Connect with Us

Vëllai më rrihte me rrip/ Historia e dhimbshme e vajzës nga Gramshi

Sociale

Vëllai më rrihte me rrip/ Historia e dhimbshme e vajzës nga Gramshi

Publikuar

-

Në emisionin “Historia ime” ka qenë e ftuar Driola e cila ka rrëfyer se jetonte në Gramsh me familjen e saj dhe në moshën 25 vjeç i kërkoi dorën një djalë nga një fshat, por ajo nuk pranonte se nuk dëshironte që të martohej në fshat.

Fakti që nuk pranonte bëri që të dhunohej rëndë nga i vëllai. Ai ka ushtruar dhunë barbare  ndaj saj me rripin e pantallonave dhe mes plagëve të marra, ajo del nga shtëpia mes natës, hip në një autobus që shkonte në Korçë, aty nisi dhe rrugëtimi i saj.

Driola: Hipa në bagazhin e autobusit sepse thashë që do më kapin dhe do më rrahin prapë. Kur arriti në Korcë, dola nga garazhi, vesh shapkat siç isha me shapka, sy të nxira, turinj të ënjtur. Shkoj në një lokal aty tek agjencia dhe i thashë a më jep një pjatë gjellë se jam pa ngrënë. I thashë që s’kam para, më pa në gjendje të keqe dhe më tha ulu zonjë të të hedh një pjatë paçe.

LEXO EDHE:  Video/Shikoni si e fikin zjarrin "Ninxhat" e Gramshit

 Mirela Milori: Më pas çfarë ndodhi?

Driola: Kur dola tek dera e lokalit më thirri prapë ajo zonja dhe më tha që kishte një llaf. Më tha prit nja 2 orë sa t’i marr lejë pronarit dhe të çoj tek shtëpia.

Më çoi në shtëpi dhe më tha lahu, të të jap e disa rroba. I thashë që nuk hyj dot në dush sepse e kam kurrizin e vrarë dhe uji i ngrohtë nuk më bën mirë.

Mori pastaj ambulancën në telefon, më çoi në spital dhe më çanin flluskat me majë shiringe në trup sepse më ishin bërë dy grusht fluska.

Kafshoja grushtin me dhëmbë nga dhimbja që ndjeja, qëndrova 2 javë në spital. Pasi dola nga spitali, kërkova punë në Korçë,  punova si pastruese në një hotel, kisha drekën dhe kafen falas. I thashë të lutem do më ndihmosh me një dhomë se jam grua për disa ditë derisa të gjej një shtëpi me qira? Po tha dhe më ndihmoi pronari./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Tirana nesër pa energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Publikuar

-

Nga

Ndërprerje energjie në disa qytete të vendit/ OSHEE publikon zonat zonat dhe oraret për tre ditët në vijim

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njofton se ditën e nësërme disa zona do të mbeten pa energji elektrike.

Për shkak të disa punimeve sipas OSSHE do të stakohet energjia në intervalin kohor 09:00-16:00 në zonat e mëposhtme.

Njoftimi i OSHEE-së:

Përshëndetje

Stakim, 19 qershor

Në vijim të investimit për rikonstruksionin e kabinave, në datën 19 qershor gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:

LEXO EDHE:  Pas përplasjes në zyrë/ FRD letër Veliajt, Celibashit dhe Ambasadorëve të huaj

LEXO EDHE:  Dhunuan dhëndrin dhe krushkun/ Arrestohen babë e bir

Pjesërisht: Zona pranë  Depos së Ujit  dhe rruga “Budi”

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

U punësuan gjatë periudhës së pandemisë/ MSH ndërpret kontratën me 1 mijë mjekë specializantë

Publikuar

-

Nga

U punësuan gjatë periudhës së pandemisë/ MSH ndërpret kontratën me 1 mijë mjekë specializantë

Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar Operatorët e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor për 4 qarqe kryesore të vendit që të ndërpresin kontratat me mjekët specializantë të cilët u punësuan gjatë pandemisë.

Në njoftimin e dhënë nga ministria thuhet se duhet të ndërpritet menjëherë kontrata e 1 mijë mjekëve specializantë dhe se lista me vendet vakante që do të mbeten, pas ndërprerjes.

LEXO EDHE:  Skandal në Jetimoren e Shkodrës/ Dhunohen dhe abuzohen seksualisht 3 fëmijë, arrestohen 5 persona

LEXO EDHE:  Video/Shikoni si e fikin zjarrin "Ninxhat" e Gramshit

Kjo kërkesë i referohet operatorëve shëndetësorë në qarqet; Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Shkodër.

Në shkresën në fjalë thuhet se Drejtoritë Rajonale të OSHKSH-së duhet të marrin masa si më poshtë;
-Të ndërpresin menjëherë kontratat me mjekët specializantë;
Të dërgojnë menjëherë listën e vendeve vakante të krijuara pas ndërprerjes së kontratave me mjekët specializantë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Udhëtimet drejt BE-së/ Tomini: Qytetarët duhet të marrin informacion nga shteti ku duan të shkojnë

Publikuar

-

Nga

Udhëtimet drejt BE-së, Tomini: Qytetarët duhet të marrin informacion nga shteti ku duan të shkojnë

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini u shpreh në Euronews Albania se të gjithë shtetasit shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së, duhet të marrin një informacion më të detajuar nga shteti përkatës për t’u njohur me rregullat apo kushtet e vendosura.

Ndërsa për kontratën e fundit të qeverisë shqiptarë për blerjen e vaksinave Pfizer, ajo tha se është një marrëveshje e radhës, ku informacioni është diskret.

“Është një ndër marrëveshjet e radhës, ndërkohë që vendimi doli nga Vendimi i Këshillit të Ministrave dhe ndërkohë të gjitha elementët përkundrejt kontratës ruhen në bazë të diskretit apo ruajtjes së ku shteteve të marrëveshjes së kontratës me distributorin Pfizer”, tha zv. ministrja, por nuk ka detaje për shifrën e vaksinave të porositura.

Sa i përket procesit të vaksinimit në Shqipëri, ajo tregoi se aktualisht vijon injektimi për moshat mbi 57-vjeç./CNA.al

LEXO TE PLOTE