Connect with Us

U ngjall krishti dhe jeta qytetërohet !

Sociale

U ngjall krishti dhe jeta qytetërohet !

Publikuar

-

Nga Miron Çako

Pas Pashkës Orthodhokse të gjithë po shikojmë dhe po dëgjojmë lajme të mira në lidhje me virusin Covid 19.

Sipas statistikave të OBSH, virusit i është ulur ndjeshëm përqindja e agresivitetit të infektimit, po ashtu edhe vdekshmëria në të gjithë botën. Më në fund spitalet po çlirohen nga mbipopullimi dhe mjekët e infermierët po marrin frymë më lirshëm. Njerëzve iu është rikthyer shpresa për një jetë më të mirë dhe gjërat po vijnë drejt një normaliteti, aq sa e lejojnë masat parandalusese, që po zbehen gjithnjë e më shumë në varësi të statistikave pozitive mbi gjëndjen aktuale, ku ka çdo ditë më shumë të shëruar dhe gjithnjë e më pak të sëmurë dhe vdekje.

Disa mendojnë se janë vetëm masat parandaluse, karantina, maskat, distancimi social edhe veçanërisht vaksint që po na japin këto lajme shpredhënëse dhe po e ndryshojnë gjëndjen mirë. Pavarësisht rolit të këtyre masave parandaluese dhe luftuese me virusin nga ana njerëzore, duke parë në retrospektiv nuk duhet anashkaluar një faktë i bindshëm hyjnor,ashtu si edhe vjet pas Pashkës Orthodhokse, kur mungonte edhe vaksina, situata ishte njëlloj pozitive, madje pothuajse virusi u zhduk.

Prandaj besojmë nga ky fakt i prekshëm i përsëritur se dryshimi i gjendjes për mirë nuk është vetëm nga përpjekja njerëzore që ka dy vjet që po kacafytet me këtë mikro virus dhe përsëri akoma nuk e ka mundur, por mbi të gjitha është nga Hiri i Krishtit të ngjallur, që mundi jo vetëm të gjitha sëmundjet, por edhe vet vdekjen me vdekjen dhe Ngjalljen e tij të lavdëruar pas tri ditësh nga varri.

Ky hir ngjallësor përhapet fuqishëm në fillim tek të krishterët orthodhoks, që pavarësisht kufizimeve dhe masave parandaluese përsëri e kremtuan Pashkën në gjithë botën së bashku me Dritën e Shenjtë të Orthodhoksëve, që edhe këtë vit zbriti nga qiejt në varrin e Krishtit në Jeruzalem të Shtunën e Madhe dhe ndezi 33 llamballet e Patriarkut Orthodhoks dhe pastaj u përhap me shpejtësi nëpër shumë kisha të botës duke ndezur kandielet e altareve, si dëshmi hyjnore se Pashka e Orthodhokse është e çertifikur nga Zoti dhe mbas saj fillon ndryshimi i madh jetësor tek besimtarët, njerëzit dhe natyra.

Kjo shenjë hyjnore paskale tregon se Zoti Jisu Krisht e pranoi edhe këtë vit përpjekjet e të krishterëve orthodhoks, sakrificat e tyre gjatë kreshmëve të mëdha si shenjë pendimi për mëkatin e tyre dhe njerëzve, këto shkak i sëmundjeve, fatkeqësive, vdekjeve të parakoshme edhe i kësaj pandemie në botë me të gjithë pasojat, që ata duke vdekur për mëkatin me pendim edhe rrëfim të jetojnë një jetë të re në virtut me Zotin e ngjallur, ashtu si apostull Pavli na thotë:”Tani nëse vdiqëm me Krishtin, ne besojmë gjithashtu që do të jetojmë me të, duke ditur se Krishti, që u ringjall prej së vdekurish, nuk vdes më; vdekja s’ka më pushtet mbi të.Sepse në atë që vdiq, vdiq për mëkatin një herë e për gjithmonë; por në atë që rron, rron për Perëndinë

.Kështu edhe ju, konsideroheni veten të vdekur për mëkatin, por të gjallë për Perëndinë, në Jezu Krishtin, Zotin tonë.Le të mos mbretërojë, pra, mëkati në trupin tuaj të vdekshëm, që t’i bindeni atij në epshet e veta.As mos i jepni gjymtyrët tuaja në shërbim të mëkatit si mjete paudhësie, por tregoni veten tuaj te Perëndia, si të gjallë prej së vdekurish, dhe gjymtyrët tuaja si mjete drejtësie për Perëndinë.” (Romakëve 6: 8-13)

Të krishterët duke përshëndetur njëri-tjetrin për 40 ditë me përshëndetjen paskale: “Krishti u Ngjall! Vërtet u Ngjall!”po gëzojnë ngjalljen e Krishtit, që nuk është vetëm ringjallje në sferën shpirtërore, por edhe në atë fizike, trupore dhe natyrore reth tyre.
Ky hir ngjallësor, si rreze dielli hyjnor që është Krishti “Dielli i drejtësisë”, prek dhe depërton jo vëtëm në psiqikën, jetën dhe shëndetin e të krishterëve, por ato reze hyjnore ngjallësore i prekin gjithë njerëzimin dhe krijesën: “sepse Ai(Zoti) bën të lindë diellin e tij mbi të mirët dhe mbi të këqijtë, dhe bën të bjerë shi mbi të drejtët dhe të padrejtët”.(Matheu: 5-45)

LEXO EDHE:  “Mjerimi mbulohet me propagandë”/ Këlliçi me qytetarët: Vështirë të shohësh një fytyrë të qeshur

Prandaj e gjitha kjo situatë pozitive globale në lidhje me covidin 19, kuptohet: “për ata që kanë sy për të parë” ka lidhje me Pashkën, kur e kremtojnë orthodhoksët dhe na tregon se Ngjallja e Krishtit nuk është një retorikë boshe apo një festë popullore, por një realitet eskatologjik, i prekshëm dhe në këtë kohë dhe hapsirë ku ne jetojmë dhe përpiqemi me tre armiq , djallin ,mëkatin dhe vdekjen, të cilët i mposhti vetëm Krishti me kryqëzimin, vdekjen vullnetare dhe Ngjalljen e tij të lavdëruar.
Ky hir ngjallësor i Zotit Jisu Krisht vepron fuqishëm edhe në këto kohë të liga pandemie, ku në botë ra zija e vdekjes, por pas Ngjalljes së Krishtit, sipas Pashkës Orthodhokse, vdekja edhe këtë herë u zhduk si : “tymi në erë, si shkrin qiriu para faqes së zjarrit”.

Prandaj përsëri Apostull Pavli na thotë në letrën e tij: “Por tani Krishti u ngjall prej sė vdekurish…”Vdekja u përpi në fitore”.O vdekje, ku është gjëmba jote? O ferr, ku është fitorja jote?Edhe gjëmba e vdekjes është mëkati; dhe fuqia e mëkatit është ligji.Por ta falenderojmë Perëndinë që na jep fitoren me anë të Zotit tonë Jisu Krisht.” (1 Kornasve 15- 20 ;55-57)

Ky mësim apostolik nuk ishte retorik dhe filozofi , sepse ne shikojmë sipas dëshmive të ungjillorëve se Zoti Jisu Krishti mbas ngjalljes shfaqes tek nxënësit e mbyllur nga frika e judejnve dhe ju thotë: ”Paqja me ju!”.Dhe, si i tha këto, u tregoi atyre duart e veta dhe brinjën. Dishepujt pra, kur e panë Zotin, u gëzuan.Pastaj Jezusi u tha atyre përsëri: ”Paqja me ju! Sikurse më ka dërguar mua Ati, ashtu unë po ju dërgoj ju”.Dhe, si tha këto fjalë, hukati mbi ta dhe tha: ”Merrni Frymën e Shenjtë!Kujt do t’ia falni mëkatet, do t’i jenë falur, kujt do t’ia mbani, do t’i jenë mbajtur”. (Joani 20 ;20 -23)

Apostujt të mbushur me Shpirtin e Shenjtë dolën në të gjithë botën dhe lajmëruan se: “Krishti u Ngjall” dhe këtë e bënë jo vetëm me fjalë por edhe me vepra, ku në emër të Krishtit të gjallë ata shëruan sëmundjet e njerëzve dhe ngjallën të vdekur, duke dëshmuar para të gjithëve që vuajnë pasojat e mëkateve të tyre, se: “Perëndia më së pari, mbasi e ringjalli Birin e tij Jisuin, jua ka dërguar juve që t’ju bekojë, duke larguar secilin nga ju nga paudhësitë e tij”.(Veprat e Apostujve :3-26)
“Dhe në asnjë tjetër nuk ka shpëtim, sepse nuk ka asnjë emër tjetër nën qiell që u është dhënë njerëzve dhe me anë të të cilit duhet të shpëtohemi”.(Veprat e Apostujve: 4 -12)

Këtë mision apostolik për të dëshmuar dhe vepruar me hirin ngjallësor të Krishtit që shëron çdo sëmundje dhe ngjall të vdekur ka dhe do ketë deri në fund të kohës Kisha Apostolike Katholike Orthodhokse para gjithë botës, pramdaj dhe ati i madh i kishës Shën Joan Gojarti (shekulli IV) në fjalimin e tij katekizues për Pashkë, që vazhdon të lexohet edhe sot mbas Liturgjisë Hyjnore të Ngjalljes na thotë po të njëjtë gjë si apostull Pavli: “Asnjë të mos ketë frikë nga vdekja se na çliroi vdekja e shpëtimtarit…Ku është gjembi yt, o vdekje? Ku është mburja jote o Ferr?. U ngjall Krishti dhe ti u hodhe poshtë.

U ngjall Krishti dhe ranë demonët. U ngjall Krishti dhe gëzohen engjëjt. U ngjall Krishti dhe jeta qytetërohet … Atij është lavdia dhe fuqia në jetë të jetëve. “ Amin.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Kapriçot e motit/ Si parashikohen temperaturat për nesër

Publikuar

-

Nga

Kapriçot e motit/ Si parashikohen temperaturat për ditën e nesërme

Ditën e premte dhe të shtunë vendi do të mbetet nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, moti do të nisë i kthjellët e zhvillim të vranësirave në orët e mesditës që do të pasohen nga reshje shiu të karakterit lokal, kryesisht  përgjatë relieveve malore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 2-8m/s,  e hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 15m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3 ballë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Tirana nesër pa energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Publikuar

-

Nga

Ndërprerje energjie në disa qytete të vendit/ OSHEE publikon zonat zonat dhe oraret për tre ditët në vijim

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njofton se ditën e nësërme disa zona do të mbeten pa energji elektrike.

Për shkak të disa punimeve sipas OSSHE do të stakohet energjia në intervalin kohor 09:00-16:00 dhe 09: 15:00 në zonat e mëposhtme.

Njoftim për abonentët #Tiranë

Stakim, 18 qershor

Në vijim të punimeve për investimin për rikonstruksionin e kabinave, në datën 18 qershor do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:

LEXO EDHE:  Ironia therëse e aktivistit të PD, për kërcënimin me jetë ndaj Salianjit
LEXO EDHE:  Ambasada shqiptare në Athinë njoftim për qytetarët/ Mos u paraqitni…

09:00-16:00

Rruga “Muhamet Deliu”

09:00- 15:00

Pjesërisht një pjesë e rrugës “Bardhyl”,  rruga “Hoxha Tahsim”, rruga “Odhise Paskali”, një pjesë e zonës së Ndroqit, Picallë, Gërdec, Valiasi i Ri

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Gripi i shpendëve u soll nga shtegtarët”/ Si do ndihmohen fermerët e prekur

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Bujqësisë Milva Ikonomi ka treguar hapat që po ndjek institucioni që ajo drejton, për mbajtur nën kontroll vatrat e gripit të shpendëve që janë identifikuar në vendin tonë.

Në një bisedë me Juli Xhokaxhi në ABC, ministrja tha se ndiqet në mënyrë sistematike informacioni që vjen nga Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve.

Gjithashtu ajo theksoi se sëmundja ndodhet në shpendët e oborreve, por jo aty ku prodhohen vezët apo rriten shpendët për mish.

Sipas Ikonomit, në vendin tonë gripi ka ardhur përmes shpendëve të egër shtegtarë që erdhën në vendin tonë me ngrohjen e temperaturave.

“Nëpër stabilimente ka një protokoll mbarështimi që ndiqet në bazë të rekomandimeve të BE. Kur ka shenja, duhet të informohen fermerët…Për secilën zonë është vënë në shërbim veterineri i urgjencës. Merret gjak nga një shpend i sëmurë dhe sillet tek Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë.”

Ky është protokolli që ndiqet në rast se shpendët shfaqin shenja. Ministrja tregoi se shtama e gripit e identifikuar në këtë rast është H5N8, dhe hapat që ndiqen në fermën ku ka shpendë të infektuar janë këto: “Izolohet ferma. Si shpendët e gjallë si ata që kanë ngordhur asgjësohen të gjithë. Më pas shpendët futen në qese që zeza, groposen, dezinfektohen me gëlqere dhe mbulohen me një rrjetë.”

LEXO EDHE:  Lleshaj thirrje qytetarëve nga Saranda/ “Respektoni rregullat kur aplikoni për dokumente biometrike”

LEXO EDHE:  Ironia therëse e aktivistit të PD, për kërcënimin me jetë ndaj Salianjit

Por si do t’u vijë në ndihmë Ministria fermerëve që po humbasin shpendët si pasojë e gripit?

Ministrja Ikonimi thotë se mbahet një procesverbal ngordhjeje dhe më pas të prekurit do të dëmshpërblehen pas përfundimit të pandemisë. Sa i përket mishit apo shpendëve të gjalla që eksportohet nga jashtë, Ikonomi bën të ditur se masat e kontrollit janë shtuar.

“Kemi një listë të tregtarëve të shpendëve, numri që ka në QKB na rrit dy masa sigurie, kemi në çdo pikë kufitare prezencën e AKU-së që ka për detyrë të kontrollojë certifikatën veterinare.”

Ministrja sqaroi se rreziku më i madh vjen nga kontakti me një shpend të gjallë të infektuar sesa nga nënproduktet e tyre.

“Nuk na bëjnë dëm nënproduktet. Në temperaturën 72 gradë Celsius virusi zhduket.” 

LEXO TE PLOTE