LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Identifikohet një nga viktimat në Kolonjë/ Policia jep detaje për aksidentin e rëndë

14 Maj 2021, 12:43, Kronika CNA
Identifikohet një nga viktimat në Kolonjë/ Policia jep detaje

Policia e Lushnjës jep detaje nga aksidenti i rëndë i ndodhur pak më parë në Kolonjë, ku humbën jetën babë e bijë.

Policia njofton se mjeti tip ?Twoyta? ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal, ku për pasojë ka humbur jetën 68-vjeçari Xh. O., me të bijën, ende të paidentifikuar.

“Sot rreth orës 13:20, në rrugën dytësore Kolonjë-Bubullimë, në urën e fshatit Bubullimë, automjeti tip ?Toyota? ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Xh. O., 68 vjeç, banues në Berat, dhe një shtetase ende e paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./CNA.al

Lajmet e fundit nga