LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Balla fton sërish demokratët për bashkëpunim/ ‘Është i rëndësishëm për anëtarësimin e vendit në BE’

14 Maj 2021, 17:47, Politikë CNA
Balla fton sërish demokratët për bashkëpunim/

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka përsëritur thirrjen për bashkëpunim ndaj demokratëve në një prononcim për mediat nga Cerriku.

Balla tha se ftesa është e sinqertë dhe se ky bashkëpunim është i domosdoshëm për proceset integruese të vendit.

?Reformat që do të kërkojë kjo fazë e fundit për anëtarësimin e Shqipërisë, nisja e bisedimeve të anëtarësimit, në këtë kuadër ftesa për të bashkëpunuar me opozitën është e sinqertë që bazohet në interesa madhore të vendit dhe kontributi i çdo faktori vendimmarrës dhe përfaqësues dhe sidomos kontributi i PD duhet të bëhet pjesë e kësaj aspirate dhe këtij procesi?, tha Balla.

Ai shtoi se pret që PD ta pranojë këtë ofertë pasi të ketë përmbyllur procesin zgjedhor të brendshëm.

?Pas këtyre momenteve të përzgjedhjes dhe rikonfirmimit të lidershipit të PD, në ato proceset e brendshme të tyre, do të kemi mundësi në shtator që të identifikojmë se cilat janë çështjet që ne e kemi të nevojshme bashkëpunimin me njëri-tjetrin?, tha Balla./CNA.al

Lajmet e fundit nga