Connect with Us

Moviola e derbit/ Cinari offside, Tirana pretendon për dy penallti

Sport

Moviola e derbit/ Cinari offside, Tirana pretendon për dy penallti

Publikuar

-

Është e rrallë që ndeshjet derbi mes Partizanit dhe Tiranës të kalojnë pa kontestime ose pa episode. Megjithatë, derbi i djeshëm i tillë ishte dhe rastet për kontestime, ishin inekzistente. Edhe pse në përgjithësi një ndeshje tepër korrekte, kishte disa momente ku pati protesta.

Në minutën e 14-të, erdhi momenti i parë disi i kontestuar. Ishte Tirana që kërkoi një penallti për një prekje me dorë të topit nga ana mbrojtësit të Partizanit, Eneo Bitrit. Por, gjyqtari Hamiti ishte aty pranë dhe tha që të vazhdohet loja. Kryesori i sfidës vendosi drejt, pasi nuk ishte penallti.

Në minutën e 32-të, është Çinari ai që gjen rrugën e rrjetës, por anësori Myftari e anulon për pozicion të parregullt. Fillimisht, u duk se sulmuesi i Partizanit ishte në pozicion të rregullt, por pamjet i japin të drejtë anësorit, që e anuloi saktë golin e sulmuesi të kuq.

Tri minuta më vonë, Tirana pretendon sërish për penallti, sërish për një prekje me dorë, por kësaj radhe nga ana e Belicës. Hamiti nuk akordon penallti dhe edhe një herë tjetër, kryesori vendos saktë.

Nëse rezultati 0-0 i derbit të kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës ishte i tillë, kjo nuk ishte për shkak të arbitrimit, por për shkak të dy skuadrave që nuk rrezikuan.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

LIVE’ Euro 2020/ Luhen dy sfidat e mbrëmjes, Anglia dhe Kroacia në avantazh

Publikuar

-

Nga

Kanë startuar dy sfidat e mbrëmjes, Kroaci-Skoci dhe Angli-Ceki të vlefshme për ndeshjet e fundit në Grupin D.

Si Kroacia, ashtu dhe Skocia vijnë me shanse reale për kualifikim në këtë sfidë duke marrë parasysh se një 3 pikësh i fituar mbrëmjen e sotme do t’i ngjiste në kuotën e 4 pikëve dhe më pas do të prisnin përfundimin e sfidave në grupet e tjera për të parë nëse mund të kualifikohen në raundin e 1/8-ve.

Nga ana tjetër, Anglia dhe Cekia kanë arritur të sigurojnë një biletë për në raundin e 1/8-ve, teksa përballja e sotme do të përcaktojë së cila skuadër do të jetë kryesuesja e grupit.

LIVE’ Kroaci-Skoci 1-0
LIVE’ Angli-Çeki 1-0

LEXO TE PLOTE

Sport

Barça, Reali e Juventus në kundërsulm: Hiqini sanksionet ndaj klubeve të penduara

Publikuar

-

Nga

Projekti i Super League nuk është shuar ende, kjo për meritë të tre klubeve: Barcelona, Real Madrid dhe Juventus. Pavarësisht kërcënimeve nga UEFA, tre klubet e njohura nuk janë tërhequr akoma.

Qeveria Europiane e Futbollit bëri presion me përjashtim nga kompeticionet europiane, por Ministria e Drejtësisë së Zvicrës, shtet ku ndodhen selitë e UEFA-s, theksoi se nuk ka hapësira ligjore për të dënuar tre klubet “rebele”.

Në krijimin e Super League morën pjesë edhe 9 klube të tjera (Arsenal, Manchester City, Manchester United, Liverpool, Chelsea, Tottenham, Inter, Milan, Atletico Madrid).

Të gjashtë klubet u tërhoqën pas presionit të UEFA-s, teksa nënshkruan një marrëveshje për të paguar një gjobë prej 15 milion eurosh në total dhe për të hequr dorë nga 5% e fitimeve që do të vijnë nga sezoni i ardhshëm.

New York Times shkruan se Barcelona, Reali dhe Juventusi, nëpërmjet A22 (kompania e krijuar për t’i dhënë jetë Super League) kanë paraqitur një kërkesë në Gjykatën e Madridit për të anuluar sanksionet dhe marrëveshjen mes klubeve të penduara dhe UEFA-s.

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Mesi tregon klasin, rrëzon në tokë kundërshtarin me driblimin fantastik

Publikuar

-

Nga

Argjentina arrit të mposhtë minimalisht 1-0 Paraguain duke u kualifikuar kështu për në raundin tjetër të kompeticionit ”Copa America’’.

Lionel Mesi luajti gjatë gjithë ndeshjes ku edhe pse nuk u bë protagonist në rezultat nuk mund të mos bëhet pjesë e mediave me bëmat që bën në fushë.

Në minutat shtesë të ndeshjes, Mesi nuk e ndjeu farë lodhjen e 90 minutave duke dribluar 2 lojtarë të Paraguait me lehtësinë më të madhe. Pamjet janë bërë virale dhe jo më kot ‘’pleshti’’ cilësohet si më i miri i të gjitha kohërave.



 

LEXO TE PLOTE