Connect with Us

Sulme me bomba/ Së paku vriten 11 civilë afganë

Bota

Sulme me bomba/ Së paku vriten 11 civilë afganë

Publikuar

-

Katër sulme të ndara me bomba në Afganistan vranë së paku 11 civilë dhe plagosën 13 të tjerë. Sulmet ndodhën vetëm disa orë pas hyrjes në fuqi të një armëpushimi treditor, të shpallur nga talibanët, me rastin e Festës së Bajramit.

Pesë civilë, përfshirë një grua dhe fëmijë, u vranë nga shpërthimi i një bombe në anë të rrugës, në qarkun Panxhuai të provincës Kandahar, tha zëdhënësi i policisë provinciale, Jamal Naser Barekzai. Ai shtoi se dy fëmijë u vranë dhe tre të rritur u plagosën në një shpërthim tjetër të bombës, që goditi një taksi, në rrethin Maivand të së njëjtës provincë.

Në provincën qendrore të Gaznit, dy civilë u vranë gjithashtu nga një bombë në anë të rrugës, thanë zyrtarët. Në provincën veriore të Kunduzit, shpërthimi i një bombe të ngjitur për një automjet civil vrau dy civilë dhe plagosi 10 të tjerë, tha Enhamuddin Rahmani, zëdhënës i shefit të policisë provinciale.
Përgjegjësinë për sulmet me bomba nuk e mori asnjë grup. Raporte për luftime të drejtpërdrejta midis militantëve talibanë dhe forcave qeveritare po ashtu nuk ka pasur.

LEXO EDHE:  SHBA hedh "nënën e të gjitha bombave"!/Ja mbi cilin shtet

Në fillim të këtij muaji, Shtetet e Bashkuara kanë nisur t’i tërheqin trupat e veta nga Afganistani, pas 20 vjetësh luftë. Deri më 11 shtator pritet të tërhiqen të gjitha trupat amerikane, ashtu si edhe forcat e tjera të NATO-s, të pranishme në Afganistan.
Kjo ka rritur shqetësimet e vëzhguesve nëse Qeveria afgane mund t’ia dalë e vetme në luftën kundër talibanëve dhe grupeve të tjera militante. REL

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Situata shëndetësore në Itali/ Ja sa raste me Covid janë regjistruar në 24 orët e fundit

Publikuar

-

Nga

Situata shëndetësore në Itali/ Ja sa raste me Covid janë regjistruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë në Itali ka përditësuar shifrat e të infektuarve me Covid-19.

Autoritetet e shtetit fqinj bëjnë me dije se në 24 orët e fundit kanë kryer 249,988 testime dhe nga këta kanë rezultuar 1,197 raste pozitive, ndërkohë që dje ishin 1,147 raste.

Gjithashtu kanë humbur jetën 28 të infektuar, ndërsa dje u regjistruan 35 fatalitete.

LEXO EDHE:  Horror në Presidencë/ Ilir Meta kërcënon dhe intimidon verbalisht Silva Cakën

LEXO EDHE:  "Izraeli ka të drejtë të vetëmbrohet"/  Valë shkatërrimi në Lindjen e Afërt

Shkalla e pozitivitetit ka ardhur duke rënë, pasi sipas Ministrisë së Shëndetësisë italiane është 0.48%./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Dita Botërore e Refugjatëve/ OKB: 82 milionë njerëz janë zhvendosur

Publikuar

-

Nga

Dita Botërore e Refugjatëve/ OKB: 82 milionë njerëz janë zhvendosur

Më 20 qershor është Dita Botërore e Refugjatëve. Sipas raportit të fundit të OKB-së, më shumë se 82 milionë njerëz janë zhvendosur, megjithë mbylljen e kufijve nga shumë vende për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ky është numri më i lartë i refugjatëve i regjistruar ndonjëherë.

Ajo që është mjaft tronditëse është fakti se gjatë dhjetë viteve të fundit numri i njerëzve që janë refugjatë ose janë zhvendosur me forcë është dyfishuar. Rreth 48 përqind janë fëmijë ose të rinj, kështu që ne vërtet kemi breza fëmijësh të cilët janë larguar nga vendet e tyre të origjinës”, thotë Gillian Triggs, Ndihmës Komisioner i Lartë i UNHCR-së.

OKB-ja njofton se në përgjithësi, 1 në 95 njerëz janë zhvendosur me forcë, duke përfshirë më shumë se gjysmën e popullsisë së Sirisë, si brenda vendit ashtu edhe jashtë. Sirianët përfaqësojnë grupin më të madh të të zhvendosurve ndërkombëtarisht dhe ekspertët thonë se nevojat e tyre janë të shumta.

Edukimi dhe shëndeti mendor janë çështje kryesore. Për shembull ne kemi shumë refugjatë sirianë të traumatizuar dhe ata nuk mund ta kuptojnë. Pra, ju duhet të punoni për shëndetin mendor, plus edukimin e tyre”, thotë Nancy Yarmout nga organizata “Rescue Me” .

LEXO EDHE:  U sulmua pasi komentoi vendimin e DASH për Berishën/ Evi Kokalari: Po nxjerr në pah hipokrizinë brenda PD

LEXO EDHE:  U sulmua pasi komentoi vendimin e DASH për Berishën/ Evi Kokalari: Po nxjerr në pah hipokrizinë brenda PD

Venezuelianët përbëjnë grupin e dytë më të madh, të njerëzve të zhvendosur me forcë.

Shumë prej tyre kanë shkuar në Kolumbi. Zhvendosja nga Amerika Qendrore është rritur 50 herë gjatë dhjetë viteve të fundit, me shumë refugjatë që drejtohen në veri për në Shtetet e Bashkuara.

Besoj se është me të vërtetë e rëndësishme të mendosh për refugjatët jo si një barrë për shoqërinë, por të mendosh për ta si konsumatorë dhe kontribues, sepse ata në të vërtetë shtojnë rritjen ekonomike … shtojnë zhvillimin ekonomik”, thotë Richard Albright, nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Numri i fëmijëve të pashoqëruar në vitin 2020 po ashtu ishte i lartë, sipas raportit të OKB-së. Dhe ndryshimi i klimës ishte një nga faktorët që shkaktoi zhvendosje të njerëzve në gjithë botën.

Nevoja për burime, ujë, tokë … Nevoja për ushqimin e bagëtive, për të shtuar të korrurat… Të gjitha këto preken nga ndryshimi i klimës, dhe çojnë në konflikt. Më pas konflikti sjell zhvendosje”, thotë Gillian Triggs, Ndihmës Komisioner i Lartë i UNHCR-së

Raporti i OKB-së tregon se 86 përqind e njerëzve të zhvendosur përtej kufijve janë pritur nga vendet në zhvillim./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Mijëra maqedonas po rivaksinohen në Serbi

Publikuar

-

Nga

Mijëra qytetarë të Maqedonisë së Veriut, të shtunën ka nisur të rivaksinohen në Serbi, ku më parë kishin marrë dozën e parë kundër koronavirusit. Sipas të dhënave jozyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet fjalë për rreth 15 mijë persona që të shtunën dhe të dielën do të marrin dozën e dytë të vaksinës AstraZeneca. Ata janë persona nën moshën 60 vjeç, që nuk kanë pasur mundësi të vaksinohen në Maqedoninë e Veriut.

Në fillim të këtij muaji, Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe njoftoi se kishte rënë dakord me institucionet shëndetësore nga Serbia për disa pika të veçanta të vaksinimit afër kufirit për rivaksinimin e shtetasve maqedonas, por autoritetet shëndetësore serbe njoftuan të premten se qytetarët do të duhet të rivaksinohen në të njëjtin vend ku morën dozën e parë.

“Të gjithë ata që u vaksinuan për herë të parë në Beograd do të duhet të vijnë në Beograd për rivaksinim. Kjo na u tha nga Beogradi dhe ne duhet ta respektojmë urdhrin. Unë e di që është më e lehtë për maqedonasit të marrin dozën e dytë në Nish, por ministria shpjegoi se ekziston një problem teknik për ta realizuar atë”, transmetojnë mediat një deklaratë drejtorit të Qendrës Shëndetësore në Nish, Milorad Jerkan, dhënë për gazetën “Nishke Vesti”.

LEXO EDHE:  SHBA hedh “nënën e të gjitha bombave”!/Ja mbi cilin shtet

LEXO EDHE:  Amerika është e pavarur në prodhimin e naftës/ Trump: Irani ka qenë sponsori kryesor i terrorizmit

Në Beograd po rivaksinohen edhe anëtarët më shumë odave ekonomike të Maqedonisë së Veriut, të cilat nuk arritën të vaksinohen në Maqedoninë e Veriut.

Maqedonia e Veriut po përballet me mungesë të vaksinave pasi institucionet ende nuk kanë arritur të sigurojnë 500 mijë dozat e premtuar nga kompania kineze, Sinopharm.

Me vaksinat e dhuruara nga Turqia, 30 mijë doza kineze dhe disa mijëra të tjera Pfizer të dhuruara nga Greqia, po rivaksinohen kategoritë që kishin marrë këto lloj të vaksinave.

Deri të shtunën në Maqedoninë e Veriut, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga dy doza të vaksinave kanë marrë rreth 200 mijë persona apo 10 për qind e popullatës. Më shumë se 400 mijë persona të tjerë janë paraqitur për vaksinim.

Mjekët kanë apeluar që personat të cilët kanë kaluar sëmundjen COVID-19 apo që kanë krijuar imunitet të mos vaksinohen, por këtë t’ua mundësojnë atyre që mund të jenë më të rrezikuar nga infektimi.

Ministria e Shëndetësisë të shtunën njoftoi për një viktimë me COVID-19 si dhe katër raste të reja me koronavirus. Numri i rasteve aktive është ulur në 351 persona. REL

LEXO TE PLOTE