Connect with Us

Parashikimet e Shkëlqim Muçës për javën e 34-t

Sport

Parashikimet e Shkëlqim Muçës për javën e 34-t

Publikuar

-

Shkëlqim Muça me sa duket është i bindur se titulli kampion do të shkojë në Durrës, pasi nuk e sheh Partizanin si fitues të sfidës për titullin ndaj Teutës.

Në parashikimet e tij të zakonshme në fund të “Rubrika Sportive” për javën e ardhshme, ai mendon se diferenca mes dy skuadrave nuk do të zbresë pas atij dueli, edhe pse nuk do të ketë fitues.

“Kukësi-Bylis, nuk e di, po i japim barazim. Në Vllaznia-Kastrioti fiton Vllaznia. Tirana-Laçi? Barazim. Në Skënderbeu-Apolonia fiton Skënderbeu.

Dhe barazim Teuta-Partizani. 0-0 biles, nuk e them kurrë për rezultate por këtë radhë them 0-0”, deklaroi Muça.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Titullari i Skënderbeut jep “besën”, në Shqipëri luan vetëm për korçarët

Publikuar

-

Nga

Vangjel Zguro është në qendër të merkatos te Skënderbeu. Mbrojtësi ka disa oferta nga Turqia dhe ideja për të luajtur sërish jashtë Shqipërisë është intriguese për mëngjarashin. I afruar nga Tusla në Shtete e Bashkuara të Amerikës, pogradecari zhvilloi pesë muaj fantastik në Korçë dhe për këtë fakt trajneri Memelli e dëshiron në skuadër.

Është vetë lojtari që duket se ka dhënë “besën”, duke iu premtuar drejtuesve se nëse nuk shkon jashtë vendit, në Superligë aktivizohet vetëm me Skënderbeun. Trajneri Memelli është duke projektuar skuadrën e sezonit të ri, teksa portieri Ruçi dhe sulmuesi anësor Vrapi mund të cilësohen si lojtarë të korçarëve.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Çmenduria e Laportës, Mesi dhe Ronaldo bashkë te Barcelona

Publikuar

-

Nga

Kristiano Ronaldo nuk e ka vendosur ende të ardhmen e tij teksa luzitani ka edhe një vit kontratë me Juventus. Mirëpo, me një ofertë të kënaqshm, bardhezinjtë janë të gatshëm ta lënë të lirë 36-vjeçarin. Sakaq, CR7 ka interesin e PSG dhe Mançester Junajtid.

Mirëpo, së fundmi ka dalë në skenë një emër surprizë, Barcolina. Presidenti Huan Laporta ëndërron të bashkojë Mesin dhe Ronaldon në ngjyrat blaugrana.

Megjithatë, presidenti e di mirë vështirësinë e këtij transferimi, si nga ana financiare, po ashtu edhe nga ana sportive duke qenë se Ronaldo ka një të kaluar të lavdishme me Real Madrid. Laporta ia ka rrëfyer dëshirën miqve të tij të afërt, ndërsa e pranon se kjo ide është ekstreme.

LEXO TE PLOTE

Sport

ZYRTARE/ Largim me peshë, mesfushori mbyll bashkëpunimin me Partizanin

Publikuar

-

Nga

Rron Broja nuk është më lojtar i Partizanit. Ka qenë vetë mesfushori që nëpërmjet një postimi të bërë në rrjetet sociale, ka bërë të ditur largimin nga kryeqytetasit.

Lojtarit i skadoi kontrata me të kuqtë pas përfundimit të sezonit dhe një marrëveshje për rinovimin e saj nuk u arrit, çka bëri që palët të shtrëngojnë duart për largimin.

Tashmë mesfushori është një futbollist i lirë dhe në kërkim të një skuadre të re për të vazhduar karrierën.

Broja luajti te Partizani për dy sezone, me të cilët u bashkua në verën e vitit 2019 nga skuadra e Shkupit. Në sezonin e fundit, 25-vjeçari ishte një nga lojtarët kryesorë te “demat e kuq”, ku u aktivizua në 35 ndeshje mes Kupës dhe kampionatit.

LEXO TE PLOTE