Connect with Us

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Abazi: Vjedhja e votës, një simptomë e neoliberalizmit kriminal

Politikë

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Abazi: Vjedhja e votës, një simptomë e neoliberalizmit kriminal

Publikuar

-

KQZ nuk lejon kandidimin e Albin Kurtit në zgjedhje/ Abazi: Do ankimojmë në Gjykatën Supreme

Boiken Abazi, i cili ishte kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 25 Prillit,  nuk arriti që të fitonte. Më një postim në rrjetet sociale ai ka shkruar se vjedhja e votës gjatë procesit të numërimit ka qenë problem.

Sipas tij, neoliberalizmi kriminal e ka stacionuar Shqipërinë në një situatë ku pabarazia dhe varfëria rritet. Ai shton se sistemu u lejon njerëzve të mbijetojnë nëse u nënshtrohen bandave dhe partive politike të lidhura me to.

Postimi i plotë

Me rënien e diktaturës në Shqipëri nuk u liberalizua tregu, u liberalizua krimi. Nëse gjatë diktaturës “të drejtën” për të kryer krime me ose pa ligj, e kishin vetëm funksionarët e lartë të aparatit shtetëror dhe rrethi i tyre, në këto 30 vjet “e drejta” për të kryer krime u decentralizua, duke krijuar banda mafioze që kanë kolonizuar pjesë-pjesë Shqipërinë dhe janë lidhur me partitë politike, nganjëherë duke u futur edhe brenda tyre e duke i kontrolluar – sipas nevojës.

Bandat kishin nevojë për politikën për të shtrirë kontrollin e tyre ekonomik, dhe partitë kishin nevojë për bandat për të shtrirë kontrollin e tyre politik, me përfitime ekonomike. E gjitha kjo u lidh me anën e errët të globalizimit, përmes tregtisë së drogës dhe trafikut të emigrantëve që në Shqipëri ka ardhur duke u rritur. Paraja e pistë e këtyre bandave politike dhe partive bandite pastrohet në ndërtim në mes të kryeqytetit apo përmes betonizimit të bregdetit.

Kapitalizmi merr forma të ndryshme nga njëri shtet në tjetrin. Në Shqipëri ai ka marrë formën e neoliberalizmit kriminal përmes simbiozës mes partive politike, bandave dhe oligargisë monopoliste. Ky nuk është tranzicion, ky është stacioni ku ndalet e përkeqësohet një sistem mafioz. Nuk jemi rasti i vetëm në botë, mjafton të shikojmë përtej Adriatikut, apo edhe përtej Atlantikut, për të parë sisteme të ngjashme ne jug të Italisë apo në Meksikë.

Neoliberalizmi kriminal e ka stacionuar Shqipërinë në një situatë ku pabarazia dhe varfëria rritet, dhe ku sistemi i vërtetë patronazhist është ai mafioz, që u lejon njerëzve të (mbi)jetojnë nëse u nënshtrohen bandave dhe partive politike të lidhura me to. Dhuna e krimit të organizuar është shndërruar në valutën përmes së cilës kryhen transaksionet mes bandave rivale. Dhuna rregullon llogaritë. Databaza e patronazhimit është vetëm një simptomë e patronazhimit të dhunshëm e strukturor të financave dhe ekonomisë-politike në Shqipëri.

Neoliberalizmi merr trajtat e neofeudalizmit. Udhëheqësi “karizmatik” i këtij sistemi, nuk drejton përmes diktatit por përmes marrëveshjeve me bandat mafioze dhe oligarkinë. Ai nuk ka nevojë të ketë kontrollin totalitar të mbretit gjakatar, apo diktatorit, mjafton të dijë të lidh e mirëmbajë marrëveshje me krimin e organizuar brenda dhe jashtë vendit, në stilin e një “mbreti merkantilist”. Pjesën e dhunës për të realizuar nënshtrimin dhe patronazhimin e kryejnë më tej bandat në bashkëpunim me policinë, si dhe vet situata ekonomike. Shkatërrimi i industrisë dhe i shtetit social, shkatërrimi në masë i mundësisë për punë të ndershme që krijon mirëqenie, krijojnë kushtet perfekte për nënshtrim dhe rekrutim.

Një organizim që kërkon transformimin e kësaj situate pa i marrë parasysh rrethanat është, në rastin më të mirë, naiv. Vjedhja e votës gjatë procesit të numërimit është problem, por është vetëm një prej simptomave të neoliberalizmit kriminal ku e kanë stacionuar Shqipërinë.

Kemi një nevojë të madhe reflektimi dhe analize mbi këtë situatë, në vend që të jepen receta për rrugën përpara. Kemi nevojë të mësojmë e te hymë në dialog me njerëzit e thjeshtë të këtij vendi, ata që po i vuajnë më shumë krimet brutale të neoliberalizmit shqiptar. Kemi nevojën e madhe si shoqëri e si komb të gjejmë një mënyrë  organizimi emancipues në kushtet e represionit politik dhe kontrollit kriminal mafioz të ekonomisë dhe politikës. Alternativat nuk mund të jenë receta moderimi, por programe që adresojnë nevojat urgjente të shumicës së varfëruar e të shtresës së brishtë të mesme në Shqipëri./ CNA.al

 

LEXO EDHE:  I gatshëm të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme/ Njihuni me Koalicionin e ri politik

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

‘Edhe për 5 vite nuk do të kemi sistem drejtësie”/ Ballanca: Reforma duhet të kishte qasje tjetër

Publikuar

-

Nga

‘Edhe për 5 vite nuk do të kemi sistem drejtësie”/ Ballanca: Reforma duhet të kishte qasje tjetër

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca thotë se reforma në drejtësi do të kërkojë të paktën edhe pesë vite të tjera kohë. Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin Përballë, Ballanca tha se reforma duhet të kishte një qasje tjetër në mënyrë që të ishte funksionale brenda afateve kushtetuese.

“Unë e kam thënë që para katër vitesh që kjo reformë duhet të kishte një qasje tjetër. Unë mendoj se aktualisht është e pamundur…Ne dhe për pesë vite të tjera nuk do të kemi një sistem drejtësie funksional, minimalisht.”

Po çfarë do të ndodh pas 5 vitesh?

LEXO EDHE:  Ultimatumi i Ramës: Në zgjedhje edhe pa opozitën!

LEXO EDHE:  Kryeministri i Maqedonisë së Veriut bëhet pjesë e fushatës për 25 prillin/ Votoni Edi Ramën!

” Pastaj shpresojmë që do të funksionojë nëse të gjitha gjërat do të shkojnë mirë. Që do të thotë që të gjithë gjyqtarët e rinj që do të emërohen do të kenë hequr dorë njëherë e përgjithmonë nga qasja korruptive në sistemin e drejtësisë.” – tha Ballanca në Përballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Refuzimi i vizës së Bashës për shkak të lobimit rus?/ Harxhi: Institucionet në SHBA nuk janë shaka

Publikuar

-

Nga

Refuzimi i vizës së Bashës për shkak të lobimit rus?/ Harxhi: Institucionet në SHBA nuk janë shaka

Kandidatja për kryetare të PD-së në zgjedhjet e 13 qershorit, Edith Harxhi, ka folur sërish për deklaratën e saj se Lulzim Bashës i është refuzuar viza për në SHBA.

Harxhi tha se Basha edhe mund të shkojë në SHBA si turist, por sipas saj, nuk mund të shkojë si zyrtar i PD-së, apo si politikan.

Unë nuk mund të them se zoti Basha ka problem si turist në SHBA, ai mund të udhëtojë si turist, mund të jetë i lirë për këtë, por nuk e di sesa mund të udhëtojë ai si kryetar i PD-së. Nuk mund të hamendësoj dhe nuk do ta dëshiroja që kryetari i PD-së të ishte në listën e zezë të zotit Biden”, u shpreh ajo në “Repolitix”, ndërsa u pyet nëse refuzimi i vizës së Bashës ka lidhje me lobimin rus.

“Mesa di unë afera është mbyllur në Shqipëri me një vendim të gjykatës së Apelit. Çështja mund të jetë e hapur në SHBA dhe mesa di unë ka qenë e hapur më parë, por nuk e di se çfarë ka ndodhur. Lobimi në çfarëdolloj forme me para, e cila impolikon presidentin në detyrë, ishte një fotografi, por implikonte presidentin në detyrë dhe sidomos ajo çka u tha në media që ishte diçka e lidhur me lobime që vinin nga burime të panjohura apo të papëlqyera, natyrisht që do përbënte një problem të madh për një President në detyrë.

Institucionet ligjzbatuese në SHBA nuk janë shaka, ata natyrisht veprojnë çdo moment. Mbit ë gjitha, uynë sot i drejtohem zotit Basha dhe e pyes, është e deklaruar sot në fara, që është departamenti i Drejtësisë, është e deklaruar edhe sot po të hyni, me firmën e Lulzim Bashës është bërë bnjë kontratë në SHBA për një kompani lobuese në atë kohë 675 mijë dollarë, lobim për PD. Më falni është lobuar gjë për PD-në se unë nuk kam parë për PD të jetë bërë edhe një vizitë.

E para, ku i ka gjetur zoti Basha këto para. E dyta, është për çfarë kanë shkuar, ku kanë shkuar këto para se unë nuk shoh lobim, se unë lobim quaj kur kryetari i partisë sime me një pjesë të grupit parlamentar të bëjnë një vizitë në muaj në SHBA. Atë quaj lobim unë, po të mos vizitosh Uashingtonin  4 vjet nuk është lobim”, theksoi Harxhi më tej./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ekzekutimi i vendimeve  gjyqësore/ Ballanca “shigjeton” qeverinë

Publikuar

-

Nga

Ekzekutimi i vendimeve  gjyqësore/ Ballanca “shigjeton” qeverinë

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca thotë se qeveria duhet të marrë masa për të ekzekutuar vendimet gjyqësore, pasi Shqipëria ka bërë hapa pas në këtë drejtim.

E ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, Ballanca shtoi se këto detyrime duhen adresuar sa më parë.

Shqipëria gjatë mandatit që unë kam, pasi qeveria nuk ka zbatuar për shkaqe buxhetore, për shkaqe besoj edhe të pandemisë edhe të tërmetit ky është justifikimi që qeveria ka dhënë nuk ka pasur mundësi që të adresojë problematikën e detyrimeve që ajo ka. Kjo fatkeqësisht me një numër vendimesh që janë duke ardhur kundër Shqipërisë edhe në nivel ndërkombëtar do ta përkeqësojë situatën për ekzekutimin e vendimeve brenda për brenda vendit.”- tha Ballanca në Përballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE