Connect with Us

Artan Hoxha: Nuk e prisja që Skëndërbeu të mbushte Elbasan Arenan me tifozë

Sport

Artan Hoxha: Nuk e prisja që Skëndërbeu të mbushte Elbasan Arenan me tifozë

Publikuar

-

Artan Hoxha ishte i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. Mes të tjerash është diskutuar edhe për Dinamon që u rikthye në elitën e futbollit shqiptar për t’i shtuar më shumë historinë Superiores. Por nga ndryshon kjo skuadër nga dy ekipet e tjera të kryeqytetit? Hoxha është shprehur se presioni “shkatërrues” nuk është si te Tirana dhe Partizani.

“Nëse te Partizani dhe Tirana ka presion të madh nga tifozeria, nuk ndodh kështu te Dinamo. Nëse do të bësh diçka, e bën dhe nuk ka presion. Tirana ka vuajtur se iu kthye tifozeria kundër, Partizanit i kthehet tifozeria kundër dhe e mbyt. Te Dinamo nuk ndodh kjo. Madje arrinte presidenti i Dinamos që u kthente përgjigje në Facebook të gjithëve. Nuk e ke këtë shans te Tirana dhe Partizani. E keni parë se çfarë bëhet atje?

E dini se kush ekipi i fundit që e solli titullin e fundit në kryeqytet pasi e fitoi Partizani? Dinamo. Iku Dinamo dhe titulli vazhdoi ose në jug ose në veri. Ose te Kukësi ose te Skënderbeu. Të tre ekipet e kryeqytetit bëjnë edhe një lloj aleance kur janë bashkë, i janë bukuri kampionatit. Unë nuk e kisha menduar kurrë që Elbasan Arena të mbushej nga tifozët e Skënderbeut. Kjo ndodhi me Dinamon e Zagrebit ku u sollën 13.000 tifozë. Ke parë sa njerëz shkojnë në Korcë tani? Kaq shkojnë, çfarëdo që të bësh. Hiq Vllazninë, ekipet e rretheve dhe Lushnjen që ka prezencë tifozerie, të tjerët kanë problem”, tha Hoxha.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Euro 2020/ Spektakët në “Puskas Arena”, Hungaria i shënon Francës

Publikuar

-

Nga

Po luhet momentalisht ndeshja mes Hungarisë dhe Francës, në stadiumin “Pushkash Arena”. Kombëtaret janë përballur katër herë mes tyre ne histori. Hungaria ka tri fitore dhe një herë janë ndarë barazim.

Franca kërkon kualifikimin pas fitores ndaj Gjermanisë, ndërsa Hungaria kërkon pikët e para dhe për këtë do ketë të pranishëm 60 mijë spektatorë në “Puskas Arena”.

LIVE’  HUNGARI-FRANCË 1-0

Fiola 45+2

Fantastik Fiola, i cili pas një topi të marrë na të majtë, futet bukur në zonë dhe shënon duke kaluar skuadrën e tij në avantazh. Shtanget skuadra e Deshamp.

Formacionet zyrtare

Franca: Lloris – Digne, Kimpembe, Varane, Pavard, Kanté, Rabiot, Pogba, Griezmann, Benzema, Mbappé.

Hungaria: Gulasci, Szalai, Fiola, Orban, Nego, Nagy, Szalai, Schafer, Keinheisler, Sallai, Botka.

LEXO TE PLOTE

Sport

Bruno Telushi drejt Shkodrës, gati goditja e madhe e Vllaznisë në merkato

Publikuar

-

Nga

Vllaznia pret të bëjë goditjen e madhe në merkato. Klubi shkodran është vënë pas ish-lojtarit të Partizanit, Bruno Telushi. Burime zyrtare i treguan gazetës se palët janë në bisedime dhe mund të arrihet një akord në orët në vijim.

30-vjeçari mbylli aventurën e tij tek Neftçi Baku nga ku u aktivizua në 11 ndeshje.

Telushi pritet të rikthehet në Kategorinë Superiore pas një viti ku u largua nga Kukësi. Gjithashtu mesfushori vlonjat ka mbajtur veshur fanellat të Flamurtarit dhe të Partizanit.

LEXO TE PLOTE

Sport

Sër Aleks Fergusonin nuk e lejojnë të parkojë makinën pranë stadiumit

Publikuar

-

Nga

Trajneri legjendar i Manchester United, skocezi Sër Aleks Ferguson ka përjetuar një eksperiencë jo të këndshme kur mbërriti disa orë përpara nisjes së ndeshjes Angli-Skoci në stadium, teksa një stjuart, pavarësisht se kë kishte përballë, e refuzoi 79-vjeçarin që të hynte në parking.

Tekniku nuk u lejua të parkonte dhe gjeti një vend tjetër. Ndërkohë kujtojmë që ndeshja e ditës së djeshme, mes Skocisë dhe Anglisë u mbyll në barazim pa gola.

LEXO TE PLOTE