LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Situata në PD/ Ahmetaj: Pse doja Sokol Olldashin për kryetar dhe jo Lulzim Bashën

13 Maj 2021, 19:39, Politikë CNA
Situata në PD/ Ahmetaj: Pse doja Sokol Olldashin për kryetar dhe jo

Kryetar i grupimit dhjetor ’90 Bislim Ahmetaj ka folur për gjendjen aktuale të Partisë Demokratike. Ahmetaj u shpreh se në vitin 2013 kur Sali Berisha dha dorëheqjen ai ka votuar Sokol Olldashin si kryetarin e ri të Partisë Demokratike.

I ftuar në studion e Fax News Ahmetaj shtoi se Lulzim Bashës i kanë rënë në qafë me detyrën që i kanë ngarkuar si kryetar i PD-së, sepse nuk është njeriu i duhur për të marrë përsipër drejtimin e opozitës, pushteti i dytë më i madh në vend.

?Unë jam shprehur dhe po e përsëris Sali Berisha është një nga personalitetet më të arrira të këtij vendi që e ka mbyllur ciklin e vet në vitin 2013, duke treguar se di të tërhiqet. A është tërhequr apo jo, ky nuk është problemi i Berishës, por atij që i ka interesuar gjithe kjo që në rast suksesi do të jetë i imi, në rast mossuksesi do jetë i prapavijës. Berisha duhet të shprehet. Duhet të thojë që e ka vënë. Ne jemi koshientë që Lulzim Bashën e ka vënë. Unë në 2013 kam shpallur mendimin tim që votova për Sokol Olldashin. Fati im i keq ka qenë se unë kam qenë pak i avancuar në lirinë e mendimeve. E doja kryetarin e opozitës në Parlament. Nuk është se kisha ndonjë paragjykim të madh për Lulzim Bashën. E doja kryetarin në parlament dhe jo kryetar bashkie për të dhënë tendera. Berisha është politikan i një cikli të mbyllur?, u shpreh ./ CNA.al

Lajmet e fundit nga