Connect with Us

U ekzekutua në mes të qytetit/ Zbardhen lidhjet e biznesmenit me politikën

Kronika

U ekzekutua në mes të qytetit/ Zbardhen lidhjet e biznesmenit me politikën

Publikuar

-

Kamer Idrizi, biznesmeni 43-vjeçar i ekzekutuar një ditë më parë në Maqedoninë e Veriut ishte një person i njohur për policinë për shkak të precedentëve të mëparshëm penalë.

Nga ana tjetër në profilin e tij në rrjetet sociale ai duket se ka pasur lidhje të afërta me pjesëtarë të Lidhjes Socialdemokrate në Maqedoni me të cilët ka ndarë edhe foto në rrjetet sociale, raporton ABC

Idrizi u vra me breshëri plumbash teksa po udhëtonte me makinën e tij ndërsa i plagosur mbeti edhe nipi i tij 22-vjeçar i cili si pasojë e 6 plumbave të marrë në trup ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

LEXO EDHE:  Ekzekutimi i 25 vjeçarit/ Meta: Përgjegjësi e ministrit të Brendshëm, koha për drejtësi është tani!

Në drejtim të makinës me të cilën ata po udhëtonin autorët qitën më shumë se 90 plumba. Në vitin 2019 Idrizi i kishte shpëtuar një tjetër atentati në një hotel në Shkup./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Vrasja e vëllezërve Haxhia/ Gjykata jep vendimin për dy të arrestuarit  

Publikuar

-

Nga

“Arrest me burg” është masa e sigurisë, e dhënë sot nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, për dy të arrestuarit Besian Xhixha dhe Enver Diva.

Besian Xhixha dhe Enver Diva dyshohen si bashkëpunëtorë në vrasjen e dy vëllezërve Haxhia, në prill të vitit 2020, në Durrës.

Kujtojmë këtu se Besian Xhixha dhe Enver Diva u arrestuan pak ditë më parë nga Policia e Durrësit, e cila deklaroi se nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë krijuar dhe siguruar mjetet për kryerjen e vrasjes së shtetasve Besmir dhe Viktor Haxhia.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Konsumoi të gjitha ilaçet me të cilat kurohej/ 24 vjeçari përfundon në gjendje kome, niset me helikopter drejt Tiranës

Publikuar

-

Nga

E rëndë/ Konsumoi të gjitha ilaçet me të cilat kurohej, 24 vjeçari niset me helikopter drejt Tiranës

Një i ri nga Gjirokastra është nisur me helikopter drejt Tiranës në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në Gjirokastër ku I. Dalipi 24 vjeç është gjetur nga familjarët e tij në gjëndje kome, për shkak se ka pirë të gjitha barnat me të cilat kurohej.

Ai është dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës. Më pas është kërkuar ndihma e helikopterit për ta përcjellë në drejtim të kryeqytetit për ndërhyrje më të specializuar./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Maqedonia mund të mbijetojë vetëm nëse zgjidh problemin e emrit

LEXO EDHE:  Shqipëria rrugë kalimi për heroinën afrikane dhe kokainën amerikano-jugore

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Po punonte në bodrumin e një pallati/ Plagoset rëndë punëtori në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Një 35-vjeçar është rrëzuar nga shkallët, teksa ka qenë duke punuar në bodrumin e një pallati, në Tiranë.

Për pasojë, i riu ka marrë lëndime dhe është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.06.2021, rreth orës 12:50, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, duke punuar në bodrumin e një pallati, është rrëzuar nga shkallët, punëtori shtetasi K. A., rreth 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  Shqipëria rrugë kalimi për heroinën afrikane dhe kokainën amerikano-jugore

LEXO EDHE:  Nis numërimi i votave në Maqedoni/ Publikohen rezultatet e para

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

LEXO TE PLOTE