Connect with Us

“Të sëmurët nuk janë aq rëndë”/ Brataj sqaron situatën e Covid në vend

Sociale

“Të sëmurët nuk janë aq rëndë”/ Brataj sqaron situatën e Covid në vend

Publikuar

-

“Nëse organet mbingarkohen me ilaçe, dëmtohen”/ Brataj thirrje qytetarëve: Mos pini medikamente pa rekomandimin e mjekut

Shefi i Urgjencës, Skënder Brataj, ka folur për situatën e Covid në vendin tonë.

Ai thotë se trendi i infektimeve i këtyre ditëve është pasojë e grumbullimeve gjatë fushatës elektorale.
Në një lidhje “Skype” me emisionin “Breaking” në Top News, Brataj foli edhe për shtrimet në spitale, ku u shpreh se për dy ditë nuk ka pasur asnjë person që ka shkuar për të marrë mjekim në QSUT.

Shefi i Urgjencës sqaroi më tej se kjo ishte vetëm për spitalin covid 1, por ka pasur shtrime në spitale të tjera covid.

“Kohët e fundit u vu re një rritje e lehtë e të shtruarve në spital. Ditën e djeshme ka pasur 14 nga të cilët 4 në QSUT. Dua të sqaroj se ishte rastësi ato dy ditë që nuk na erdhën qytetarë për t’u shtruar në QSUT, por kjo nuk do të thotë që nuk kishim pacientë për 24 orë, sepse qëlloi që pacientët dërgoheshin te spitali COVID 2”, tha Brataj.

LEXO EDHE:  “Qeveria e infektuar me Covid ka zënë krevatin”/ Manjani tallet keq me Ramën

Sipas tij, ajo që është pozitive në këtë pikë është fakti se të sëmurët nuk janë aq rëndë dhe qëndrojnë më pak./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Drejtoresha e QSHA i ‘pret shpresat’ maturantëve/ “Nuk do të ketë ripërsëritje testi”

Publikuar

-

Nga

Drejtoresha e QSHA i ‘pret shpresat’ maturantëve/ “Nuk do të ketë ripërsëritje testi”

Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi ka folur në ABC neës lidhur me protestat e maturantëve për provimin e matematikës.

Ajo tha se nuk do të ketë ripërsëritje të testit, por po shikohet një rishpërndarje e mundshme pikësh.

Më tej ajo ka theksuar se deri më tani janë korrigjuar rreth 8 mijë testime dhe nga të cilat ka pasur disa nxënës të cilët e kanë zgjidhur 100% testimin.

Ajo ka shtuar se ulja e pragut të pikëve për notat, bëhet vetëm pas rezultateve përfundimtare ku do të analizohet nëse testi ka qenë më i vështirë nga pritshmëritë.

Sipas saj nëse ka 25% të nxënësve që e kanë zgjidhur 100% testimin, nuk ka asnjë arsye se pse të ulet pragu i pikëve.

Kujtojmë se sot, ministrja e Arsimit Evis Kushi, është shprehur se Ministria e Arsimit ka rënë dakord që të ulet kufiri minimal i pikëve për çdo notë.

“Duhet të biem dakord  për standardin e duhur. Se nëse ka pyetje të caktuara që e kalon normalen duhet të shikohet shpërndarja e pikëve. Dhe është tjetër të gjë të thuash se ka dalje nga programi. Asnjë pyetje. Absolutisht. Asnjë nga mësuesit nuk e ka pranuar që kemi dal. Nuk është artikuluar asnjë rast që të jetë dalë nga programi. KA bërë konsultë me mësuesit dhe shërbimet arsimore. Nuk ka qenë saktësia por pamë me kujdes dhe kam të dhëna edhe për pyetje specifike. Dhe do verifikojmë për pyetjet që kanë pretendime dhe nëse vështirësia e kapërcen atë që parashikojmë dhe nëse ka më pak se 20% që nuk e kanë zgjedhur. Mund të ulim pragun.

Vështirësia përcaktohet nga numri i maturantëve që e kanë zgjidhur pyetjen e vështirë. Por ka maturantë mbi 5 veta që e kanë zgjedhur testin 100% dhe zgjidhet nga një grup i mirë. Në 20% e tyre. Rishpërndarja e pikëve bëhet kudo. Dhe nëse ka deformim të kurbës së shpërndarjes. Kemi korrigjuar 8 mijë nga 27 mijë të gjimnazit. Janë mbi 25% që kanë marrë notën 10. Por do presim të gjithë popullatën. Ka qenë konsultimi që kemi bërë. Se edhe vitin e kaluar janë ulur pragu i pikëve.

Duhet të kesh masë të madhe që kanë dështuar. Por nëse ka një përqindje të madhe që kanë marrë notën 10 mbi 25% apo që kanë marrë nota të mira. Dhe çfarë do bëjmë. Vendimi është vetëm rezultati final. Nëse nuk na rezulton spostim të lartë  ose që testi ka qenë jashtë pritshmërive. Por deri tani nuk më rezulton. Këto maturantë që kanë marrë notën e tyre si tu themi? Në 2014 kemi pasur 10 300 të mbetur dhe nuk u bë asgjë. Dhe nuk ka ndodhur. Ekipi në QSHA e kupton trendin. Janë teste të standardizuara.

Do bëjmë reflektimet tona. Se nuk pretendojmë se jemi ekselent. Kemi pjesën tonë të dritëhijeve si ndërtojmë por është proces dhe përmirësim. Është e njëjta situatë dhe stuhi. Si në Britani si në Holandë.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Maturantët i përgjigjen Kushit/ Paralajmërojnë bojkotimin e provimit të radhës

Publikuar

-

Nga

Ministria e Arsimit bëri të ditur mesditën e sotme që do të ulet kufiri minimal i pikëve për çdo notë të provimit të matematikës pas protestave të maturantëve.

Megjithatë, maturantët në Fier, duke folur për mikrofonin e ABC u shprehën se ministrja Evis Kushi duhet të propozojë diçka konkrete ose ata do ta bojkotojnë provimin e radhës, ditën e nesërme.

Siç ata u shprehën, nëse ministrja nuk u ofron një zgjidhje brenda ditës së sotme, vendimi për të bojkotuar provimin do të qëndrojë.

“Jemi të pakënaqur, nuk është diçka konkrete. Sa do ulen pikët? Deri tani janë fjalë, duam diçka konkrete. E duamë më konkrete dhe mundësisht brenda ditës së sotme. Deri tani ky është mendimi,” tha një maturante.

LEXO EDHE:  “Një lajm i mirë”/ Artan Fuga: Do dal vullnetar për të bërë analizën anti-Covid
LEXO EDHE:  Infektohet me koronavirus një tjetër mësues në Poliçan

Kurse, një tjetër u shpreh se nuk i zënë besë ministres derisa të shohin diçka më konkrete.

“Nuk ia zëmë besën, ka bërë shumë premtime dhe nuk ka mbajtur asnjë. Duam të shohim notat dhe sa pikë do ulen.” 

Maturantët “gjunjëzojnë” Kushin/ Tërhiqet Ministria e Arsimit

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kapriçot e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Publikuar

-

Nga

Rritje temperaturash/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti parashikohet i kthjellët me vranësira mesatare më tepër prezente në orët e mesditës deri në pasdite.

Parashikohen reshje shiu të izoluara në alpe dhe veri në orët e nxheta të ditës.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim 1-10 m/sek, kryesisht në bregdet në orët e mesditës deri në pasdite. Valëzimi i forcës 2-3 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE