Politikë CNA
PD emëron kryetar ish të dënuarin për shpërdorim detyre

Pas ndarjes nga jeta të Haris Memës, Partia Demokratike ka emëruar si kryetar dege për një periudhë të përkohëshme në Sarandë nënkryetarin Vesel Koçiu,  ish i dënuar për ?shpërdorim detyre?.

Ndryshe ai mbahet mend dhe si ish kryekomunari, i cili lejoi ndërtimin e objekteve pa leje në mes të ditës në Ksamil.

Ndërkohë që për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi është emëruar Bujar Leskaj, drejtues politik përgjegjës për degën Sarandë dhe Kryesia e Degës.

Kujtojmë që ish zyrtari i ALUIZNI-t në këtë qytet, asokohe, Vesel Koçiu është kallzuar nga KLSH në vitin 2015 me në krye Bujar Leskajn për ?Shpërdorim detyre? në procesin e legalizimit të objekteve në zonën e Ksamilit, në Sarandë.

Ndërkohë që Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë asokohe e pati shpallur fajtorë duke e dënuar me 6 muaj burg.

Sot gjashtë vite më pas, ?ndodh çudia?, dhe ngarkohet kallzuesi të ndjekë procedurat për emërimin në detyrë të të kallëzuarit.

Pra ai që e çoi në ndjekje penale, sot do e prezantojë, ku kallëzuesi do ndjekë procedurat për të kallëzuarin./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga