Connect with Us

Braho pyet specialistët e mjekësisë: Duhet ta dimë nëse Ilir Meta është çmendur apo jo

Politikë

Braho pyet specialistët e mjekësisë: Duhet ta dimë nëse Ilir Meta është çmendur apo jo

Publikuar

-

Ngritja e Komisionit Hetimor/ Braho: Kjo është pika që derdhi gotën

Anëtari i Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, Spartak Braho ka ngritur dyshime të forta për gjendjen psikologjike të Presidentit pas deklaratave të këtij të fundit para zgjedhjeve të 25 prillit.

Spaho ibëri një pyetje të drejtpërdrejtë specialistëve mjekësore, të cilëve i kërkoi që të shpjegonin gjendjen psikologjike të Metës.

Pyetjes ju përgjigj Edmond Stojku, i cili sqaroi se ka raste kur një person shfaq luhatje të theksuar humori që në gjendje stresi varion në shpërthime dhe çon në vendimarrje të gabuar personat në pushtet.

Gjithsesi, Komisioni Hetimor kërkoi që të fokusoheshin vetëm te kërkesat e bëra nga nismëtarët për shkarkimin e Metës dhe nuk e pranuan kërkesën e Brahos.
Braho e mori fjalën sërish, duke sulmuar Metën teksa tha që ata kanë nevojë të dijnë nëse këto janë vendime të një njeriu të çmendur apo nëse bëhet fjalë për gjendjen emocionale siç e shpjegoi Edmond Stojku.

LEXO EDHE:  Në panik nga shkarkimi/ Meta mesazh Komisionit të Venecias

Pjesë nga biseda:

Braho: Si e vlerësoni ju si specialistë të mjekësisë gjendjen psikologjike të Presidentit? Mos jemi në kushtet e mosaftësisë?

Stojku: Problemi është këtu diskutohet për një luhatje të theksuar të humorit, qëë në gjendje të stresit varion në shpërthime, duke çuar në vendimarrje të gabuar të personit në pushtet. Mendoj nuk do të ishte keq një kqyrje më e thellë profesionale mund të nxjerrë konkluzione më të detajuara. Këta njihen jo vetëm për njerëzsit e pushtetshëm por edhe për njerëzit e zakonshëm. Këto luhatje ndodhin, por nuk duhet të ndodhin për një periudhë të gjatë kohe. Kur kemi disa shpërthimi të herëpashershme, mendoj se mund të merren në konsideratë.

Braho: Ne duhet ta dimë që këto janë vendimet e një njeriu të çmendur, se populli ashtu e quan atë, apo janë veprime të një njeriu siç e shpjegoi doktor Stojku./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ministri gjerman për Europën, flet për negociatat/ “Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut”

Publikuar

-

Nga

Ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth ka bërë thirrje që procesi i negociatave për Shqipërinë të ndahet nga procesisë për Maqedoninë e Veriut.

Sipas Roth, çështja duhet trajtuar në mënyrë bilaterale, pa bllokuar ecurinë përpara.

 “Ju lutem lejoni që çështjet dypalëshe të trajtohen në mënyrë bilaterale, pa bllokuar ecurinë përpara të BE. Le të mendojmë në mënyrë strategjike dhe të kuptojmë nevojën për të përmbushur detyrimet tona ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Nuk ka asnjë interes duke e lënë vakum strategjik. Faleminderit”, shkruan Roth./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Negociatat/ Raportuesja e Shqipërisë për në PE: Rruga e pranimit duhet të pasqyrojë progresin

Publikuar

-

Nga

Ligji antishpifje/ Eurodeputetja: Të zbatohen rekomandimet e Venecias për një media të lirë

Raportuesja e Shqipërisë për në PE, Isabel Santos, ka deklaruar se rruga për anëtarësimin e Shqipërisë duhet të pasqyrojë progresin e bërë.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Santos se është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë.

Moment i rëndësishëm për Shqipërinë. Rruga e pranimit duhet të pasqyrojë progresin e bërë nga vendi. Vullneti i mirë i popullit shqiptar ndaj Bashkimit Evropian gjithashtu e meriton këtë zhvillim”, shkruan Santos./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ngjela zbulon çfarë pritet të ndodhë deri në shtator me Shqipërinë/ Çfarë interesi ka SHBA

Publikuar

-

Nga

Ngjela zbulon çfarë pritet të ndodhë deri në shtator me Shqipërinë/ Çfarë interesi ka SHBA

Avokati Spartak Ngjela shkruan se Shtetet e Bashkuara ndërhynë drejtpërsëdrejti në çështjen e hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian dhe sipas tij, tani mendohet se gjithçka do të shkojë drejt miratimit.

Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, është edhe interes i madh amerikan.

Sipas Ngjelës, antarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, e forcon së tepërmi pozitën amerikane në Ballkanin Perëndimor, në konfliktin e saj me politikën ruse. Dhe kjo do të jetë një politikë e re.

Gjithashtu avokati shkruan se kjo kohë, deri në muajin shtator 2021, pritet të jetë shumë e rëndësishme në favor të Shqipërisë.

Aktiviteti i fuqishëm proshqiptar i presidentit amerikan Joe Biden, ka sjellë frymë të re për të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Tani shqiptarët janë plotësisht në kohën e tyre.

Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, është edhe interes i madh amerikan. Por, në këtë kohë, pas rrëzimit të ish presidentit Trump, çështja shqiptare, e cila ishte errësuar prej Trump-it, erdhi për t’u lartësuar bashkë me ndryshimin drastik të politikës amerikane, me një frymë të re bashkëpunimi parësor kundrejt Bashkimit Evropian.

Si pasojë e këtij procesi, antarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, e forcon së tepërmi pozitën amerikane në Ballkanin Perëndimor, në konfliktin e saj me politikën ruse. Dhe kjo do të jetë një politikë e re.

Por, në këtë kohë, në funksion të pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, është edhe imponimi me forcë që politika amerikane, me Joe Biden, i bëri Rusisë. Takimi Putin Biden e tregoi hapur dhe qartë këtë.

Nisur nga pozitat e forcës ndaj Rusisë, dhe pas rrëzimit të Trump-it, tani çështja shqiptare në Ballkanin Perëndimor kuptohet se është një çështje kryesore.

Këtu vjen tani dhe arsyetohet edhe ndërhyrja që politika amerikane, me anë të sekretarit të shtetit Blinken, i bëri këto ditë kërkesë të veçantë Bashkimit Evropian në lidhje me çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Pikërisht për këtë, kjo kohë, deri në muajin shtator 2021, pritet të jetë shumë e rëndësishme për Shqipërinë. Dhe, sigurisht, në favor të saj.”-shkruan Ngjela./CNA.al

LEXO TE PLOTE