Connect with Us

Shkëndija mes Contes dhe Lautaros, e ardhmja e argjentinasit në dyshim

Seria A

Shkëndija mes Contes dhe Lautaros, e ardhmja e argjentinasit në dyshim

Publikuar

-

Shkëndija në stol midis Antonio Contes dhe Lautaro Martinezit. Pavarësisht se Interi është shpallur kampion i Italisë pas dominimit 9-vjeçar të Juventusit, sulmuesi argjentinas dëshironte të linte firmën e tij edhe në ndeshjen kundër Romës.

Sidoqoftë, Lautaro nuk ishte në gjendje të gjente rrugën drejt golit, i aktivizuar në minutën e 35-të në vend të Alexis Sanchezit të dëmtuar. Conte, i pakënaqur nga loja e argjentinasit, e zëvendësoi atë me Pinamontin në minutën e 77-të, duke e lënë fushë vetëm 42 minuta.

Lautaro sigurisht që mbeti shumë i zhgënjyer nga ky vendim i Contes dhe e shfaqi zemërimin e tij me një vështrim të rreptë ndaj trajnerit dhe duke goditur me shkelm shishet e ujit ndërsa po kthehej në stol.

Trajneri puljez, nga ana e tij, e anashkaloi reagimin e Lautaros, por në një moment kthehet nga stoli dhe i drejtohet me fjalët: “E kuptove, e kuptove, fenomen!”

Interi triumfoi 3-1 në këtë sfidë ndaj Romës, megjithatë më shumë se ky sukses tërhoqi vëmendjen përplasja Conte-Lautaro.

Ndërkohë përfaqësuesi i sulmuesit, Alejandro Camano, i pyetur për të ardhmen e klientit të tij, që sikurse kanë informuar kohët e fundit mediet në Itali duhet të firmostë rinovimin, deklaroi:

“A do të qëndrojë Lautaro? Unë nuk mund të premtoj asgjë, tani është e kotë të bësh parashikime. Rinovimi është në “stand-by”, ne po presim të kuptojmë se cila do të jetë e ardhmja e klubit.”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

ZYRTARE/ Vuloset “tradhtia”, Interi prezanton mesfushorin turk nga… muzeu i trofeve

Publikuar

-

Nga

Hakan Çalhanoglu është lojtari i ri i Interit. Fantazisti turk ka firmosur pak më parë kontratën e tij që do ta lidhë me skuadrën zikaltër për tre vitet e ardhshme me një pagë prej 5 milionë eurosh.

Së fundmi ka ardhur edhe zyrtarizimi i klubit zikaltër, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, për të vulosur përfundimisht “tradhtinë” e 27-vjeçarit për Milanin. Prezantimi i futbollistit turk ka ardhur nga muzeu i trofeve të Interit.


Çalhanoglu lë kuqezinjtë pas 4 sezonesh për t’u transferuar nga krahu tjetër i Milanos me parametra zero me arsyen financiare ku drejtuesit e Milanit nuk po gjenin gjuhën e përbashkët me fantazistin turk, ndërsa Interi përfitoi nga ky moment për t’ia rrëmbyer “kushurinjve” play-maker-in e tyre.

 

 

LEXO TE PLOTE

Seria A

ZYRTARE/ Tjetër “divorc” tek Milani, mbrojtësi transferohet tek skuadra e…

Publikuar

-

Nga

Tashmë është zyrtare, Diego Laksalt transferohet tek skuadra e Dinamos së Moskës.

Këtë lajm e ka bërë publike vetë klubi kuqezi me anë të një komunikate zyrtare ku deklarojnë se mbrojtësi largohet në drejtim të skuadrës së Dinamos së Moskës.

Mbrojtësi 28-vjeçar ishte në formulën e huazimit tek skuadra skoceze e Sëlltik nga ku u aktivizua në 26 takime dhe ku mundi të realizojë dhe një gol.

Uruguajani lë Milanin pas 3 vitesh për të provuar një eksperiencë të re në karrierën e tij duke kaluar tek skuadra moskovite.

 

 

LEXO TE PLOTE

Seria A

E BUJSHME/ E zbulon eksperti i merkatos, De Biasi gati të emërohet trajner i skuadrës në Serinë A

Publikuar

-

Nga

Eksperti italian, Xhanluka Di Marzio ka hedhur një hipotezë të bujshme duke përmendur emrin e trajneri Xhani De Biasi si trajnerin e ardhshëm të një skuadre në Serinë A.

Sipas mediave italiane, prioritet për momentin mbetet Sampdoria e cila është vënë në kërkim të një trajneri pas mbylljes së kontratës ne Klaudio Ranierin dhe drejtori sportiv i xhenovezëve, Karlo Osti ka një pëlqim të hershëm për ish-trajnerin e Kombëtares shqiptare.

Por në videon e postuar në rrjetet sociale, Di Marzio nuk jep një emër skuadre vetëm përmend De Biasin duke krijuar një iluzion tek tifozët italian të cilët në komente nuk ngurojnë të thërrasin teknikun italian në skuadrat e tyre.

 

De Biasi shkroi historinë në 6 vite që drejtoi Shqipërinë, duke arritur dhe kualifikimin historik në Kampionatin Europian në vitin 2016 me kuqezinjtë dhe aktualisht prej 1 viti drejton kombëtaren e Azerbajxhanit.

LEXO TE PLOTE