Connect with Us

Tre atentate brenda një muaji në Elbasan/ Lirohet nga detyra shefi i hetimit

Aktualitet

Tre atentate brenda një muaji në Elbasan/ Lirohet nga detyra shefi i hetimit

Publikuar

-

Tre atentate brenda një muaji në Elbasan/ Lirohet nga detyra shefi i hetimit

Lëvizje në drejtorinë e policisë së Elbasanit. Tre vrasjet që tronditën këtë qytet në harkun e pak ditëve kanë bërë një “kokë turku”, që është shefi i hetimit, Gjon Gecaj, i cili është transferuar në sallën operative të drejtorisë së policisë Lezhë.

Në vendin e tij emërohet Krenar Guçe, i cili ka qenë më parë shef i sektorit anti-drogë në drejtorinë e policisë Tiranë dhe se fundmi oficer në sektorin e krimeve të rënda.

Por cilat ishin tre vrasjet që tronditën Elbasanin dhe kupolën e policisë?

Në datë 21 prill në kulmin e fushatës elektorale, 4 ditë përpara zgjedhjeve parlamentare u ekzekutua Pjerin Xhuvani, ndërsa prokuroria ka akuzuar për krimin Arbër Paplekën, ish-efektiv i RENEA-s, pjesë e skuadrës së PD-së për mbrojtjen e votës.

LEXO EDHE:  Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Spahiu nxjerr prapaskenat: Ishte krahu i djathtë i Metës, në 200 foto 180 i kishte me të

Në datë 6 maj u ekzekutua nga burri sapo doli nga gjykata Liljana Buzo 54-vjeç. Krimi përpara derës së drejtësisë ishte tronditës. Policia vendosi në pranga autorin e krimit 58-vjeçarin Koço Buzo, por nuk mundi të parandalonte ngjarjen e rëndë.

Në datë 11 maj u vra në një atentat mafioz Everest Çaka, në sy të gruas, e cila mori një plagë në dorë. 41-vjeçarit iu bë pritë në momentin që po shkonte te vjehrri. Pista kryesore ku po hetohet është saga e hakmarrjeve mes bandave që zanafillën e konflikteve e kanë jashtë vendit për shkak të drogës./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Bakoyannis: Nuk ekziston asnjë dallim mes shqiptarëve dhe grekëve në Athinë

Publikuar

-

Nga

Bakoyannis: Nuk ekziston asnjë dallim mes shqiptarëve dhe grekëve në Athinë

Kostas Bakoyannis, i cili prej vitit 2019 drejton Bashkinë e Athinës, thotë se shqiptarët në Greqi janë tashmë një komunitet plotësisht i integruar dhe i quan “athinas”. Këtë deklaratë, Bakoyannis e bëri gjatë një interviste për Euronews Albania me gazetaren Bruna Çifligu.

“E keni fjalën për athinasit. Athinas të vërtetë. Aq sa jam unë athinas janë dhe ata. Fëmijët e tyre janë rritur me fëmijët tanë, ata shkojnë në shkollë me fëmijët tanë, kanë hyrë në ushtrinë me fëmijët tanë dhe punojnë së bashku. Nuk ka më dallime”, deklaroi politikani 43-vjeçar.

Ai konsiderohet si një prej politikanëve të rinj, prej së cilëve Greqia mund të shohë drejt së ardhmes. Por tashmë që është pjesë e pushtetit lokal ai thotë se ka për detyrë që të gjejë zgjidhje reale për problemet reale.

“Mendoj se është një brez i ri në Greqi. Greqia, pas krizës së gjatë ekonomike, është kthyer me një sens të ri optimizmi dhe vetëbesimi. Ndaj, po. Mendoj se mund të shpresojmë për një të ardhme më të ndritur”, shprehet z. Bakoyannis.

LEXO EDHE:  Breshëri plumbash mbi 35 vjeçarin në derë të shtëpisë/ 4 persona shoqërohen në Polici

LEXO EDHE:  Grabitet banesa e biznesmenit në Elbasan/ Autorët marrin 20 milion lekë

Kryebashkiaku i Athinës thotë se sheh ngjashmëri mes tij dhe kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe u shpreh i befasuar nga puna në kryeqytet.

“Jam krenar që ai është miku im dhe se jam i befasuar nga puna e mirë që ka bërë, por mendoj se ajo që kemi të përbashkët është entuziazmi, dashuria për çfarë bëjmë. Nuk është vetëm puna, por njerëzit në vetvete”, deklaroi ai.

Kostas Bakoyannis është nip i kryeministrit aktual Kyriakos Mitsotakis, djalë i ish-ministres së Jashtme Theodora Bakoyannis dhe politikanit liberal Pavlos Bakoyannis. Ai e nisi politikën në vitin 2010 kur zyrtarizoi kandidaturën si i pavarur për kryebashkiak të Karpeneshit (Karpenísi)./ Euronews Albania

LEXO TE PLOTE

Bota

5 vjet nga Brexit, ekspertët: Pasojat do të jenë afatgjata

Publikuar

-

Nga

Kur kanë kaluar 5 vjet nga vendimi i Mbretërisë së Bashkuar për të braktisur BE-në, çështja e Brexit vazhdon të kumbojë.

Slogani i Boris Johnson, “Çojeni Brexit në fund”, bëri që ai të zgjidhej kryeministër i Britanisë dhe qytetarët britanikë dolën nga Unioni në janar të 2020-s.

Por a është realizuar Brexit?

“Brexit mund të jetë realizuar, por pasojat e tij do të na mbajnë të zënë për vitet, në mos dekadat e ardhshme”, tha David McAllister, euro-deputet gjerman.

Një nga arsyet për këtë parashikim është protokolli i Irlandës së Veriut, pjesë e akordit të Brexit, që e mban vendin në tregun e përbashkët të bllokut.

Kjo do të thotë kontroll të produkteve që hyjnë në vend nga Britania.

Por një marrëveshje mirëkuptimi u arrit për të ndihmuar tranzicionin e tregjeve nga fillimi i këtij viti.

Por diçka e zemëroi BE-në, vendimi personal i Mbretërisë për të zgjatur këtë periudhë deri në tetor. Dhe aktualisht, çështja është ende e pazgjidhur.

“Ne i kuptojmë vështirësitë në Irlandën e Veriut. Ne jemi gati të tregohemi fleksibël, por nëse pala britanike vijon me masa të njëanshme pa i diskutuar ato me Komisionin Evropian dhe me Republikën e Irlandës, atëherë do të ketë një përgjigje të fortë dhe të shpejtë nga Bashkimi Evropian”, tha McAllister.

Largimi nga BE do të thotë gjithashtu më shumë kontrolle dhe dokumente për mallrat që hyjnë në kontinent.

Si pasojë e kësaj, tregtia mes Britanisë dhe Evropës ka vuajtur. Dhe siç thotë një tjetër euro-deputet gjerman, dëmi është më i ulët për BE-në.

“Shifrat e import-eksportit janë të qarta. Dëmi financiar po ashtu. Edhe shërbimet financiare, interesi kryesor ekonomik në Britani, është dëmtuar. Ndaj mendoj se është e qartë se ku janë dëmet më të mëdha”, tha Bernd Lange.

LEXO EDHE:  Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Spahiu nxjerr prapaskenat: Ishte krahu i djathtë i Metës, në 200 foto 180 i kishte me të

LEXO EDHE:  Grabitet banesa e biznesmenit në Elbasan/ Autorët marrin 20 milion lekë

Edhe të drejtat e qytetarëve evropianë janë prekur. Teksa liria e lëvizjes nga të dyja palët ka marrë fund, gjithnjë e më shumë njerëz po refuzohen ose arrestohen sapo mbërrijnë në Britani. Është një çështje të cilën Brukseli duhet ta zgjidhë.

“Të mos krijojmë barriera. Le ta bëjmë marrëdhënien funksionale. Ajo nuk ka të bëjë vetëm me tregtinë dhe biznesin, por edhe për njerëzit që jetojnë në dy anët e Kanalit, njerëz me familje që shpresojmë se do të mund të jetojnë sa më mirë, pavarësisht vendimit politik”, u shpreh McAllister.

Shumë vetë në Britani do festojnë Brexit këtë javë, por në anën tjetër të Kanalit përgjigjja do të jetë më e heshtur./euronews 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video- Pas shkarkimit nga Kuvendi/ Meta i “futet sportit” në Gjirin e Lalzit

Publikuar

-

Nga

Ilir Meta, i cili mesa duket i ka “ditët e numëruara” në Presidencë, është “arratisur” nga Tirana.

Ditën e sotme, ai është filmuar në bregdetin e Gjirit të Lalzit, duke luajtur volejboll me një lojtar të Shijakut.

I nxehti afrikan që ka pushtuar vendin, e ka “zhveshur” kreun e shtetit nga kostumi presidencial dhe ka vendosur të shijojë pushimet verore.

LEXO EDHE:  Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës në Kamëz/ Rinisin kërkimet për të gjetur trupin
LEXO EDHE:  Vrasje të vogla/ Serhan kthehet tek Merve, ja ç’do ndodhë sot

Meta u shkarkua nga Kuvendi pak kohë më parë dhe tani fati i tij është në dorën e Gjykatës Kushtetuese.

Kjo e fundit, duhet të vendosë brenda tre muajve, nëse kreu i shtetit ka shkelur Kushtetutën apo jo./CNA.al

LEXO TE PLOTE