Connect with Us

Ishte shoqëruar për vrasjen e Everest Çakës/ Si u arratis nga komisariati Mirjan Dedja

Kronika

Ishte shoqëruar për vrasjen e Everest Çakës/ Si u arratis nga komisariati Mirjan Dedja

Publikuar

-

“E qëlluan me breshëri plumbash”/ Bashkëshortja rrëfen detajet e krimit të rëndë në Elbasan

Mirjan Dedja (Asllani), personi i shoqëruar për vrasjen e Everest Çakës, është arratisur nga komisariati i Elbasanit.

39-vjeçari është arratisur nga dhomat e shoqërimit rreth orës 6 të mëngjesit të ditës së djeshme.

Dedja është emër i njohur për blutë e Elbasanit, pasi është person me precedentë të mëparshëm penalë, ndërsa në dhomat e komisariatit ka qëndruar një ditë.

Ai i ka kërkuar efektivëve të shkojë në WC me pretendimin se ka dhimbje barku dhe ka shfrytëzuar momentet e lëvizjes nga qelia për ti ikur nga duart policisë.

LEXO EDHE:  Do hetojnë shkeljet e Metës/ Kush janë anëtarët e Komisionit Hetimor

Mësohet se që në momentet e para të shoqërimit, Dedja ka shfaqur shenja të forta të nervozizmit, por është neutralizuar nga blutë.

39-vjeçari është arrestuar në vitin 2018, pasi ngacmoi seksualisht një vajzë të mitur dhe në momentet e ndërhyrjes së policisë ka goditur për shkak të detyrës një efektive./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident në Qafën e Llogarasë/ Furgoni humb kontrollin, përmbyset në rrugë

Publikuar

-

Nga

Aksident në Qafën e Llogarasë/ Furgoni humb kontrollin, përmbyset në rrugë

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Qafën e LLogarasë duke bllokuar akset e kalimit.

Mësohet se drejtuesi i furgoni ka humbur kontrollin e mjetit duke u përmbysur në  rrugë.

Fatmirësisht nga aksidenti ka mbetur i plagosur lehtë vetëm drejtuesi i mjetit.

Furgoni ka bllokuar të dyja akset e lëvizjes duke shkaktuar trafik në qafën e Llogarasë.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, që pritet të lirojë dhe rrugën./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga, humb jetën një person

Publikuar

-

Nga

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Fier.

Një makina ka dalë nga një rrugë në Carkan, ku si pasojë ka humbur jetën një person.

Policia dhe zjarrfikëset janë drejtuar për në vendin e ngjarjes, ndërsa sipas BW identifikimi i viktimës ende nuk është bërë i ditur./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dënohet zyrtarja e lartë e LSI/ GJKKO jep vendimin

Publikuar

-

Nga

Kuvendi miratoi shkarkimin e Metës/ LSI nis sulmet ndaj deputetëve: U bëtë noter të çmendurisë së Ramës

Ish kryebashkiakja e Gjirokastrës Zamira Rami, është dënuar nga GJKKO me një vit burgim për shpërdorim detyre.

Rami akuzohej nga SPAK, se ka shkelur Ligjin, duke shkatërruar dy prona private, gjatë realizimit të dy projekteve.

Sipas SPAK, shkeljet janë kryer gjatë zbatimit të projektit për‘ Rikonstruksionin e rrugës Kryqëzim me rrugën nacionale (Postbllok) – Sheshi i Çerçizit” si dhe për ‘Rikualifikimin e hapësirave publike dhe rrugës hyrëse pranë Memorialit të Rilindësve në Gjirokastër./CNA.al

LEXO TE PLOTE