Connect with Us

VIDEO/ Partizani dhe Tirana dalin “huq” në derbi, festojnë rivalët e Teutës

Sport

VIDEO/ Partizani dhe Tirana dalin “huq” në derbi, festojnë rivalët e Teutës

Publikuar

-

Derbi i fundit i këtij sezoni mes Partizanit dhe Tiranës është mbyllur në një barazim pa gola, që me siguri nuk ka kënaqur asnjë prej skuadrave pasi kanë humbur terren në krahasim me rivalët direkt sa i përket luftës për titull dhe Europës.

Derbi i sotëm ka folur fillimisht për Partizanin, i cili iu afrua më shumë golit në pjesën e parë, me Zhunior që shpërdoroi para Bekajt e me të kuqtë që panë t’u anulohet një gol i Çinarit. Ndërsa në fund, ishte Asani ai i cili tronditi traversën.

Por pas pushimit, sfida u ekuilibrua disi, edhe pse Tirana rrinte e mbledhur në mbrojtje duke mos lënë hapësira për sulmin e të kuqve. Këta të fundit provuan deri në fund që të fitonin ndeshjen, por nuk ia dolën të shfrytëzonin rastet që krijuan deri në minutat shtesë të sfidës.

PARTIZANI-TIRANA 0-0

Partizani: Hoxha, Mala (90’+2′ Idrizaj), Bitri, Belica, Hakaj, Broja (88; Kote), Murataj (78′ Hasani), Bardhi, Asani, Çinari (78′ Cara), Zhunior (88′ Kardoso).
Trajner: I. Daja

Tirana: Bekaj, Vangjeli, Najdovski, Hoxhallari, Toshevski, Batha, Çelhaka, Danso (90′ Kale), Ismajlgeci, Torasa (55′ Giamfi), Seferi.
Trajner: O. Shehi

KV: Broja / Vangjeli, Najdovski, Danso

Gjyqtar: Eldorian Hamiti

MINUTË PAS MINUTE

90’+5’ Mbyllet ndeshja në barazim pa gola.

90’+3’ Hasani merr një pasim të artë dhe shfaqet para Bekajt, ndalohet në momentin e fundit nga prapavija bardheblu.

90’+2’ Asani nis një harkim perfekt për Kardozon në shtyllën e dytë, ky i fundit nuk kthen dot sferën në rrjetë.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

90’ Pas një goditje nga këndi, janë dy mundësi shënimi radhazi për të kuqtë, por në të dy rastet topi bllokohet nga mbrojtësit.

89’ Bekaj humb topin në kufijtë e zonës dhe Asani nga e djathta gjuan drejt portës, sfera ndalet nga nj mbrojtës para se të përfundojë në katërkëndor.

87’ Shumë gabime në pasimin e fundit pranë zonës kundërshtare për të dy skuadrat që kanë pak mundësi që të rrezikojnë portën.

81’ Qarkullim i gjatë i topit i Partizanit në gjysmëfushën e Tiranës, por pa gjetur asnjë të çarë për t’iu afruar portës kundërshtare.

78’ Daja vendos të ndryshojë mesfushën duke aktivizuar Hasanin e Carën në minuta e fundit të sfidës.

73’ Bardhi humb topin në zonë dhe Giamfi pason për Seferin e vetëm në qendër. Sulmuesi gabon gjithçka me gjuajtjen e tij duke e fluturuar topin mbi traversë.

68’ Një goditje nga këndi për Partizanin sheh një top të harkuar nga Asani të goditet me kokë nga Belica, por sfera kalon mbi traversë.

63’ Hoxhallari mundohet të shënojë me një të majtë të fuqishme nga distanca, sfera përfundon jashtë katërkëndorit.

62’ Bitri shpëton Partizanin. Danso nxjerr Seferin para Hoxhës, por ndërhyrja e Bitrit është e jashtëzakonshme dhe eviton një gol të sigurt.

53’ Torasa nuk mund të vazhdojë më dhe i lë vendin në fushë Giamfit.

52’ Murataj nxjerr Asanin në pozicion të mirë në të djathten, mesfushori gjuan por Bekaj kontrollon në dy kohë.

47’ E nis menjëherë me vrull Partizanin pjesën e dytë, duke krijuar menjëherë dy situata të vështira para portës bardheblu, por pa finalizuar.

46’ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime në radhët e dy ekipeve.

Mbyllet pjesa e parë.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

45′ Momente tensioni në fushë e lojës, pas ndërhyrjes së rrezikshme të Dansos ndaj Çinarit. Futbollisti i Tiranës ndëshkohet me karton të verdhë.

40′ Traversa i mohon golin e avantazhit futbollistit të Partizanit, Jasir Asani, pas një tentativë nga goditja e dënimit në krahun e djathtë, fati nuk ka qenë me të kuqtë në këto minuta. “Dridhet” bardheblutë.

39′ Najdovski ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje me kohë vonesë ndaj Malës. I drejtë vendimi i gjyqtarit Hamiti.

33′ Tjetër pretendim i Tiranës për prekje të topit me dorë brenda zonë, pas dueli mes Dansos dhe Belicës. Tefik Osmani ndëshkohet në stol me karton të verdhë për protesta.

32′ Çinari gjen rrugën e rrjetës, por goli anulohet për pozicion jashtë loje, nga anësori Myftari.

31′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Broja për ndërhyrje të ndaj Torasës.

30′ Mundësi e shkëlqyer për Partizanin, e pabesueshme çfarë shpërdoron Stenio Zhunior, te zona e 5 metërshit. Te stoli i kuq kërkojnë penallti. Rasti më i mirë deri në këto minuta.

26′ Kristi Vangjeli ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Asanit. Futbollisti i parë i ndëshkuar në këtë sfidë, e cila deri tani ka qenë mjaft korrekte.

23′ Partizani fiton goditjen e dytë nga këndi në këtë sfida.

17′ Kundërpërgjigjet Partizani me Jasir Asanin, gjuajtja e tij ishte qëndrore dhe u ndal pa problem nga portieri Bekaj.

16′ Shans i mirë për Tiranën, Seferi ul bukur në hyrje të zonës një top për Danson, që provon me të majtën. Futbollisti i skuadrës bardheblu, nuk koordinohet siç duhet, tentativa e tij ishte e gabuar dhe shkon shumë larg portës.

14′ Danso pretendon për prekje të topit me dorë brenda zonës, por për gjyqtarin Hamiti, gjithçka e rregullt, protestojnë futbollistët bardheblu.

9′ Pasiguri e Bekajt, portieri i Tiranës, i dhuron goditjen e parë nga këndi Partizanit. Harkon Murataj, por kontrollon gjithçka gardiani bardheblu.

7′ Intesitet shumë i lartë në keto minuta, me të dyja skuadrat që luftojnë fuqishëm për çdo top. Të dy skuadrat duken të etura për ta fituar ndeshjen.

5′ Tirana e nis vrullshëm sfidën, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në gjysmëfushën e Partizanit, por ende asnjë rast i rrezikshëm në portat respektive.

1′ Ka startuar sfida në “Air Albania”, bardheblutë luajnë topin e parë nga qendra.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Gati derbi i Britanisë së Madhe, publikohen formacionet zyrtare të sfidës Angli-Skoci

Publikuar

-

Nga

Do të startojë në orën 21:00 në stadiumin “Wembley”, sfida e raundit të dytë të Grupit D në EURO 2020, derbi i Britanisë së Madhe, Angli-Skoci. Pas fitores ndaj Kroacisë, kombëtarja e “3 Luanëve” do të synojë triumfin për të siguruar një biletë për raundin tjetër.

Ndërsa kombëtarja e Skocisë do të kërkojë tri pikët e para në EURO 2020 ku përballë do të kenë një ndër kundërshtarët më të vështirë të këtij kompeticioni. Anglia dhe Skocia janë në të njëjtin grup edhe me kombëtare si Kroacia dhe Çekia.

FORMACIONET ZYRTARE 

ANGLIA – (4-2-3-1): Pikford; Xhejms, Stons, Mings, Shou; Rajs, Filips; Foden, Maunt, Stërling; Kejn. Trajner: Gerreth Sauthgejt.

SKOCIA – (3-4-1-2): Marshall; MekTominej, Henlej, Tiernej; O’Donill, MekGin, Gilmur, MekGregor, Robertson; Dajks, Adams. Trajner: Stiv Klerk.

LEXO TE PLOTE

Sport

Eriksen lë spitalin: Operacioni shkoi mirë, ishte bukur të takoja shokët e ekipit

Publikuar

-

Nga

Kristian Eriksen ka lënë spitalin pas ndërhyrjes kirurgjikale ku në zemrën e tij vuri një defribilator.

Një lajm i mirë ky për Eriksenin dhe për mbarë sportdashësit pas asaj ngjarje të ndodhur ditë më parë në ndeshjen ndaj Finlandës ku Eriksenit i ndodhi një arrest kardiak.

Mesfushori i Interit me anë të Federatës daneze të Futbollit ka lënë një mesazh për tifozëve duke i falënderuar për mesazhet e shumta që kishte marrë:

“Faleminderit për urimet e tuaja të pafundme. Operacioni shkoi shumë mirë. Ishte me të vërtetë bukur të takoja shokët e skuadrës pas një paraqitjeje dinjitoze mbrëmjen e djeshme. Do të bëj ntifo për ta të hënën në sfidën ndaj Rusisë.”, tha Eriksen.

LEXO TE PLOTE

Sport

Kroacia ngec sërish, bën “paqe” me Çekinë

Publikuar

-

Nga

Sfida mes Kroacisë dhe Çekisë e zhvilluar në “Hampden Park” dhe e vlefshme për Grupin D është mbyllur në barazim 1-1. Një rezultat ky që i shkon më shumë përshtat çekëve, të cilët janë ngjitur në kuotën e 4 pikëve, teksa janë thuajse të kualifikuar për në raundin tjetër.

Ndërkohë Kroatët e Daliç, do të luajnë gjithçka për gjithçka ndaj Skocisë në sfidën e radhës, për të synuar kualifikimin. Për sa i përket përballjes së sotme, ajo u vendos nga golat e Shik në minutën e 37-të dhe Perisiç në minutën e 47-të.

Vlen të theksohet fakti se sulmuesi Shik realizoi nga penalltia, teksa u gjakos pas një ndërhyrje me brryl nga Lovren. Rastet e rrezikshme në duelin mes Kroacisë dhe Çekisë ishin me pikatore, teksa u regjistruan vetëm 3 goditje në kuadrat. Në ndeshjen e fundit çekët do të përballen me Anglinë, ndërsa Kroacia me Skocinë.

LEXO TE PLOTE