Connect with Us

Kënga që do të dëgjoni gjithë verën! Prezantohet himni i Europianit

Sport

Kënga që do të dëgjoni gjithë verën! Prezantohet himni i Europianit

Publikuar

-

Dyshimet se ku do të zhvillohet Europiani i këtij viti kanë marrë fund dhe UEFA ka vendosur që të bëjë publike edhe atë që do të jetë kolona zanore e turneut. Sot është prezantuar “We are the People”, kënga e cila do të shoqërojë turneun gjatë të gjithë verës, e krijuar falë një bashkënimi të emrave të njohur të muzikës.

DJ i njohur Martin Garrix ka qenë ai që ka bërë përmbledhjen muzikore, me bashkëpunimin e kitaristit të U2, The Edge, ndërsa ai që këndon është pikërisht solisti i këtij grupi, Bono.

Videoklipi, ndryshe nga herët e tjera, nuk ka patur në epiqendër yjet aktual të futbollit botëror, por është ndalur të futbolli i femrave, të shoqëruara kudo edhe me ngjyrat e flamurit të Irlandës, pasi vetë Bono është irlandez dhe ka dashur të nderojë kështu origjinën e tij.

Muzika, si zakonisht për turne të tillë, do të kthehet në hit, ndërsa pjesëza të saj do të shoqërojnë padyshim të gjithë programet televizive apo spotet publicitare për aktivitetin, për t’u transformuar në kolonën zanore të kësaj vere. Europiani i këtij viti starton në 11 qershor dhe mbaron në 11 korrik.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

LIVE| Italia e papërmbajtshme, Lokateli gjen rrugën e rrjetës (VIDEO)

Publikuar

-

Nga

Ka startuar në orën 21:00 sfida Itali-Zvicër e vlefshme për ndeshjen e dytë të Grupit A në Kampionatin Europian.

Azzurrët e nisën vrullshëm turneun duke mundur pastër 3-0 Turqinë në ndeshjen hapëse, teksa përveç rezultatit Italia dhuroi dhe spektakël në fushë. Të gjithë sytë janë nga italianët pasi forma e tyre e mirë i ka bërë një ndër pretendentët kryesorë të turneut dhe mbrëmjen e sotme nuk mund të zhgënjejnë.

Roberto Mançini ka vendosur t’i besojë të njëjtët skuadër që triumfoi ndaj Turqisë, me përjashtim të mbrojtësit Florenci vendin e të cilit do ta zërë futbollisti i Napolit, Di Lorenco. Në sulm do të jetë tredhëmbëshi, Insinje, Berardi dhe lideri Imobile.

Nga ana tjetër, Zvicra do të tentojë gjithçka mbrëmjen e sotme pas atij barazimi zhgënjyes ndaj Uellsit. Skuadra e udhëhequr nuk kërkon të humbasë terren dhe pas fitores të Uellsit ndaj Turqisë, e cila u dërgon ishullorët në kuotën e 4 pikëve.

Trajneri Petkoviç do të hedhë në fushë një formacion 3-4-3, me Granit Xhakën kapiten në mesfushë, ndërsa Shaqiri në rolin e trekuartistit në ndihmë të Embolo dhe Seferoviç.

LIVE: ITALI-ZVICËR 1-0

Lokateli 26′

KOMENTI LIVE: 

26′ GOOOOL ITALIA 1-0/ Aksion fantastik i italianëve, Lokateli gjen rrugën e rrjetës pas asistit mjaft të bukur të Berardit. 

 

LEXO TE PLOTE

Sport

ZYRTARE/ Bledi Shkëmbi emërohet trajneri i ri i Dinamos

Publikuar

-

Nga

Nuk ka më dyshime! Bledi Shkëmbi do të jetë trajner i ri i Dinamos. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi kryeqytetas, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, teksa bëhet me dije, se korçari do të prezantohet zyrtarisht para mediave, ditën e enjte (17 qershor) në orën 11:00.

Shkëmbi do të drejtojë “nëndetësen” në elitë, pas plot 9 vitesh mungesë. Plani i drejtuesve blu është që t’i rikthejnë 18 herë kampionëve të vendit, lavdinë e dikurshme. Me prezantimin e trajnerit të ri, në ditët në vijim pritet të zyrtarizohen edhe lëvizjet e shumta në merkato.

NJOFTIMI I KLUBIT: 

Dinamo zyrtarizon trajnerin e ri, Bledi Shkëmbi Bledi Shkëmbi është trajneri i ri i Dinamos. 41-vjeçari ka marrë besimin e presidentit Adrian Bardhi për zbatimin e projektit madhor për rikthimin e Dinamos në nivelet e duhura. Ish-trajneri Ilirisë së Prizrenit dhe Ballkanit në Kosovë dhe Teutës në Shqipëri, do të prezantohet ditën e Enjte në orën 11:00 në ambjentet e Vila Pascucci!

LEXO TE PLOTE

Seria A

Panik në Itali, gjendet një bombë pranë stadiumit “Olimpico”

Publikuar

-

Nga

Teksa ka mbetur më pak se një orë nga starti i sfidës Itali-Zvicër, një alarm për bombë ka alarmuar autoritetet italianë të cilët kanë evakuar njerëzit nga zona rreth stadiumit.

Në zonën e Piazza Mazzini një qytetar ka telefonuar policinë pas ka vënë re një fitil i cili dilte nga një makinë e tipit ‘’Smart’’. Menjëherë në vendin e dyshuar kanë mbërritur policia e cila ka evakuar tifozët nga zona jashtë stadiumi për të parë nga afër rastin.

Nga këqyrja në zonë u verifikua se brenda Smartit ishte një bombë e cila dukej se ishte ndërtuar në shtëpi, që më pas është çaktivizuar nga forcat xheniere italiane. Në Italia janë të shqetësuar dhe kanë nisur menjëherë hetimet për rastin, pasi në stadiumin ‘’Olimpico’’ mbrëmjen e sotme priten 16 mijë të pranishëm.

LEXO TE PLOTE