Connect with Us

Kapshtica qëndron e mbyllur/ Greqia shtyn masat me Shqipërinë deri në datën 24 maj

Aktualitet

Kapshtica qëndron e mbyllur/ Greqia shtyn masat me Shqipërinë deri në datën 24 maj

Publikuar

-

Edhe pse situata nga koronavirus në vend është drejt normalizimit Greqia ka shtyrë masat me Shqipërinë deri në datë  24 Maj.

Mësohet se pika kufitare e Kapshticës nuk ka për të qenë e hapur, pasi nuk lejohet hyrja.  Ndërsa, pika kufitare e Kakavijës do do të qëndrojë hapur nga ora 07:00 deri në orën 19:00.

Për 400 persona lejohet kalimi në Kakavijë. Sipas rregullit, në Kakavijë, lejohet kalimi për shtetas grekë ose me leje qëndrimi.

“Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 24.05.2021.

LEXO EDHE:  Ekonomia dixhitale rritet me 40% në nivel global

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.”, thuhet ne njoftim./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pamje nga fushat e Malësisë së Madhe/ Rama: Shëmbëlltyrë frymëzuese

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga fushat piktoreske të Malësisë së Madhe. Në një postim në rrjetet sociale Rama është shprehur se falë punës së palodhur dhe financave të qeverisë përmes AZHBR dhe programit të ndihmës evropiane për bujqësinë, këto fusha mund të bëhen prodhuesit kryesor të bimëve medicinale në rajon.

Shihni këto qindra hektarë fusha piktoreske në Malësi të Madhe të familjes Skora dhe fermerëve të zonës, shembëlltyrë frymëzuese e Shqipërisë që duam, ku falë punës së palodhur e mbështetjes së merituar financiare edhe nga qeveria shqiptare, përmes AZHBR dhe programit të ndihmës europiane për bujqësinë, kjo kompani synon të bëhet prodhuesja më e madhe e bimëve medicinale në rajon”, ka shkruar Rama./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provimet e Maturanëve/ Kushi: Optimiste, një pjesë e mirë kanë shkëlqyer

Publikuar

-

Nga

Provimet e Maturanëve/ Kushi: Optimiste për rezulatet e provimit të gjuhës së huaj

Ministrja e Arsimit Evis Kushi është shprehur optimiste përsa i përket provimit të parë të marturantëve në gjuhën e huaj. Në një postim në rrjetet sociale ajo ka bërë me dije linkun e rezultateve dhe u ka uruar suksese të mëtejshmë maturanëtve.

Jam optimiste për rezultatet e maturantëve tanë në provimin e parë të Maturës Shtetërore, gjuhë e huaj, ku një pjesë e mirë kanë shkëlqyer me rezultatet e tyre maksimale. Urimet më të mira të gjithëve”, ka shkruar Kushi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dënohet zyrtarja e lartë e LSI/ GJKKO jep vendimin

Publikuar

-

Nga

Kuvendi miratoi shkarkimin e Metës/ LSI nis sulmet ndaj deputetëve: U bëtë noter të çmendurisë së Ramës

Ish kryebashkiakja e Gjirokastrës Zamira Rami, është dënuar nga GJKKO me një vit burgim për shpërdorim detyre.

Rami akuzohej nga SPAK, se ka shkelur Ligjin, duke shkatërruar dy prona private, gjatë realizimit të dy projekteve.

Sipas SPAK, shkeljet janë kryer gjatë zbatimit të projektit për‘ Rikonstruksionin e rrugës Kryqëzim me rrugën nacionale (Postbllok) – Sheshi i Çerçizit” si dhe për ‘Rikualifikimin e hapësirave publike dhe rrugës hyrëse pranë Memorialit të Rilindësve në Gjirokastër./CNA.al

LEXO TE PLOTE