Connect with Us

Lajm i mirë nga QSUT/ Ekpi i kirurgjisë kryen ndërhyrjen e rrallë laparoskopike

Shëndeti

Lajm i mirë nga QSUT/ Ekpi i kirurgjisë kryen ndërhyrjen e rrallë laparoskopike

Publikuar

-

Lajm i mirë nga QSUT/ Ekpi i kirurgjisë kryen ndërhyrjen e rrallë laroskopike tek një 40-vjeçare

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ndarë një lajm të mirë në rrjetet sociale.

Ajo njofton se në QSUT në Spitalin Kirurgjikal është është kryer me sukses një ndërhyrje e rrallë laparoskopike tek një 40-vjeçare.

Manastirliu falenderon mjekët me në krye prof. Arvin Dibrën, prof. asc. Majlinda Naço, dr. Ana Mandi etj, të cilët arritën të kryenin me sukses një ndërhyrje të tillë me shkallë të lartë vështirësie

LEXO EDHE:  Fluks pacientësh në urgjencën e QSUT/ Flet mjeku: Dy herë më shumë se vitin e kaluar

“Një ndërhyrje e rrallë laparoskopike, e shkallës shumë të lartë të vështirësisë, është kryer në Spitalin Kirurgjikal në #QSUT tek një 40-vjeçare, falë zotësisë së ekipit të kirurgjisë dhe infrastrukturës moderne që kemi siguruar, përmes investimit #transformues me ndërtimin e Spitalit të Ri Kirurgjikal

Super punë e prof. Arvin Dibrës, prof. asc. Majlinda Naço, dr. Ana Mandi, asistentët Rigers Gjyli, Renata Ceni dhe instrumentare Feranda Demiri”, shkruan ajo./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Lufta kundër Covid-19/ Mbërrijnë në Rinas të tjera doza vaksinash

Publikuar

-

Nga

Lufta kundër Covid-19/ Mbërrijnë në Rinas të tjera doza vaksinash

Vetëm pak minuta më parë kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” disa doza të tjera vaksinash.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili tregon se kanë ardhur 11,700 vaksina Pfizer.

Aeroporti “Nënë Tereza” – 11,700 vaksina Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke kaluar mbi 967 mijë sasinë e vaksinave të mbërritura deri tani”, shkruan kreu i qeverisë.

LEXO EDHE:  PD denoncoi rënien e suvasë te Pediatria/ Reagon QSUT: Kanë nisur hetimet

LEXO EDHE:  Taulant Muka shpjegon pse QSUT u kthye në vatër infeksioni për Covid

Ndërkohë, kujtojmë se që nga janari i vitit 2021 janë kryer mbi 800 mijë vaksinime në të gjithë vendin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

A ndihmon vërtet një dietë me bazë bimore për të mposhtur COVID-19 ?

Publikuar

-

Nga

A ndihmon vërtet një dietë me bazë bimore për të mposhtur COVID-19 ?

Që nga fillimi i pandemisë, janë sugjeruar ushqime ose dieta të caktuara që mund të ofrojnë mbrojtje kundër COVID-19. Por a janë të besueshme këto lloj pretendimesh?

Një studim i fundit i botuar në BMJ Nutrition, “Prevention and Health” u përpoq të provonte këtë hipotezë. Ai zbuloi se profesionistët shëndetësorë të cilët raportuan ndjekjen e dietave që janë vegjetariane, vegane ose peskatariane (ato që përjashtojnë mishin por përfshijnë peshkun) kishin një rrezik më të ulët të zhvillimit të COVID-19 të moderuar deri në të rëndë.

Për më tepër, studimi zbuloi se ata që mbanin një dietë me pak karbohidrate ose proteina të larta dukej se kishin një rrezik në rritje të kontraktimit të COVID-19 mesatarisht të rëndë.

Studimi nuk sugjeron që dieta mund të ndryshojë rrezikun e infektimit. As nuk gjeti lidhje midis llojit të dietës dhe kohëzgjatjes së sëmundjes. Përkundrazi, studimi sugjeron vetëm se ekziston një lidhje midis dietës dhe rrezikut specifik të zhvillimit të simptomave të moderuara deri në të rënda COVID-19.

LEXO EDHE:  Manastirliu qetëson qytetarët/ Asnjë vonesë për ndërhyrjet kirurgjikale me instrumentat e rinj
LEXO EDHE:  Lulzim Basha përfundon në QSUT/Anulohen takimet e tij elektorale

Kur bëhet fjalë për përpjekjen për të përcaktuar dietën më të mirë për mbrojtjen nga COVID-19, e vërteta është se ne nuk kemi të dhëna të mjaftueshme cilësore edhe me rezultatet e këtij studimi, të cilat janë një grup i vogël të dhënash dhe vetëm vëzhguese.

Tani për tani, provat e forta nuk ekzistojnë për të sugjeruar që të qenit vegjetarian ose peskatarian mbron nga COVID-19 kështu që nuk ka nevojë të nxitoni për të ndërruar dietën tuaj si rezultat i këtij studimi. Sidoqoftë, ajo që dimë është se mbajtja aktive, ngrënia e një diete të shëndetshme të arsyeshme dhe mbajtja nën kontroll e peshës ndihmon për të na forcuar nga një gamë e gjerë çështjesh shëndetësore dhe kjo mund të përfshijë COVID-19.

Ndoshta këshilla më e mirë është thjesht të ndiqni udhëzimet e përgjithshme dietike: domethënë, që ne duhet të hamë një shumëllojshmëri ushqimesh, kryesisht perime, fruta, arra, fara dhe drithëra./ CNA.al

Marrë nga The Conversation

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Kush e ka kaluar COVID-in nuk ka nevojë për t’u vaksinuar”/ Alimehmeti flet për studimet e fundit

Publikuar

-

Nga

Alimehmeti jep lajmin e mirë/ “Pandemia drejt shuarjes”

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti ka komentuar studimet e fundit në Izrael dhe SHBA të cilët kanë treguar se personat që e kanë kaluar koronavirusin janë të mbrojtur dhe nuk kanë nevojë të vaksinohen.

Alimehmeti u shpreh se studimi doli në përfundimin se vaksina nuk na mbron 100%, ndaj nuk ka asnjë benefit që personat që e kanë kaluar COVID-in të vaksinohen.

“Tek këta njerëz që e kishin kaluar asnjë nuk u infektua, ndërkohë që kishte njerëz që nuk e kishin kaluar. Ata të pavaksinuar kishin numrin më të madh që u infektuan 99,3% dhe vetëm 0.7% ishin persona që nuk e kishin kaluar dhe që ishin vaksinuar dhe në këtë rast del që vaksina s’na mbulon 100% dhe po këta autorë dalin dhe thonë se nuk gjejmë asnjë benefit për personat që e kanë kaluar që dhe të vaksinohen”, tha Alimehmeti.

LEXO EDHE:  LSI akuza të forta Ramës/ Nuk kursen as jetët e njerëzve

LEXO EDHE:  Taulant Muka shpjegon pse QSUT u kthye në vatër infeksioni për Covid

Sipas tij, politikat e vaksinimit duhet të rishikohen, pasi po vaksinohen në masë personat që e kanë kaluar koronavirusin.

“Në qoftë se prioritizonim ata që s’e kanë kaluar dhe vaksinojmë ata të parët shtojmë imunitetin kolektiv sepse ne aktualisht kemi një mbivendosje të personave që e kanë kaluar dhe janë vaksinuar”, shtoi mjeku./CNA.al

LEXO TE PLOTE