Connect with Us

Situata nga krimet/ Arian Çani paralajmëron përkeqësimin e gjendjes

Aktualitet

Situata nga krimet/ Arian Çani paralajmëron përkeqësimin e gjendjes

Publikuar

-

Basha u rizgjodh në krye të PD/ Çani: Opozita po shihet si biznes

Gazetari Arian Çani ka folur për ngjarjet kriminale të ndodhura në vendin tonë kohët e fundit. I fokusuar në ekzekutimin e ndodhur në Vlorë dhe Elbasan sipas tij situata do të përkeqësohet.

Çani gjithashtu u shpreh se tashmë publikut shqiptar ka filluar të mos u bëjnë më përshtypje ngjarjet kriminale që ndodhin.

Parashikimi im është se ky është vetëm fillimi. Situata do të bëhet edhe më rëndë akoma. Europa ka nevojë gjithmonë për disa nevojtore. Shqipëria është një nevojtore. A do komentin tim?

Unë deri tani këtë kam konstatuar. Kaq intensitet të madh krimi dhe vrasjes siç bëhen këtu, unë nuk shoh. Bëhet lajm në Greqi kur bëhet vrasje për drogë. Këtu, ju bën më përshtypje kur vritet dikush për drogë?

Sa herë dëgjoj nga Klodi apo gazetarë të tjerë, nuk e di sepse, nuk arrij dot të bëj dallime midis emrave, më duken të gjithë njësoj. Më beso, nuk po tallem. Si ka mundësi që më duken njësoj të gjithë? Po të hapësh mediat, të dëgjosh morinë e emrave që përdoren, në një moment të caktuar, arrin një moment që nuk kupton dot më, se ky ndryshon njëri nga tjetri”, është shprehur Çani./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Mesatarisht 12 denoncime në ditë për dhunë në familje/ Ekspertët: Shumë raste nuk referohen në polici

Publikuar

-

Nga

Mesatarisht 12 denoncime në ditë për dhunë në familje/ Ekspertët: Shumë raste nuk referohen në polici

Dhuna në familje po merr përmasa shqetësuese. Referuar të dhënave zyrtare nga Policia e Shtetit, rastet e denoncimeve në rang vendi, variojnë nga 10 deri në 12 brenda një dite.

Por a janë këto raste të denoncuara të dhunës, të vetmet?

“Sa më thellë të shkojmë në fshatrat e Shqipërisë, sa më në zona rurale të jemi, aq më të thella janë problematikat, shqetësimet dhe pamundësia për të dalë nga problematikat dhe vuajtjet që mund të kenë femrat në këto zona” – tha Helena Halilaj, pedagoge e shkencave sociale.

Referuar burimeve zyrtare, Tirana është qyteti që zë vendin e parë për nga numri i raportimeve të dhunës në familje. Viktima, në më shumë se 90% të rasteve, janë gratë.

Këto raste përhapen më pas, sipas qyteteve më të populluara, Durrësi, Fieri, Elbasani, Shkodra dhe Vlora. Edhe Dibra është një tjetër qark që së fundmi ka shënuar rritje të numrit të konflikteve brenda familjes.

LEXO EDHE:  “Shpërthen” analisti: Rama do përfundojë i varur në shtyllë

LEXO EDHE:  Lindjet në rënie në të gjithë Europën/ Shqipëria me përkeqësim të lartë

Por pse pikërisht Tirana ka numrin më të lartë të dhunës? Sipas Helena Halilaj është pikërisht pamundësia për t’u integruar për qytetarët e rretheve ajo që përbën problematikën kryesore.

“Janë më tepër çështjet ekonomike që ndikojnë në mosakordimin e marrëdhënieve mes familjarëve ose mes kryefamiljarit dhe bashkëshortes. Ne jetojmë në një shoqëri në të cilën kryefamiljari ka detyrat ekonomike dhe duhet t’i bëjë ato. Ne jemi gra të cilat kërkojmë të drejta të barabarta dhe më pas nuk e matim kontributin nëse e kemi ose jo të njëjtë në familje. Pastaj duket sikur metropoli na jep mundësi që ne të kemi pak më shumë liri të vepruarit dhe të sjellurit, e ndonjëherë ndoshta kjo e trondit pak individin ose njerëzit të cilët vijnë nga rrethet” – u shpreh Halilaj.

Vetëm në 5 muajt e parë të vitit 2021, janë regjistruar 10 viktima si pasojë e dhunës në familje./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Manastirliu jep lajmin/ Shqipëria plotëson kuotën e 1 milion vaksinave anti-Covid

Publikuar

-

Nga

Manastirliu jep lajmin/ Shqipëria plotëson kuotën e 1 milion vaksinave anti-Covid

Ashtu si ditët e tjera, edhe mbrëmjen e sotme në Shqipëri kanë ardhur disa doza të tjera vaksinash kundër Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila ka publikuar foto nga aeroporti “Nënë Tereza”.

Manastirliu njofton se në vendin tonë kanë mbërritur 50,000 doza të vaksinës Coronavac dhe është kaluar sasia e 1 milion vaksinave të premtuara nga qeveria.

LEXO EDHE:  Paralajmëron Taulant Muka/ Hapja e shkollave do sjellë rritje të infektimeve

LEXO EDHE:  Paralajmëron Taulant Muka/ Hapja e shkollave do sjellë rritje të infektimeve

Aeroporti “Nënë Tereza” – 50,000 doza të vaksinës Coronavac sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke kaluar mbi 1 MILION sasinë e vaksinave të mbërritura deri tani”, shkruan ministrja në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha tallet me demokratët/ Nxjerr udhëzimin qesharak

Publikuar

-

Nga

Zotohet Basha/ Nuk do e lejoj Ramën të dobësojë PD-në, do fitojmë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nxjerrë një udhëzim qesharak për të gjithë demokratët, lidhur me zgjedhjet e 25 prillit.

Këtë udhëzim Basha e ka miratuar në Kryesinë e PD-së dhe më pas sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi e ka shpërndarë te drejtuesit politikë të qarqeve dhe te degët e partisë.

Por në këtë udhëzim Basha është tallur me demokratët, pasi ai nuk po i lejon ata të bëjnë as analizë.

Ai e ka ndarë mendjen për masakër zgjedhore vetëm e vetëm që të justifikojë karrigen e tij të kryetarit

Në fakt kryeopozitari thotë se ka ndodhur masakër dhe kërkon të dhëna nga baza për rezultatet në vite krahasuar me objektivin e 2021 që nuk u kap nga shumica dërmuese e drejtuesve politikë.

LEXO EDHE:  Kokëdhima paralajmëron Ramën: Do vazhdoj të bëj karrierë politike, s’më ke bërë asnjë nder!

LEXO EDHE:  “Mbase bëhem politikane”/ Paralajmërimi i Xhisiela Malokut

Në disa qarqe shumë prej tyre kanë humbur me diferenca nga 10 deri 30 mijë vota.

Kjo duket si një tentativë e Bashës për të mbuluar dështimin e përsëritur në zgjedhje, ndërkohë që shifrat kanë treguar fare mirë se humbja është e thellë dhe përgjegjës për këtë duket të jetë vetë kryetari i opozitës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE