Connect with Us

Vrau shokun e tij/ Prokuroria kërkon burg për Marjus Demën

Kronika

Vrau shokun e tij/ Prokuroria kërkon burg për Marjus Demën

Publikuar

-

Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar Gjykatës që të caktojë masën ‘arrest me burg’ për Marjus Demën me akuzën e vrasjes me dashje të Mehmet Qemës dhe armëmbajtjes pa leje.

Ndërkohë që për 4 shokët e tij prokuroria po kryen hetimet për të zbuluar veprimet e tyre në fshehjen e krimit dhe manipulimin e vendngjarjes.

Arma e sekuestruar është dërguar në laboratorin e policisë për t’u ekzaminuar nëse është përdorur apo jo në krime të tjera./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Vrasja e vëllezërve Haxhia/ Gjykata jep vendimin për dy të arrestuarit  

Publikuar

-

Nga

“Arrest me burg” është masa e sigurisë, e dhënë sot nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, për dy të arrestuarit Besian Xhixha dhe Enver Diva.

Besian Xhixha dhe Enver Diva dyshohen si bashkëpunëtorë në vrasjen e dy vëllezërve Haxhia, në prill të vitit 2020, në Durrës.

Kujtojmë këtu se Besian Xhixha dhe Enver Diva u arrestuan pak ditë më parë nga Policia e Durrësit, e cila deklaroi se nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë krijuar dhe siguruar mjetet për kryerjen e vrasjes së shtetasve Besmir dhe Viktor Haxhia.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Konsumoi të gjitha ilaçet me të cilat kurohej/ 24 vjeçari përfundon në gjendje kome, niset me helikopter drejt Tiranës

Publikuar

-

Nga

E rëndë/ Konsumoi të gjitha ilaçet me të cilat kurohej, 24 vjeçari niset me helikopter drejt Tiranës

Një i ri nga Gjirokastra është nisur me helikopter drejt Tiranës në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në Gjirokastër ku I. Dalipi 24 vjeç është gjetur nga familjarët e tij në gjëndje kome, për shkak se ka pirë të gjitha barnat me të cilat kurohej.

Ai është dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës. Më pas është kërkuar ndihma e helikopterit për ta përcjellë në drejtim të kryeqytetit për ndërhyrje më të specializuar./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Vrasjet trondisin vendin/ Lleshaj: Nuk merrem me ngjarjen por me sigurinë në tërësi

LEXO EDHE:  Vrasja e trefishtë në Elbasan/ Identifikohet njëri prej autorëve

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Po punonte në bodrumin e një pallati/ Plagoset rëndë punëtori në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Një 35-vjeçar është rrëzuar nga shkallët, teksa ka qenë duke punuar në bodrumin e një pallati, në Tiranë.

Për pasojë, i riu ka marrë lëndime dhe është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.06.2021, rreth orës 12:50, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, duke punuar në bodrumin e një pallati, është rrëzuar nga shkallët, punëtori shtetasi K. A., rreth 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  Prokuroria dergon per gjykim Taulant Xhinin, tentoi te vrase nje polic

LEXO EDHE:  Vrasja e trefishtë në Elbasan/ Identifikohet njëri prej autorëve

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

LEXO TE PLOTE