Connect with Us

Diskutimi për Gazën/ Këshilli i Sigurimit mblidhet të dielën

Bota

Diskutimi për Gazën/ Këshilli i Sigurimit mblidhet të dielën

Publikuar

-

Trupat tokësore të Izraelit iu bashkuan forcës ajrore në sulmin ndaj Rripit të Gazës të premten herët, tha në një deklaratë ushtria izraelite.

Forca e Mbrojtjes e Izraelit kishin postuar në Twitter se trupat e saj ishin “duke sulmuar në Rripin e Gazës”. Por më pas, duke përmendur si arsye një problem komunikimi të brendshëm, ushtria sqaroi se trupat po godisnin me artileri nga brenda kufirit të Izraelit.

“E kisha thënë që Hamasi do të paguante një çmim të shtrenjtë” tha Kryeministri Benjamin Netanyahu në një deklaratë në video. “Ne po e bëjmë një gjë të tillë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë me forcë.”

Banorët e Gazës pranë kufirit me Izraelin konfirmuan për agjencinë Reuters se nuk kishin parë gjurmë forcash tokësore izraelite brenda enklavës, por ata njoftuan për zjarr të rëndë artilerie dhe dhjetra sulme ajrore. Ndërsa dhuna hyri në ditën e pestë, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara njoftoi se ra dakord të mblidhej të dielën për të diskutuar për situatën, pasi planet për një takim ishin shtyrë nga shqetësimet e Shteteve të Bashkuara.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë aktive në diplomaci në nivelet më të larta në përpjekje për të lehtësuar tensionet”, shprehej ambasadorja amerikane në OKB Linda Thomas-Greenfield në Twitter.

Luftimet që ndodhin gjatë festës myslimane të Fitër Bajramit, kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 103 palestinezëve përfshirë të paktën 27 fëmijë dhe 11 gra, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, e cila shtoi se 530 njerëz janë plagosur. Shtatë izraelitë janë vrarë në sulmet me raketa, përfshirë një djalë 6-vjeçar.

Ushtria izraelite tha se tre raketa u hodhën nga Libani drejt Izraelit të enjten, por se ato ranë në Detin Mesdhe dhe nuk shkaktuan viktima. Të enjten, grupi militant palestinez Hamas hodhi raketa në lagjet izraelite dhe Izraeli u përgjigj me më shumë sulme ajrore në Rripin e Gazës, ndërsa përpjekjet për të ndaluar dhunën përshkallëzuese vazhdonin.

Në përgjigje të grumbullimit të trupave dhe tankeve të Izraelit përgjatë kufirit, zëdhënësi ushtarak i Hamasit Abu Obeida tha se grupi nuk kishte frikë nga një pushtim nga toka, duke thënë se çdo pushtim do të ishte një shans për më shumëushtarë të vdekur ose të kapur , sipas Associated Press.

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Meta takon Berti Qerosin

Shkëmbimi vdekjeprurës i zjarrit me raketa dhe sulme ajrore, përplasja më e madhe midis grupit militant palestinez dhe forcave izraelite që nga lufta e vitit 2014 në Gaza, ndodhi për shkak nga trazirat në rritje për kontrollin e Jeruzalemit dhe përpjekjet e kolonëve hebrenj për të marrë nën kontroll komunitetet arabe. Tensionet kanë përfshirë edhe Bregun Perëndimor, ku kanë shpërthyer luftime të përgjakshme në disa qytete arabo-hebraike. Autoritetet kanë vendosur një ndalim-qarkullim natën në qytetin qendror të Lodit ku të paktën një person u godit këtë javë, ndërsa disa qindra njerëz në Lod dhe qytete të tjera janë arrestuar. Një turmë banorësh hebrenj të krahut të djathtë në qytetin Bat Yam sulmuan brutalisht një arab, duke e rrahur atë derisa humbi ndjenjat.

Përpjekjet globale për t’i dhënë fund luftimeve shënuan një hap të rëndësishëm përpara të enjten kur zyrtarët egjiptianë të sigurisë u takuan me udhëheqësit e Hamasit në Gaza dhe me zyrtarët izraelitë në Tel Aviv, sipas dy zyrtarëve të zbulimit egjiptian.

Ndërsa doli lajmi për mbërritjen e zyrtarëve, Hamasi hodhi rreth 100 raketa drejt Izraelit jugor dhe qendror. Presidenti amerikan Joe Biden shprehu të mërkurën mbështetjen e tij për të drejtën e Izraelit për t’u vetëmbrojtur, ndërsa tha se shpresonte që luftimet të ndërpriteshin sa më shpejt.

Pasi Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin foli të mërkurën me homologun e tij izraelit, Benjamin Gantz, Pentagoni nxorri një deklaratë ku thuhej se zoti Austin informoi zotin Gantz për “mbështetjen e palëkundur të Pentagonit për të drejtën legjitime të Izraelit për të mbrojtur veten dhe popullin e tij.”

Në deklaratë thuhet se zoti Austin “dënoi me forcë hedhjen e raketave nga Hamasi dhe grupe të tjera terroriste që vunë në shënjestër civilët izraelitë” dhe “përsëriti rëndësinë e faktit që të gjitha palët e përfshira të ndërmarrin hapa për të rivendosur qetësinë”.

Edhe Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dënoi sulmet e Hamasit ndaj civilëve izraelitë në një bisedë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, duke deklaruar se “Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten”, ndërsa palestinezëve duhet t’u jepet e drejta “të jetojnë në siguri”. Zoti Blinken bëri gjithashtu bëri thirrje uljen e tensioneve./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Lufta me pandeminë/ Norvegjia i dhuron Kosovës 180 mijë vaksina AstraZeneca

Publikuar

-

Nga

Lufta me pandeminë/ Norvegjia i dhuron Kosovës 180 mijë vaksina AstraZeneca

Norvegjia i ka dhuruar 180 mijë doza të vaksinës AstraZeneca Kosovës, si rezultat i bashkëpunimit me institucionet e Bashkimit Evropian.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë nëpërmjet një komunikate të publikuar në llogarinë e tyre në ‘Facebook’. Ata kanë falënderuar edhe ndërmjetësuesin special të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për bashkëpunimin.

LEXO EDHE:  La Kukësin pas tre mandatesh/ Flamur Noka zbulon qytetin ku do kandidojë në zgjedhjet parlamentare

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 25 prillit/ OSBE-ODIHR takim me organet e reja të KQZ-së

“Kosova mund të mbështetet në Ekipën e Evropës. Norvegjia dhuron më shumë se 180 mijë doza të vaksinës AstraZeneca ndaj Kosovës. Bashkëpunim i mirë me Miroslav Lajçak dhe institucioneve të BE’së”, thuhet në postim./rel

LEXO TE PLOTE

Bota

Minsku: Sanksionet e Perëndimit, të ngjashme me shpallje lufte ekonomike

Publikuar

-

Nga

Minsku: Sanksionet e Perëndimit, të ngjashme me shpallje lufte ekonomike

Bjellorusia i konsideron sanksionet perëndimore kundër saj si të afërta me një deklarim lufte ekonomike, tha përmes një deklarate Ministria e Jashtme bjelloruse të martën.

Ministria komentoi një ditë pasi SHBA, BE, Britania dhe Kanadaja thanë se po bashkërendojnë veprimet për të ndëshkuar me sanksione disa zyrtarë të lartë bjellorusë në përgjigje të uljes së detyruar të një avioni pasagjerës muajin e kaluar me qëllim që autoritetet bjelloruse të arrestonin një gazetar kritik ndaj regjimit.

Bashkimi Evropian ka thënë se po analizon edhe sanksione ekonomike ndaj disa prej produkteve më të rëndësishme të eksportit bjellorus si mineralet e papërpunuara dhe naftën.

“BE-ja vazhdon me veprime të qëllimta shkatërrimtare kundër popullatës bjelloruse, në mënyrë që, gjoja “të thajnë burimet financiare të regjimit”. Por në fakt, këto akte janë thuajse shpallje e luftës ekonomike,” thuhej në deklaratë.

LEXO EDHE:  La Kukësin pas tre mandatesh/ Flamur Noka zbulon qytetin ku do kandidojë në zgjedhjet parlamentare

LEXO EDHE:  Zgjedhjet parlamentare/ Majko: Emigrantët votojnë edhe pa treguar adresat

Kontrollorët bjellorusë të trafikut ajror më 23 maj urdhëruan një avion të firmës Ryanair, që udhëtonte nga Greqia në Lituani, të zbriste në Minsk ku autoritetet arrestuan një nga pasagjerët e avionit, gazetarin Raman Prataseviç.

Zoti Prataseviç është bashkëthemelues i një kanali transmetimesh në një aplokacion që ndihmoi për organizimin e protestave kundër regjimit të Presidentit Aleksander Lukashenko.

Që nga arrestimi i tij, gazetari 26-vjeçar është parë në një transmetim në televizionin shtetëror ku me lot në sy shprehte keqardhje për veprimet e tij dhe lavdëronte zotin Lukashenko. Kritikët e regjimit thonë se Raman Prataseviç dha një deklaratë të imponuar me forcë nga autoritetet./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Angela Merkel vaksinohet me Moderna, pas dozës së parë AstraZeneca

Publikuar

-

Nga

Angela Merkel vaksinohet me Moderna, pas dozës së parë AstraZeneca

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka marrë një dozë të vModerna si dozë të dytë vaksine kundër COVID-19 ndërsa të parën e mori AstraZeneca.

Liderja 66-vjeçare është vaksinuar disa ditë më parë pasi mori dozën e parë në Prill.

Zëdhënësi i Merkel ka publikuar në rrjetet sociale foton e certifikatës së vaksinës.

Ekspertët besojnë se alternimi i dozave të vaksinës kundër COVID-19 mund të jetë një ide e mirë por është ende shpejt për të qenë të bindur për këtë.

Znj. Merkel do të tërhiqet nga politika pas 16 vitesh në krye të qeverisë gjermane.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet parlamentare/ Majko: Emigrantët votojnë edhe pa treguar adresat

LEXO EDHE:  Pas vizitës në Truqi, Rama mbërrin në Athinë/ Takim me kryeministrin Mitzotakis

Në Mars, Gjermania bashkë me vende të tjera evropiane ndaluan përdorimin e vaksinës AstraZeneca pas një numri rastesh vdekjeje nga mpiksja e gjakut.

Më parë, Gjermania kishte ndaluar marrjen e vaksinës për persona mbi 60 vjeç, por tashmë është ndaluar për të gjithë të rriturit.

Pas një nisje të ngadaltë, më shumë se gjysma e popullsisë në Gjermania ka marrë dozën e parë të vaksinës./euronews

LEXO TE PLOTE