Connect with Us

I akuzuar për korrupsion/ Sekuestrohen mbi 51 milion lekë dhe 177 mijë euro, mjekut Edvin Prifti

Aktualitet

I akuzuar për korrupsion/ Sekuestrohen mbi 51 milion lekë dhe 177 mijë euro, mjekut Edvin Prifti

Publikuar

-

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sekuestro mbi llogaritë në emër të mjekut Edvin Prifti duke i sekuestruar shumën prej 51.479.368 Lekësh dhe shumën prej 177.497 Euro.

Njoftimi i plotë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po kryen hetime në kuadër të procedimit penal nr.102/2 të vitit 2020, në ngarkim të të hetuarit E. P. (aktualisht nën masën e sigurimit “Pezullim i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale), i dyshuar për kryerjen e veprave të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” (më shumë se një rast) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 259 dhe 287 të Kodit Penal.

Policia Gjyqësore pranë Policisë së Shtetit ka kryer një hetim të thelluar financiar dhe pasuror të shtetasit E.P. dhe subjekteve tregëtare të krijuar prej tij (Persona Fizik). Falë një hetimi intensiv u grumbulluan prova që krijojnë dyshime se nga ana e të hetuarit është ngritur një skemë e mirëfilltë kriminale që konsistonte në paraqitjen e faturave tatimore fallco me qëllim shmangien nga pagimi i tatimeve. Gjithashtu nga verifikimi i llogarive bankare të shtetasit E.P. apo personave fizik të regjistruar në emër të tij është konstatuar se ky shtetas kryente depozitime Cash në llogari bankare të hapura në banka të ndryshme të nivelit të dytë.

LEXO EDHE:  Historia tronditëse/ Kreu i SPAK, ish-hetuesi i diktaturës që çonte në Spaç “armiqtë" e partisë

Nisur nga sa më sipër, duke qenë se ekziston dyshimi që shumat e parave të depozituara në bankë, në Cash, nga ana e të hetuarit E. P. (në llogarinë personale apo të PF të krijuar prej tij) janë produkte të veprës penale Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar Gjykatës vendosjen e sekuestros preventive.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.150 datë 11.05.2021, ndërmjet të tjerave ka vendosur:

Vendosjen e sekuestros preventive mbi llogaritë bankare (llogari rrjedhëse, depozitë pa/me afat apo investime në obligacione) në emër të shtetasit E. P. apo subjekteve tregëtare në pronësi të tij në shumat:

Sekuestrimin e shumës 51.479.368 Lek.

Sekuestrimin e shumës 177.497 Euro. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Situata nga Covid në Kosovë/ Një humbje jete dhe tetë raste të reja

Publikuar

-

Nga

Situata nga Covid në Kosovë/ Një humbje jete dhe tetë raste të reja

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të dielën se një person ka vdekur dhe janë regjistruar tetë raste të reja me koronavirus.

Sipas raportit ditor të MSH-së, rastet e reja dolën pas testimit të 2.112 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë.

Gjatë 24 orëve janë shëruar edhe nëntë pacientë, ndërkaq raste aktive janë 174 .

Kosova në total ka regjistruar 107.653 raste me COVID-19. Prej tyre, 2.225 pacientë kanë vdekur dhe 105.227 janë shëruar.

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit janë vaksinuar 965 persona kundër koronavirus. Në total, Kosova ka administruar 133.868 doza të vaksinës, ndërkaq 17.811 qytetarë janë vaksinuar plotësisht.

LEXO EDHE:  Gara për drejtimin e SPAK/ KLP fillon intervistat me tre kandidatët

LEXO EDHE:  “SPAK duhet t'i verë frerë”/ Ngjela “shuplakë” Ramës

Më 15 qershor, në Kosovë ka nisur fushata e vaksinimit masiv. Autoritetet mëtojnë që deri në fund të vitit të vaksinojnë 60 për qind të popullatës.

Aktualisht, vaksinimi po kryhet me dozat që Kosova ka marrë donacion nga Bashkimi Evropian dhe nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ndërkaq, vaksinat e kompanisë Pfizer, me të cilën Qeveria ka nënshkruar kontratë për blerjen e 1.2 milion dozave, nuk dihet se kur do të arrijnë në Kosovë./rel

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Për një sezon turistik përtej pandemisë”/ Rama jep lajmin e mirë

Publikuar

-

Nga

50,000 doza të tjera të vaksinës kineze Coronavac, kanë mbërritur në vendin tonë.

Ka qenë Kryeministrit Edi Rama, që ka njoftuar opinionin publik me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Sipas tij deri më tani në vendin tonë kanë ardhur 1,067,950 vaksina AntiCovid.

“Aeroporti “Nënë Tereza” – Edhe 50,000 doza të tjera të vaksinës Coronavac sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke e çuar në 1,067,950 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura deri tani. Ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten ditë pas dite, për një sezon turistik përtej pandemisë”, shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Biznesmeni i plagosur pronar i lokalit të njohur në Sarandë/ Të ftuar specialë Noizy, Ledri dhe Gena

Publikuar

-

Nga

Biznesmeni i plagosur pronar i lokalit të njohur në Sarandë/ Të ftuar specialë Noizy, Ledri dhe Gena

Në orët e para të mëngjesit të sotëm biznesmeni Spiro Iljadhi është qëlluar me breshëri plumbash.

Si pasojë ai ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me helikopter në spital. Mësohet se Iljadhi është pronar i një prej lokaleve më të frekuentuara në Sarandë, “Bar Orange.”

Përmes një kërkimi në rrjetet sociale shihet se në këtë lokal është i madh numri i personave që e frekuentojnë. Shumë prej emrave më të njohur të muzikës si Noizy, Ledri Vula, Majk dhe Gena kanë qenë të ftuar special në këtë lokal.

LEXO EDHE:  Vështirësi dhe rrezik/ RENEA shoqëron transportimin e dosjeve drejt SPAK

LEXO EDHE:  “Peshqit e mëdhenj të shkojnë para drejtësisë”/ Këlliçi: SPAK nuk po reagon për paditë e PD

Së fundi Policia ka zbuluar dhe identitetin e tre autorëve të atentatit ndaj biznesmenit. Sipas të dhënave të Policisë bën me dije se plagosja e tij me 20 plumba ka ardhur si pasojë e një konflitkit të çastit me Andrea Caushi, Visi Caushi (vëllezër) dhe shoku i tyre Redjan Hadër. Nuk dihet nëse kjo ngjarje mund të ketë ardhur si pasojë e konkurencës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE