Connect with Us

Publikon foton me bashkëshorten/ Berisha uron Fitër Bajramin

Aktualitet

Publikon foton me bashkëshorten/ Berisha uron Fitër Bajramin

Publikuar

-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Berisha ka publikuar një foto me bashkëshorten e tij Liri Berisha, ndërsa shkruan se të gjithë duhet të luten që “i Gjithfuqishmi të pranojë sakrificën” e besimtarëve myslimanë dhe ta kthejë atë në paqe.

“Gazuar Bajramin! Te dashur miq, sot besimtaret musliman pas agjerimit te muajt te madhnueshem te Ramazanit kremtojne diten e bekuar te Fiter Bajramit. Ju ftoj te dashur miq, te lutemi dhe te urojme nga zemra te gjithe se bashku qe i Gjithfuqishmi te pranoje sakrificen e tyre dhe ta kthej ate ne paqe, mbaresi e te mira, per ata, familjet e tyre dhe mbare kombin tone. Gezuar”, shkruan Berisha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Sot Austria dhe Holanda heqin kufizimet/ Mund të udhëtoni pa test antiCovid dhe pa vaksinë

Publikuar

-

Nga

Sot Austria dhe Holanda heqin kufizimet/ Mund të udhëtoni pa test antiCovid dhe pa vaksinë

Nga sot Austria dhe Holandan heqin të gjitha kufizimet për të gjithë udhëtarët shqiptarë.

Në njoftimet e publikuara nga të dyja vendet thuhet se nuk ka asnjë kriter për të udhëtuar, as kriterin e vaksinës dhe as kriterin e testit negativ.

I vetmi kusht që duhet të plotësoni është vendosja e maskëstë formatit FFP2.

Njoftimi për Austrinë:

Austria heq të gjitha kufizimet për pasagjerët me pasaporta biometrike që udhëtojnë në Austri, duke filluar nga data 24 Qershor 2021.

1) Asnjë kriter testi

2) Asnjë kriter vaksine

3) Vizat për rastet e aplikueshme vazhdojnë si më parë

I vetmi kriter, ju lutemi qytetarëve që udhëtojnë në Austri, është maska FFP2, si kjo ne foto. Kompania Austrian Airlines që operon në Austri, e ka të detyrueshme vetëm këtë tip maske, që e gjeni në farmaci.  Ata pasagjerë që janë tranzit në Austri, ju lutemi të kontrollojnë rregullat e udhëtimit Covid-19, që ka destinacioni final i mbërritjes.  Faleminderit për bashkëpunimin, Tirana International Airport”, thuhet në njoftimin e TIA-s.

LEXO EDHE:  Rama merr mesazh të rëndësishëm që në mëngjes/Për çfarë e urojnë

LEXO EDHE:  “Edhe në hënë të shkosh…”/ Berisha paralajmëron Ramën

Njoftimi për Hollandën:

Hollanda heq të gjitha kufizimet për pasagjerët shqiptarë me pasaporta biometrike që udhëtojnë në Hollandë, duke filluar nga data 24 Qershor 2021.

1) Asnjë kriter testi

2) Asnjë kriter vaksine

I vetmi kriter, ju lutemi qytetarëve shqiptarë që udhëtojnë në Hollandë, të plotësojnë Formën e Deklaratës së Shëndetit. Formën e gjeni të listuar në këtë link: https://www.government.nl/…/information-for-passengers… Ju lutemi, prindërve të moshuar u duhet ndihmë për plotësimin e formës. Nëse udhëtojnë, sugjerojmë që ta kenë të printuar me vete, kur të paraqesin biletën./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Digjet një automjet në orët e para të mëngjesit/ Policia jep detajet

Publikuar

-

Nga

Një automjet është djegur në orët e para të ditës së sotme në Vlorë. Nuk dihet ende nëse zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti apo ka qenë i qëllimshëm.

Sipas burimeve zyrtare, më datë 24.06.2021, rreth orës 03:00, në lagjen “Partizani”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet i markës “Audi”, në pronësi të shtetases B. T., banuese në Vlorë.

LEXO EDHE:  Foto-“Janë me porosi të Sandër Lleshajt”/ Zbulohet plantacioni me kanabis i drejtorit të policisë?

LEXO EDHE:  Foto-“Janë me porosi të Sandër Lleshajt”/ Zbulohet plantacioni me kanabis i drejtorit të policisë?

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Temperatura deri në 42 gradë/ Parashikimi i motit për sot

Publikuar

-

Nga

Temperatura deri në 42 gradë/ Parashikimi i motit për sot

Diell dhe temperatura relativisht të larta do të karakterizojnë kushtet e motit në vendin tonë duke filluar nga orët e para të ditës, sipas meteoalb. Këto kushte të motit mbeten deri orët e vona të pasdites kur në skajin verior dhe juglindor shfaqen vranësira të lehta. Edhe orët e natës mbeten me mot të kthjellët.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit por rritje me të paktën 2 gradë sjellin orët e mesditës duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 18°C deri në 41-42°C. Era do fryjë mesatare dhe herë pas herë forcohet duke arritur shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3-4 ballë.

LEXO EDHE:  Ilir Kadia rrëfen bisedën e fundit me Olldashin/ Tregon dhe raportet me Bashën

LEXO EDHE:  Rama merr mesazh të rëndësishëm që në mëngjes/Për çfarë e urojnë

Rajoni dhe Europa; Pjesa më e madhe e kontinetit Europian do të paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta, si pasojë e masave ajrore nga veriu i afrikës. Konkretisht me diell do të jetë: Europa Jugore dhe Lindore. Ndërsa Qëndra dhe Veriu i Kontinentit Europian mbeten me vranësira të shpeshta, të cilat herë pas herë zhvillohen duke sjellë rrebeshe shiu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE