Connect with Us

Menaxhimi i vaksinimit/ Opozita kritikon Qeverinë

Kosova & Rajoni

Menaxhimi i vaksinimit/ Opozita kritikon Qeverinë

Publikuar

-

Partitë opozitare në Kosovë kritikuan Qeverinë e Kosovës për, siç thanë, dështimin për ta menaxhuar procesin e vaksinimit të qytetarëve kundër koronavirusit.

Reagimet e dy partive opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, vijnë pasi në mëngjesin e së premtes, Policia e Kosovës u desh të ndërhyjë për të vënë rend pranë sallës “1 Tetori” në Prishtinë, ku ishin mbledhur një numër i madh qytetarësh, për t’u vaksinuar kundër koronavirusit.

Në sallën “1 Tetori”, prej 12 majit, ka nisur vaksinimi i personave mbi 65 vjeç. Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, tha në një konferencë për media se Qeveria e kryeministrit Albin Kurti duhet të mbajë përgjegjësi morale dhe penale, pasi, sipas tij, shteti ka bërë “krim ndaj qytetarëve”.

“Sot ishim dëshmitarë të skenave tronditëse, ku të moshuarit shtyheshin me njëri-tjetrin, pa fajin e tyre, për ta marrë një vaksinë, ndërsa Qeveria, kryeministri Kurti, ministri [i Shëndetësisë, Arben] Vitia i kishin braktisur ata dhe po i braktisin çdo ditë qytetarët në një betejë të vështirë me pandeminë”.

“Sot ishim dëshmitarë se mungoi shteti, mungoi kryeministri dhe mungoi ministri i Shëndetësisë. Kjo për ne, si PDK, është e papranueshme dhe është e patolerueshme”, tha Hoxhaj.

Deputeti i LDK-së, njëherësh ish-ministër i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se pamjet e sotme pranë sallës “1 Tetori” janë pasojë e neglizhencës së ekzekutivit.

LEXO EDHE:  Kosova: Ligji dhe humanizmi, puna dhe dinjiteti, shpresa për Tiranën

“Qeveria, e udhëhequr nga Albin Kurti, dhe ministri Vitia sot kanë rrezikuar qytetarët, duke u bërë shpërndarës të infeksionit, por edhe duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën e tyre”, tha Zemaj.

Zemaj tha se Qeveria Kurti nuk po e respekton as planin e imunizimit kundër sëmundjes që e shkakton koronavirusi, COVID-19, dhe ftoi organet kompetente që të hetojnë këtë gjë.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës tha të premten se në sallën “1 Tetori” mund të vaksinohen vetëm qytetarët e Prishtinës.

Ministria tha se grumbullimi i një numri të madh të personave në qendrën e vaksinimit në Prishtinë është rezultat i shkuarjes së qytetarëve të komunave të tjera atje.

“Qytetarët e komunave të tjera të Republikës së Kosovës luten që t’u drejtohen qendrave të vaksinimit në komunat e tyre, me qëllim që të marrin informatat e duhura dhe të vaksinohen”, tha Ministria e Shëndetësisë.

Në Kosovë, imunizimi i qytetarëve kundër COVID-19 bëhet përmes një plani të ndarë në tri faza.

Në fazën e parë janë vaksinuar të moshuarit mbi 80 vjeç, punëtorët shëndetësorë dhe personat me sëmundje kronike.

Në fazën e dytë është paraparë që të vaksinohen personat 65-79 vjeç, mësuesit dhe forcat e sigurisë, të përfshira në menaxhimin e pandemisë.

Ndërkaq, në fazën e fundit është thënë se do të vaksinohen 50 për qind e popullatës.REL

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Diplomacia italiane inkurajon bisedimet Kosovë-Serbi

Publikuar

-

Nga

Ministri i punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio u bëri thirrje të martën Kosovës dhe Serbisë që të vazhdojnë bisedimet në një frymë të hapur për të arritur rezultate pozitive nga ky proces.

Ai i bëri këto komente gjatë një vizite në Prishtinë, ku po takohet me udhëheqësit e intitucioneve. Zoti Di Maio që erdhi në Kosovë nga vizita në Serbi tha se mbështetja euro-atlantike për bisedimet është një mundësi e mirë për Kosovën dhe Serbinë.

“Lehtësimi nga Bashkimi Evropian dhe mbështetja e fortë nga Shtetet e Bashkuara janë një mundësi e madhe historike për dy vendet. Kosova nuk duhet të ketë frikë nga asgjë, bisedimet përkundrazi do të shërbej vetëm në përforcimin statusit të saj në nivel ndërkombëtar”, tha ministri i jashtëm Italian, duke bërë thirrje që vendet e Ballkanit Perëndimor të punojnë së bashku kundër barrierave dhe të arrihet një pajtim në rajon.

Diplomatët perëndimor janë vënë në përpjekje për të përshpejtuar procesin e bisedimeve me shpresë për një marrëveshje para vitit të ardhshëm kur Serbia mban zgjedhjet parlamentare e presidenciale, gjë që do të çonte në një pezullim të ri të procesit të filluar dhjetë vjet më parë nga të dyja vendet, që aspirojnë integrimet evropiane.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takuan javën e kaluar për herë të parë në Bruksel në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyjave vendeve por pa asnjë rezultat.

Duke raportuar për bisedimet me Kosovën, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u tha sot deputetëve të parlamentit serb se Serbia nuk ka nevojë për një konflikt të ngrirë me Kosovën.

LEXO EDHE:  Kosova “shpëton” turizmin e Shqipërisë/ Në gusht përbënin 62% të hyrjeve

LEXO EDHE:  Enver Hoxhaj i kundërpërgjigjet Serbisë/ Pa njohur Kosovën, nuk ka pajtim

“Mos u gëzoni me konfliktin e ngrirë, për fat të keq kam frikë se ai do të mbetet ashtu, frikësohem”, tha ai duke nënvizuar se një marrëveshje kompromisi është e vetmja zgjidhje, ndonëse nuk tha se cili mund të jetë ai.

“Ajo që është problem, më i madhi që e shoh sot si president i Serbisë është se unë nuk shoh zgjidhje, nuk e shoh se si do të dukej kjo zgjidhe e kompromisit dhe nuk shoh qëllim nga pala tjetër për diskutim”, tha ai.

Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian dhe është zotuar se nuk do ta njohë atë, duke kërkuar siç thuhet, një zgjidhje kompromisi, ndërsa Kosova e cilëson të panegociueshme pavarësinë e saj. Por, kërkon nga Kosova që të zbatoj marrëveshjet e arritura në Bruksel posaçërisht atë për themelimin e Asociacionit të komuanve me shumicë serbe.

Por, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka hedhur poshtë çdo mundësi që të krijohet një asociacion një etnik në Kosovë. Kryeministri Kurti nesër pritet të takohet me presidentin francez, Emanuel Macron në Paris, në një përpjekje për të shtyrë përpara arritjen e një marrëveshjeve normalizimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, bisedimet ndërmjet të cilëve pritet të vazhdojnë në fund të muajit korrik./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Luigi di Maio vizitë zyrtare në Kosovë/ “Qëllimi ynë është stabilizimi dhe demokratizimi përfundimtar”

Publikuar

-

Nga

Luigi di Maio vizitë zyrtare në Kosovë/ “Qëllimi ynë është stabilizimi dhe demokratizimi përfundimtar”

Ministri i Jashtëm i Italisë Luigi di Maio ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë zyrtare në Kosovë.

Pas takimit me ministren e Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla, Di Maio ka marrë pjesë në seancën plenare në Kuvendin e Kosovë.

Në fjalën e tij, Luigi di Maio theksoi se mbajtja e kontakteve dëshmon vullnetin për zhvillimin e marrëdhënieve mes vendeve.

Ky dimension bashkëpunimi dypalësh së shpejti do të rritet. Në takimet e mia të sotme pata mundësinë të thelloj bashkëpunimin mes vendeve tona. Ju e dini mirë se mund të mbështeteni plotësisht tek Italia. Historia ka treguar se ajo që ndodh në këtë pjesë të kontinentit europian ka pasoja të menjëhershme në Europë dhe kjo kërkon pjesëmarrje aktive”, tha Di Maio.

LEXO EDHE:  Kosova: Ligji dhe humanizmi, puna dhe dinjiteti, shpresa për Tiranën

LEXO EDHE:  Malli për familjen nuk të mbron nga infektimi me Corona, por maska e distanca

Gjithashtu gjatë vizitës së tij zyrtare në Kosovë, Italia dhe Kosova nënshkruan marrëveshje për eliminimin e tatimit të dyfishtë sa i përket tatimit në të ardhura dhe parandalimin e evazionit fiskal dhe shmangies./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Covid-19 në Kosovë/ Dy raste të reja në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Në Kosovë u raportua të hënën për dy raste të reja me koronavirus. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, dy rastet rezultuan pas testimit të 1,328 mostrave.

Në 24-orëshin paraprak nuk u regjistrua asnjë viktimë nga koronavirusi, ndërsa u shëruan 14 pacientë. Raste aktive me koronavirus aktualisht janë 162.

Kosova, prej konfirmimit të rasteve të para në mars të vitit të kaluar, ka regjistruar në total 107,655 raste pozitive. Prej tyre, 2,252 pacientë kanë vdekur dhe 105,241 janë shëruar.

LEXO EDHE:  Kosova: Ligji dhe humanizmi, puna dhe dinjiteti, shpresa për Tiranën

LEXO EDHE:  Kosova: Ligji dhe humanizmi, puna dhe dinjiteti, shpresa për Tiranën

Fushata e vaksinimit kundër koronavirusit në Kosovë ka nisur në fund të muajit mars. Deri të hënën, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë dhënë 134,391 vaksina.

Mbi 19,000 vetë janë vaksinuar me nga dy doza./ REL

LEXO TE PLOTE