Connect with Us

VIDEO/ Fitore shprese, Liverpool triumfon në “Old Trafford” pas shtatë vitesh

Premier Liga

VIDEO/ Fitore shprese, Liverpool triumfon në “Old Trafford” pas shtatë vitesh

Publikuar

-

Kësaj radhe u luajt Manchester United-Liverpool, edhe pse tifozët vendas tentuan të krijonin sërish trazira. Sfida e prapambetur e Premier League, përfundoi 2-4 për skuadrën e Jurgen Klopp, që siguroi tre pikë shprese për objektivin Champions League.

“Djajtë e Kuq” e nisën më mirë takimin dhe në minutën e dhjetë kaluan në avantazh. Gol i Bruno Fernandes, i cili u ndihmua edhe nga devijimi i një mbrojtësi kundërshtar. “The Reds” reaguan dhe ia dolën të përmbysin rezultatin brenda pjesës së parë.

Në fillim Diogo Jota dhe më pas Roberto Firminho. Sulmuesi brazilian shënoi një tjetër gol në minutën e 47-të. United nuk ka asnjë objektiv në kampionat dhe po pret me padurim finalen e Europa League ndaj Villareal (26 maj). Gjithsesi, djemtë e Ole Gunnar Solskjaer shënuan një tjetër gol në mesin e pjesës së dytë me anë të Markus Rashford, por miqtë u përgjigjen me rrjetën e Momo Salah. Tre pikë të rëndësishme për Liverpool, që ia doli të rikthehet te fitorja në “Old Trafford” pas shtatë vitesh.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Zbulohet vlera sa u shit Milot Rashica në Premier League

Publikuar

-

Nga

Milot Rashica i befasoi të gjithë me skuadrën e re që zgjodhi për të vijuar të ardhmen e tij. Për sulmuesin shqiptar një vit më parë viheshin në garë ekipe si Milani e Liverpool-i, ndërsa vetë lojtari dëshironte të luante në Champions League. Por koha i ndryshoi tërësisht gjërat për 24-vjeçarin.

Ky sezon që u mbyll foli kundër tij, ku dëmtimet dhe Covid-19 e ndaluan të përsëriste të njëjtin shkëlqim si më parë. Vlera e kartonit të futbollistit të Kosovës ka shkuar në rënie të lorë në harkun kohor të vetëm një viti. Dikur Verder Bremen nuk e lëshonte as për 30 milionë eurot e ofruara nga Aston Villa, ndërsa sot gjermanët e lënë të lirë për vetëm 9.5 milionë paund.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Gattuso-Tottenham nuk bëhet, revolta e tifozëve prish gjithçka

Publikuar

-

Nga

Gennaro Gattuso dhe Tottenham nuk kanë arritur një marrëveshje. Klubi anglez, pasi italiani u largua nga Fiorentina, mendoi t’i besonte stolin.

Drejtuesit e londinezëve patën një takim me menaxherin e Rinos, por në fund palët shtrënguar duart pa hedhur firmën mbi kontratë.

Dalja e emrit të Gattuso si opsion për Tottenham ngjalli një reagim të madh të tifozëve të skuadrës angleze, të cilët ishin kundër.

Ende ata nuk e harrojnë përplasjen e ish-lojtarit të Milanit, me Joe Jordan, ish-ndihmëstrajnerin e londinezëve.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Njësoj si me Armando Brojën, Chelsea huazon një tjetër talent te Vitesse

Publikuar

-

Nga

Chelsea po mendon huazimin e një tjetër talenti në merkato. Bëhet fjalë për Billy Gilmour, mesfushorin 19-vjeçar që sezonin e kaluar luajti 12 ndeshje me blutë në të gjitha kompeticionet. Me ardhjen e Tuchel në stol, mesfushori nuk zbriti më në fushë duke qendruar gjithmonë rezervë.

Lojtari dhe klubi po mendojnë që ai të largohet në huazim në mënyrë që të luajë sa më shumë. Ashtu siç bënë me Armando Brojë, Chelsea është gati ta huazojë Gilmour te Vitesse në Hollandë. Mesfushori me shumë mundësi do të jetë sërish shok skuadre me Brojën që pritet të qendrojë të paktën edhe një sezon tjetër në Hollandë.

LEXO TE PLOTE