Connect with Us

Djalin me probleme autizmi e lënë vetëm me dy orë mësim

Denoncim

Djalin me probleme autizmi e lënë vetëm me dy orë mësim

Publikuar

-

Djalin me probleme autizmi e lënë vetëm me dy orë mësim

Emisioni “Stop” udhëtoi drejt Roskovecit këtë të premte. Prindi i një djali me nevoja speciale është i shqetësuar pas vendimit, që mori komisioni multidisiplinor, i cili vendosi që ky fëmijë në klasën e tretë, duhet të bëjë 2 orë mësimi me mësuesen mbështetëse dhe 2 orët e tjera të qëndrojë në klasë pa të, por me mësuesin e klasës.

“Këtë e vendos psikologia dhe ZA-ja. Dy orë ë qëndron me mësuesen mbështetëse në klasë sillet shumë mirë”.

Sipas nënës, fëmija i saj, e ka të pamundur, që të qëndrojë pa mësuesen mbështetëse, pasi nuk rri dot në klasë si të gjithë fëmijët dhe bëhet shkak i prishjes së orës së mësimit.

Megjithëse zonja e ka bërë ankesën disa herë pranë ZA-së Roskovec, nuk ka marrë zgjidhje.

“Ka trakuar dhe drejtoreshën, kam bërë dhe kërkesa e nuk kam marrë asnjë përgjigje”, tha nëna.

“Nga vlerësimi që i kanë bërë ku kam çuar djali në qendra serioze më kanë thënë që “po” djali meriton 4 orë duke parë edhe ecurinë e tij”, shtoi ajo.

“Stop” kontaktoi me drejtoreshën e shkollës “Alush Grepcka” në Roskovec.

“Ne si drejtori kemi zbatuar vendimin që ka marrë ZA Roskovec. Fëmija sivjet ka kaluar dy orë mësim me mësuese mbështetëse. Vitet e tjera ka qenë katër orë. Komisioni e ka pasur të arsyeshme se fëmija ka përparuar dhe këtë vit ka dhënë dy orë. Nuk kemi qenë në dijeni të kërkesave të prindit. Më vonë ai ka kërkuar që fëmija të marrë katër orë me mësuesen mbështetëse. Do t’i bëjmë kërkesë Zyrës të shqyrtojë rastin”, tha drejtoresha.

LEXO EDHE:  “Stop” zbulon skandalin e radhës të Nikollës/ Çfarë ndodh në gjimnazin e Korçës

Mësuesja mbështetëse e fëmijës, thotë, se Elio është shumë i lidhur me të, madje e ka mbajtur edhe vullnetarisht atë, pasi i vogli ka nevojë për 4 orë mësim.

“Elio është i lidhur me mua realisht. E ka vënë re mësuesja e klasës, fëmijët dhe prindi. Ato dy orë që qëndron me mua është shumë i qetë punon, bashkëpunon. Neve nuk na lejohet të dalim nga klasa, punojmë brenda në klasë. Arrijmë objektivat që duhen, pastaj. Në mënyrë vullnetare, unë e mbaj edhe dy orë të tjera që bëj terapitë me fëmijën në një ambient që ka klasa bosh. Tani ato dy orë që ka në klasë i shfrytëzojmë për anën akademike, pastaj kalojmë në mënyrë vullnetare pasi nuk ka përfituar orët që ka kërkuar prindi. Sot në fakt ai ka patur një shqetësim. Në momentin që jam larguar, kam shkuar te klasa e fëmijës tjetër sepse kam dy fëmijë me aftësi ndryshe, ka qenë duke qarë. Më ka lajmëruar mësuesja e klasës, më ka sjellë fëmijën tek klasa tjetër e kam mbajtur, e kam qetësuar disi dhe e kam kthyer. Më ka ardhur përsëri mësuesja, më ka thënë se nuk qëndron dot. Kam lajmëruar prindin. Prindi më ka thënë, që të mësohet sepse nuk kemi alternativë tjetër”, tha mësuesja mbështetëse.KlanTv

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Si shiten produktet ushqimore të skaduara/ Shitësja: Unë i ha dhe vetë!

Publikuar

-

Nga

Si shiten produktet ushqimore të skaduara, shitësja: Unë i ha dhe vetë!

Emisioni “Stop” u ndal në Fier, ku një qytetar ka blerë produkte të skaduara në një supermarket. Ai ka blerë reçel, mish derri, dhallë, konserva sardelesh, salcë për makarona dhe kur ka shkuar në shtëpi, ka konstatuar se të gjitha produktet ushqimore ishin të skaduara.

Shitësja: Urdhëroni!

Klienti: Si kaluat? Po pini kafe?

Shitësja: Ça do merrni?

Klienti: Të shikoj ndonjë gjë!

Shitësja: Ça do marrësh, më thuaj mua? Nuk futesh dot në dyqan!

Klienti: Nuk futem dot, hë? Të shikoj, se dua të marr për të ngrënë! Dua të marr nja dy gjëra kështu…! Si s’futem dot në dyqan? S’e kuptoj!

Shitësja: Ore, ja hajde! Ca do?

Klienti: Hë!

Shitësja: Po ti s’e di ku janë! Ca do, më thuaj mua!

Klienti: Po hajde, më ndihmo!

Shitësja: Po, po kalo, hajd futu!

Klienti: Marrin ndonjë nga këta…! Ullinj janë këta?

Shitësja: 1 mijë lekë!

Klienti: Sa është?

Shitësja: 1 mijë lekë!

Klienti: Reçel është ky?

Shitësja: Reçel!

Klienti: Ça të marrim ndonjë gjë tjetër? Kjo ça është kjo? Konservë, sardele?

Shitësja: Janë shumë të mira ato, të Vlorës.

Klienti: Sardelet? Po kjo? Ça lexon kjo “Gold Fish”? Të marr dy copë unë?

Shitësja: Po!

Klienti: Na vëri edhe këto dy copë! Sa janë këto?

Shitësja: Nga 800-nd, 1600-nd!

Klienti: 1600-nd, shumë mirë! Po ky? Mish derri? Kos është ai, apo dhallë?

Shitësja: Ajo shishja është dhallë.

Klienti: Dhallë, bëj edhe dy dhallë!

Shitësja: Dy dhallë po, bjeri dy dhallë! Tjetër?

Klienti: Sa bëjnë këto tani?

Shitësja: Këto, kalo pak këtej, t’i bëj unë tani!

Klienti: Po, po!

Shitësja: Dy dhallë bëjnë 1 mijë lekë, i themi dy salca 2 mijë lekë, dy o kto, dy mijë lekë. I themi ktë 1500-nd. I themi dy nga kto 1600-nd, i themi nji kshu, 1300-nd. I themi një reçel 1500-nd, i themi dy ullinj, 2 mijë lekë. Kto? Zero, zero, pesë, 8-të, 14-të, 19-të, 1, 3, 4, 5,6, 7, 9 11-të, 13 900-nd!

Klienti: Ok!

Shitësja: E kuptove Linën?

Klienti: Shumë bukur!

Shitësja: 13-të, 14-të! Urdhëro! Faleminderit! Kalofsh mirë! Rrofsh!

Klienti: Faleminderit!

Shitësja: Ta bëftë zoti mbarë ishallah!

Klienti: Ia kalofshi mirë!

Qytetari kthehet në dyqan dhe i tha shitëses se çfarë i kishte ndodhur. Por shitësja i përgjigjet, se kjo gjë nuk përbën problem, pasi edhe ajo vetë i konsumon këto produkte.

Klienti: Si kaluat?

Shitësja: Mirë, çkemi, ça bën ti?

Klienti: Si je ti?

LEXO EDHE:  “Më zuri stuhia në rrugë”/ Mësuesja rrëfen në “Stop” tmerrin që përjeton për të shkuar në punë

LEXO EDHE:  Denoncimi në "STOP"/ Pacientët e hemodializës pa shërbim, spitali në kushte të mjera!

Shitësja: Mirë!

Klienti: Moj erdha mora ca produkte dje, a pardje.

Shitësja: Po!

Klienti: Ishe ti këtu, po ishin të skaduara ato, moj!

Shitësja: Bjeri t’i kthej unë! Sillmi mua!

Klienti: Unë i hodha në plehra, moj!

Shitësja: Po bjeri, t’i jap këtu! Urdhëro! Hapu çikë të kaloj! Urdhëro!

Furnitori: Si je? Nga Bxxxxx Mxxxxx të duhet gjë?

Shitësja: Po hajde, shiko çikë te rafti këtu, ça mungon, o flori?

Klienti: Mirë, që i pa nusja…

Shitësja: Ça të kesh, bjeri t’i kthej unë!

Klienti: Unë i hodha në plehra moj, ç’do merrem unë me ato?!

Shitësja: Po jo mo, ti kthej unë. Për ça do i hedhësh në plehra ti?! Bjeri i kthej unë! Bjeri mua vazot të tëra dhe t’i kthej unë! Ik tashi, se ça do…, do blesh gjë?

Klienti: Ç’të ble unë?! Edhe të ble kam frikë tani.

Shitësja: Mos bli fare, lëre! Mos bli asgjë!

Klienti: Ku di unë! Mirë, që i pa nusja! S’i pe çikë ti? Ti shikoje, shoh, se kjo s’bën, kjo s’bën..!

Shitësja: Unë e hoqa salcën e prishur, e hoqa.

Klienti: Ishin të gjitha, moj!

Shitësja: Ato panat shumë të mira ishin.

Klienti: Kush?

Shitësja: Panat, të makaronave!

Klienti: Panat nuk i vura re unë, po mirë panat, po të tjerat më, se unë mora…

Shitësja: Dëgjo Linën tashi dhe njëherë! Do më lësh rehat të punoj, se s’kam mundësi të përgjigjem tashi! Bjeri bazën materiale këtu, që kam blerë tek mua, të jap paratë, jemi ok bashkë!

Klienti: Unë një nga ato salcat e përdora moj. Kam hall, se mos…

Shitësja: Ore nuk ka asnjë gjë ore, derman jo…, asnjë gjë, se përdora dje. Unë i përdor për veten time, unë po gat… po ha për veten time, nuk ka asgjë. Po qe ashtu, që s’i ke ngacmuar, pa hapur edhe gjysmat edhe gjysmat t’i kesh të hapura, bjeri, t’i jap unë lekët, që të jesh ok!

Fenomeni i shitjes së produkteve të skaduara është shumë i përhapur dhe shumë i rrezikshëm, sidomos tani që jemi në pandeminë e coronavirusit dhe temperaturat janë rritur.

“Nuk është faji i kompanive. Një apel qytetarëve, të gjithë konsumatorëve. Nuk është turp t’i lexoni, nuk e dini që gjërat skadojnë nëpër supermarkete. Lexoni datat e skadencave dhe për çdo datë skadence fotografojeni dhe plasjani ballit atij të supermarketit”, tha Saimir Kodra në apelin e tij drejtuar qytetarëve./tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi i operatorëve turistikë: Ministria na licencon, policia na gjobit!

Publikuar

-

Nga

Denoncimi i operatorëve turistikë: Ministria na licencon, policia na gjobit!

Institucionet nuk koordinojnë me njëra tjetrën dhe ata që penalizohen janë operatorët turistik. Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor i ka licensuar , ndërkohë që  Policia Rrugore i gjobit edhe pse me dokumentacionin e rregullt.

Në Fiks Fare u ankua  Flogert Nozllaku, i cili ka në pronësi një kompani transporti udhëtarësh për qëllime turistike. Ankohet se, para dhe pas pandemisë, këta operatorë turistikë janë penalizuar nga policia, duke iu vendosur gjoba “se nuk lejohen të dërgojnë udhëtarë në linja të caktuara”, megjithëse janë të licencuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor.

Ai thotë se ka në pronësi një firmë, e cila kryen transport udhëtarësh në vende turistike. Janë me dokumente të rregullta, madje me të gjitha udhëzimet për shoferët. Por, Policia Rrugore i ndalon te Qafa e Kasharit në Tiranë dhe u vendos gjoba me motivacionin se “drejtuesi i mjetit qarkullon me një mjet të transportit publik që nuk është caktuar për një shërbim të tillë, madje në një linjë që nuk është përcaktuar si e tillë”.

Por, Flogerti thotë se mjeti që ka marrë gjobën ka qenë me nxënës shkolle dhe ishin nisur për ekskursion në Vlorë. Ai thotë se ka një udhëzim mes Ministrisë së Turizmit dhe Ministrisë së Transportit për transportin rrugor turistik të rastit brenda vendit. Janë disa kritere, për të cilat kompania e Flogertit i ka përmbushur. Por, sërish ka marrë një gjobë vetëm për linjën. Madje, thotë se gjoba është vendosur në emër të shoferit, kur në një kohë për linjat përgjegjës është administratori i firmës, pra ai vetë. Më tej pohon se në fletën e gjobës është edhe emri i pronarit të mjetit. Por, ky mjet autobus është marrë me qira dhe në lejen e qarkullimit është shënuar edhe qiramarrësi. “S’ka si të penalizohet pronari i mjetit, kur emri im është në lejen e qarkullimit” thotë ai.

Në fund thotë se, mirë kriza e rëndë nga pandemia, por s’të lënë as policia, megjithëse i kanë dokumentet. ” Nëse vazhdohet kështu më mirë të na i heqin licencat dhe ne ta flejmë mendjen” përfundon Flogerti duke kërkuar ndihmën e emisionit.

LEXO EDHE:  “Të thyej brinjët, vdeksh ishalla”/ Mamaja rreh barbarisht dhe godet me thikë djalin e mitur
LEXO EDHE:  Paradoksi/ Rubineti nxjerr ajër, sahati mat ujë (video)

Fiks Fare u interesua pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor. Në përgjigjen e saj, kjo drejtori thotë se subjekti në fjalë po transportonte për qëllime turistike nxënës, dhe për këtë arsye  ” ndodhemi në kushtet e transportit turistik të rastit brenda vendit”.

Sipas ketij institucioni, dokumentet me të cialt dueht të jetë i pajisur subjekti janë parashikuar nga udhëzimi i datës 7 nëntor 2016, neni 5 . Ku subjekti dueht të jetë  i plotësuar me dokumentat si: të jetë i licencuar në shërbimet e rregullta, sipas legjislacionit në fuqi; sigurimin e mjetit/sigurimin e udhëtarëve; Certifikatën e Kontrollit Teknik; Aktin e Komoditetit; Certifikatën e Aftësisë Profesionale për drejtuesin e mjetit;Kontratën me agjencinë e udhëtimit për çdo udhëtim, si dhe  librin e udhëtimit të lëshuar nga Bashkia sipas modelit të miratuar në këtë udhëzim.

Nëse i ka të gjitha këto dokumente brenda afateve të vlefshmërisë sqaron Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugorë, subjekti bazuar në këtë Udhëzim, operon konform legjislacionit. Këto dokumente i janë bërë të ditura Ministrisë së Brendshme nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me shkresën Nr. 5455/1 Prot, datë 20.08.2020.  Ndërsa mnë lidhje me gjobën që subjekti ka marrë drejtoria citon se është ky i fundit që në çdo rast duhet t’i provojë rregullsinë e dokumentacionit, organeve kontrolluese në rrugë.

Por denoncuesi Flogert Nozllaku tregoi para kamerave dokumentacionin e plotë që dispononte konform Udhëzimit të mësipërm. Dhe me këto dokumente tentoi që t’i dërgonte pranë Policisë Rrugore.

Ai shkon dy ditë rresht pranë Komisariatit të Policisë Rrugore por në asnjë ditë askush nuk ia pranon dokumentet në dorëzim edhe pse  i kishte të gjitha sipas udhëzimit të vitit 2016./tch

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Mbivendosja e pronës/ Stop zbulon manipulimin e dokumenteve nga gardisti, në Farkë e Kadastër

Publikuar

-

Nga

Mbivendosja e pronës, Stop zbulon manipulimin e dokumenteve nga gardisti, në Farkë e Kadastër

Emisioni Stop në Tv Klan denoncoi rastin e mbivendosjes së pronës përmes falsifikimit në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, aty ku ndërton firma Al Constrution GBI e cila ka marrë leje ndërtimi nga Bashkia e Tiranës dhe ka paguar taksat sipas ligjit.

Por në kufirin verior të tokës ku ndërton kjo firmë, familja Brahja ka shfaqur pretendime se aty ka 900 metra tokë dhe për rrjedhojë janë bllokuar punimet.

Por pjesa e tokës që pretendon punonjës i Gardës, Gazmend Brahja, është në rrugën ku ka kaluar Unaza e Madhe e Tiranës dhe është kompensuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Emisioni Stop investigoi dhe zbuloi se si u manipuluan dokumentet, që prodhuan një mbivendosje artificiale në favor të shtetasit Gazmend Brahja. Në fillim në lojë hyri Njësia Farkë, që jashtë kompetencës, me kërkesë të familjes Brahja, bën një azhornim të zonës, ku është konflikti dhe prodhoi mbivendosjen.

Me kamera të fshehtë, specialisti i njësisë, i cili verifikoi pronën në terren, thotë, se është bërë procedura, por i mbetet Kadastrës ta hetojë dhe të ndryshojë kufijtë. Gjithashtu në këtë procedurë mungojnë deklaratat e kufitarëve, gjë që tregon se çdo gjë është bërë me njohje dhe presion.

Denoncuesi-Nuk e di, a do ta njihni hartën, apo jo, siç është këtu, është një leje ndërtimi, që është miratuar nga Bashkia e Tiranës që në 2019-ën,tek zona ku është rreth rrotullimi tek Liqeni Artificial, këtu janë këto pronat, se dua t’i kuptosh!

Specialisti, Njësia Farkë-Ëhë…

Denoncuesi-Këtu tani është një pronë tjetër para, që kjo pronë, kur ne kemi marrë lejen, ka qënë e shpronësuar, është dhe gjykuar zyrtarisht nga institucione.Tani shkojmë te ARSH-ja, shkojmë te IPD-ja thonë: ne i kemi marrë praktikën e Farkës dhe kemi vepruar.

Specialisti, Njësia Farkë-Është bërë vetëm saktësimi, nëqoftëse.

Denoncuesi-Se ky saktësimi, sa merret për bazë, që a duhet të vijë vetë Hipoteka, që të bëjë verfikime?

Specialisti, Njësia Farkë-Patjetër, patjetër, prandaj po them unë.

Denoncuesi-A e merr nismën Hipoteka, për të rregulluar pronat?

Specialisti, Njësia Farkë-Po, po!

Denoncuesi-Jo, pyetja ime është këtu, që Farka në vetëvete, njësia administrative, nuk është se ndan dhe vendos kufij?

Specialisti, Njësia Farkë-Jo, jo!

Denoncuesi-Nuk i vendos Farka?

Specialisti, Njësia Farkë-Jo, çdo shkresë, që nisim thotë: Bashkia përcjell dokumentacionin për verifikim tekniko-ligjor dhe vendimmarrje nga ana juaj. Kupton?

Denoncuesi-Se ky është edhe plan rilevim privat.

Specialisti, Njësia Farkë-Po, unë thjesht si specialist, a më kupton? Kam vajt, kam pa k’të gjendjen faktike, që është, edhe kaq kam miratuar.

Denoncuesi-Se kshu ka thënë qytetari, po themi.

Specialisti, Njësia Farkë-Kam vajtur në vend unë.

Denoncuesi-Po pra, më ka thënë qytetari një drejtim.

Specialisti, Njësia Farkë-Po, po, kam pa dhe vend planin, kam pa të gjitha. Është fiks edhe kaq! Këtu mbaron! Të gjithë pastaj kanë të drejta.

Denoncuesi-Lojën e ka bë Hipoteka d.m.th..?

Specialisti, Njësia Farkë-As s’e vej në dyshim.

Denoncuesi-Jo puna është këtu, që mirë Hipoteka e ka bë, po Hipoteka thotë ma ka sjellë Farka.

Specialisti, Njësia Farkë-Jo më, ke të drejtë ta verifikosh!

Denoncuesi-Hartën, që ma sjell mua, ma sjell kështu..

Specialisti, Njësia Farkë-Po pra, e di, kur shkon ky qytetar, i jep k’të hartë.

Denoncuesi-I jep këtë tjetrën.

Specialisti, Njësia Farkë-E pra..

Denoncuesi-I jep këtë?

Specialisti, Njësia Farkë-Po! Biles i heq këtë kokën këtu, i lë me firmat tona këtu, pra.

Denoncuesi-Edhe ta hajë, kush ta hajë,- thonë ato.

Specialisti, Njësia Farkë-Fiks! Ca të them unë?! Kjo është situata!

Denoncuesi-Kjo quhet praktikë, që të verifikojnë ato.

Specialisti, Njësia Farkë-S’bëhet fjalë!

Denoncuesi-Nuk është se ti.., ato të marrin praktikën dhe ta regjistrojnë, se s’është ligjore.

Specialisti i Drejtorisë së Përgjithshme të Kadastrës i shmanget përgjegjësisë, duke ia kaluar fajin Njësisë Farkë.

Denoncuesi-Është bërë një shkresë nga ana juaj për përditësim.

Specialisti, Kadastër-Po!

Denoncuesi-Të Hipotekës!

Specialisti, Kadastër-Bllokut kadastral?

Denoncuesi-Po, se kemi ardhë, nuk e di, bashkë kemi qenë, që kemi diskutu bashkë me drejtorin, me të madhin, me Lamen, këtu tek Liqeni i Thatë.

Specialisti, Kadastër-Po!

Denoncuesi-Për ca prona.

Specialisti, Kadastër-Po, për bllokun ku janë ndërtu pallatet ë, që ishe te pjesa e rrethrrotullimit ë?

Denoncuesi-Po!

Specialisti, Kadastër-Letrat ne, atë dosjen, që kemi marrë nga ju, e kemi diskutu 20 herë.

Denoncuesi-S’ka dalë në asnjë përfundim?

Specialisti, Kadastër-Dëgjo! Proçedurën e bën drejtoria vendore, ose kemi një projekt të përmirësim-përditësimi, ka një strukturë të veçantë te Drejtoria Vendore, me bë atë, po nuk mund të bëjmë vetëm pronën tate. Kupto? Duhet të bëjmë gjithë bllokun!

LEXO EDHE:  Korçë/ Bojkotohet mësimi në shkollën 9-vjeçare

LEXO EDHE:  “Stop” zbulon skandalin e radhës të Nikollës/ Çfarë ndodh në gjimnazin e Korçës

Denoncuesi-Jo, jo! Unë s’jam në pronën time, unë jam mbrapa, gjithë blloku, pra. Jam dakord të bëhet gjithë blloku, edhe Hipoteka, që ka vepru te prona e ka saktësu në moment, që ajo ka qenë e shpronësume. S’e di, a është marrë për bazë të gjitha këto letra.

Specialisti, Kadastër-Ti ke marrë leje zhvillimore me pronat, që ishin aty, me hartat drejt dhe je në rregull me atë?

Denoncuesi-Unë jam në rregull, po s’jam në rregull atje në terren, se…

Specialisti, Kadastër-S’je në rregull në terren…

Denoncuesi-Vjen ai thotë tani, “Jo është pronë e imja, unë të vras, unë të bëj..”

Specialisti, Kadastër-E mor vesh, prandaj ky nuk është diskutim, që mund ta bëj vetëm unë, është një gjë më lart. Ta diskutoj..!

Denoncuesi-Unë këtë du me dit, o vëlla! Ku është bazuar Farka, ose ku jeni bazuar ju?

Specialisti, Kadastër-Është institucion, do vejë atë, që i konfirmon te AMTP.

Denoncuesi-Po jo, se ato i bën vetëm me ligjin mbi kadastrën, i bën vetëm ASHP-ja.

Specialisti, Kadastër-Tani po!

Denoncuesi-Po në 2020-ën e ka bë ai.

Specialisti, Kadastër-Në rregull pra, prandaj po të them, më le ta diskutoj dhe diskutojmë nesër!

Denoncuesi-Në 2020ë-n mund t’i bënte ato letra ai?

Specialisti, Kadastër-Jo!

Denoncuesi-Farka?

Specialisti, Kadastër-Jo!

Denoncuesi-S’e bën dot në 2020-ën rregullimin e pronës, saktësimin.

Nga ana tjetër, specialisti i ARRSH-së tregon sesi u kompensua familja Brahja për pronën që prekej nga projekti i Unazës së Madhe. Por më pas u ndryshuan dokumentet dhe u prodhua mbivendosja.

Specialisti, ARRSH-Ça bën? Si je?

Denoncuesi-Ça bëhet o vëlla, se na çmëndët me atë shpronësimin? Është bë legjendë fare, s’po na lejnë as me punu, asgjë..

Specialisti, ARRSH-Tani këtu problematika është, se për saktësimin, Hipoteka, nuk e ka bërë për të gjithë, ato e kanë bërë sipas komunës, o burrë..

Denoncuesi-Po pra, sipas Farkës, po nuk ndan Farka toka, o vëlla..!

Specialisti, ARRSH-Thashë, ata nuk kanë bërë saktësimin për gjithë bllokun, ata kanë bërë saktësimin për një pasuri.

Denoncuesi-Do na ktheni ndonjë përgjigje juve?

Specialisti, ARRSH-Kush?

Denoncuesi-Hipoteka, që janë saktësuar pronat?

Specialisti, ARRSH-Jo,jo, thjesht Hipoteka..

Denoncuesi-Mori praktikën.

Specialisti, ARRSH-Jo, e bukura, ka ardhë kryetari vetë me atë pronë, unë kisha içikë merak, se ndonjë falsifikim ndonjë gjë, e kupton dhe i bëra shkresë Hipotekës. Ma konfirmoni, që kështu është gjendja e pasurisë sot. Ata e kanë bërë me shkresë, që po kjo është nga të gjitha anët.

Denoncuesi-Me hartën, që të tregova unë ty?

Specialisti, ARRSH-Me hartën, që për mua s’është legjitime, pavarësisht, se ne jemi të detyruar ta zbatojmë, sepse ajo hartë, në rradhë të parë njëherë, nuk është bërë afishim 45 ditor për kufitarët, që të japin..

Denoncuesi-Është me deklaratë fallco me kufitarët..

Specialisti, ARRSH-Ça thua?! Duhet të pezullohet…! Deklaratë fallco, ë?

Denoncuesi-Po se ça deklaratë kufitarësh, kufitari jam, ose unë si firmë ndërtimi, ose pronari, që kam unë në sipërmarrje. Asnjë s’ka firmosur nga ne, fusin emra kot.

Specialisti, ARRSH-Erdhi të bëjë kërkesën,  kur isha unë, i thashë që nuk ka ndryshim projekti, në rast se keni pretendime për pronën, i duhet t’i drejtoheni Hipotekës! Ky bëri një ankesë dhe tha prona ime po çregjistrohet në Hipotekë, ndaj kërkoj nga ana juaj matjen faktike, sepse prona nuk është e saktë..

Denoncuesi-Po pra, se e çoi aty në qendër, të zbatohet ajo formula, e çoji shkresën!

Specialisti, ARRSH-E kam bërë unë atë shkresë, zbatimin e formulës.

Denoncuesi-Bazuar tek shkresa e Bashkisë.

Specialisti, ARRSH-Dhe në këto moment, unë realisht, si çdokush tjetër po të ishte në pozicionin tim, ka dyshimet e veta, thotë vraje mendjen, se mos kanë të drejtë këta zotërinjtë..!

Denoncuesi-Po, normal!

Specialisti, ARRSH-Edhe pas presioneve, se më ka bërë presion atëherë ai…

Specialisti, ARRSH-Po dhe unë i kam thënë tekstualisht, unë jam shumë i gatshëm i thashë, ta lej këtë si punë, sesa të bëj atë shkresën, se s’mund ta marr unë, siç e ka marrë Farka, se s’është legjitimiteti im, kupton? Se unë mund ta merrja te vendosja pronën dhe të thosha kjo pronë nuk preket, sipas vendimit, por s’mund ta bëj unë atë gjë, ata zotërinjtë kanë shkuar në Hipotekë..

Denoncuesi-Kanë bërë sipas qejfit./ tvklan.al

LEXO TE PLOTE