LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpërdoruan detyrën/ KLSH kallëzon në Prokurori 7 zyrtarë

13 Maj 2021, 12:08, Aktualitet CNA
Shpërdoruan detyrën/ KLSH kallëzon në Prokurori 7

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka njoftuar sot se gjatë ushtrimit të punës audituese ka konstatuar shkelje të cilat përbëjnë vepër penale në dy institucione.

KLSH ushtroi auditimin tematik në Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe në Bashkinë Sarandë, duke i kushtuar vëmendje të posaçme çështjeve që lidhen me trojet e shitura nga Bashkia Sarandë dhe kalimi i tyre në pronësi të personave privatë.

Rezultatet e këtij auditimi kanë evidentuar problematikat e menaxhimit të aseteve dhe pasurisë publike, si dhe përgjegjësitë përkatëse nga tre ish-zyrtarët, veprimtaria e të cilëve ka rezultuar me mospërputhje dhe devijime ligjore, si pasojë e regjistrimeve të pronave të kryera në mungesë të titujve të pronësisë, të cila kanë sjellë pasojën e përfitimit për persona të tjerë duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar shkelje edhe nga katër funksionarë të Drejtorisë së Rrugëve Rajoni Verior Shkodër, për të cilët ka rezultuar se kanë kryer veprime të kundraligjshme gjatë ushtrimit të detyrës. Në përfundim të procesit të auditimit janë konstatuar një sërë shkeljesh mbi zbatimin e ligjshmërisë në prokurimin e fondeve publike dhe sipërmarrjet e mirëmbajtjes së segmenteve rrugore në juridiksionin që mbulon Drejtoria e Rrugëve e Rajonit Verior Shkodër.

KLSH i është drejtuar Prokurorisë ku kërkon ndjekje për veprën penale të ?shpërdorimit të detyrës? parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal./CNA.al

Lajmet e fundit nga