Connect with Us

Përplasja e re izraelito-palestineze/ A jemi në prag të një konflikt të madh?

Bota

Përplasja e re izraelito-palestineze/ A jemi në prag të një konflikt të madh?

Publikuar

-

Nga Thomas L.Friedman

Le të shohim:çfarë ndodh kur TikTok ndeshet me ankesat palestineze për grabitjen e tokës nga e djathta në lagjet arabe në Jeruzalem? Shtojini kësaj përplasje natën më të shenjtë të lutjes për myslimanët në Jeruzalem? Pastaj bashkojini festën më emocionale të Izraelit në Jeruzalem?

Pastaj një lojë për pushtetit të Hamasit për të marrë drejtimin e kauzës palestineze? Dhe së fundmi, një vakum politik, në të cilin Autoriteti Palestinez është i paaftë të mbajë zgjedhje të reja dhe kur Izraeli është aq i përçarë, sa që mban vazhdimisht zgjedhje të reja?

Ajo çfarë ndodh është shpërthimi i dhunës rreth Jeruzalemit, që të hënën u përhap me shpejtësi edhe në Gaza, gjë që i ka nxitur njerëzit të pyesin:A është kjo përplasja më e madhe? A është ky fillimi i kryengritjes së ardhshme palestineze?

Qeveria izraelite, vendet arabe përreth dhe Autoriteti Palestinez, dëshirojnë që përgjigja të jetë “jo”. Kjo pasi Izraeli do të gjente pak mbështetje nga një Shtëpi e Bardhë me prirje të majta, dhe lëre më nga pjesa tjetër e botës, për një goditje të fortë mbi palestinezët.

Ndërkohë, shumica e qeverive arabe duan që të bëjnë biznes me prodhuesit izraelitë të teknologjisë, dhe jo të hidhen në mbrojtje të palestinezëve që gjuajnë me gurë forcat izraelite të sigurisë. Edhe udhëheqja palestineze nuk do ta donte tani një përplasje të madhe, pasi kjo gjë do të tregonte sesa pak autoritetet i ka mbetur në raport me popullin palestinez.

Por në dallim nga Intifadat që nisën në vitet 1987 dhe 2000, kur Izraeli kishte dikë që mund të telefonte për ndihmë, këtë herë në anën tjetër të telefonit nuk ka asnjë palestinez. Ose edhe nëse ka,ai është një 15-vjeçar- me një moshë sa smartfoni që ka, që merr urdhra dhe frymëzim nga TikTok, aplikacioni i videove që përdoret shpesh nga të rinjtë palestinezë për të sfiduar dhe inkurajuar njëri-tjetrin që të përballen me izraelitët.

Jack Khoury, ekspert i dinamikës arabe të këtij konflikti, u shpreh të hënën në analizën e tij në “Haaretz”, se motori i protestës palestineze “është lëvizja popullore”, që përbëhet “kryesisht nga të rinjtë, që nuk po presin për udhëheqje politike -as Autoritetin Palestinez, as udhëheqësit arabë në Izrael,dhe as ata në Rripin e Gazës. Gjatë ditëve të fundit është raportuar se Hamas po përpiqet që ta përshkallëzojë më tej protestën, por udhëheqja e kësaj organizate nuk ka asnjë kontroll mbi ngjarjet ne terren… dhe siç e sheh qeveria Izraelite, ajo nuk ka asnjë adresë apo person të cilit mund t’i drejtohet në mënyrë që të zhvillohet një diskutim politik mbi situatën”.

Por çfarë e shkaktoi këtë situatë? Shkëndija ishte një përplasja e “kohërave të shenjta” dhe “territoreve të shenjta”, më tha filozofi i fesë i Universitetit Hebraik, Moshe Halbertal, dhe më pas aktorë të ndryshëm hodhën secili benzinën e tyre për të zmadhuar një zjarr tashmë të ndezur.

Konkretisht, Dita e Jeruzalemit e këtij viti – një festë kombëtare që përkujton vendosjen e kontrollit të Izraelit mbi Jeruzalemin Lindor, Qytetin e Vjetër dhe Malin e Tempullit gjatë luftës arabo-izraelite të vitit 1967, duke bashkuar Jeruzalemin Perëndimor me atë Lindor – u festua me shërbesa fetare në Jeruzalemin Perëndimor në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Kjo datë e shenjtë për izraelitët përkoi me Laylat Al-Qadr (Natën e Kadrit) ose Nëna e Fuqisë, që këtë vit ra të shtunën. Ajo konsiderohet jo vetëm si nata më e shenjtë e Muajit të Ramazanit, por e gjithë kalendarit islamik. Pasi përkujton natën kur Profetit Muhamed iu zbuluan vargjet e para të Kuranit nga Engjëlli Gabriel.

Ajo kremtohet çdo vit nga mijëra myslimanë që mblidhen në Xhaminë Al-Aksa, afër Murit Perëndimor në Malin e Tempullit. Këto data të shenjta të mbivendosura, çuan në përplasje të pashmangshme në rrugicat e Jeruzalemit Lindor, dhe arritën kulmin të hënën me sulmin e policisë izraelite mbi Xhaminë Al Aksa, ku palestinezët kishin grumbulluar gurë. Qindra palestinezë u plagosën, ndërsa më shumë se 20 oficerë të policisë izraelite pësuan lëndime.

Situata u përshkallëzua nga një luftë e gjatë mbi atë që Halbertal e quan“territor të shenjtë”. Me pak fjalë, hebrenjtë izraelitë të krahut të djathtë kishin marrë një urdhër gjykate për të dëbuar 6 familje palestineze që jetonin në disa godina që ndodhen në një tokë që ishte në pronësi të hebrenjve në Jeruzalemin Lindor, para se qyteti të ndahej pas luftës së vitit 1948.

LEXO EDHE:  Video/ Përplasje në oborrin e selisë së PD

Familjet palestineze po e kundërshtojnë në rrugë gjyqësore këtë vendim. Në fakt, Gjykata e Lartë e Izraelit kishte planifikuar të shpallte të hënën vendimin nëse palestinezët do të dëboheshin prej andej, por e shtynë atë për shkak të dhunës që shpërtheu.

Palestinezët argumentojnë se është e padrejtë që hebrenjtë të rimarrin tokat apo shtëpitë që kishin në Jeruzalemin Lindor para vitit 1948, në kushtet kur ata nuk kanë asnjë mënyrë ligjore për të rimarrë tokat që zotëronin në Jeruzalemin Perëndimor ose diku tjetër në Izrael para vitit 1948.

Përplasjet mbi këto data dhe hapësira të shenjta nuk do të ishin aq të forta, por të mos ishin nxitur nga videot e postuara në TikTok. Në muajin prill, disa të rinj palestinezë postuan një video të shkurtër duke sulmuar një hebre ortodoks në transportin publik, si një mënyrë për të frymëzuar sulme të ngjashme.

Në kundërpërgjigje, një grupim hebre i ekstremit të djathtë me emrin “Lehava”,organizoi një marshim përmes Jeruzalemit në Portën e Damaskut të Qytetit të Vjetër, duke brohoritur “Arabë, dilni jashtë!”.E gjithë kjo rrëmujë ka krijuar një“Nyjë Gordiane”, që duket e thjeshtë për t’u zgjidhur.

Por çfarë na tregon e gjitha kjo situatë?Pika më e qartë dhe e rëndësishme është se vitet e fundit në Izrael është shfaqur një konsensus i rrezikshëm dhe naiv, që sugjeron se Izraeli në thelb e ka shtypur kauzën palestineze, dhe ata pak palestinezë që jetojnë në Bregun Perëndimor dhe Jeruzalemin Lindor, i janë dorëzuar faktit se do të jetojnë nën kontrollin e përhershëm të Izraelit.

Ky konsensus ishte aq i fuqishëm, sa që në 4 palë zgjedhjet e fundit në Izrael, çështja e paqes me palestinezët, nuk ishte në rendin e ditës. Marrëveshjet Abrahamike të projektuara nga administrata Trump, i normalizuan marrëdhëniet midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahreinit, Sudanit dhe Marokut, dhe e përforcuan idenë se çështja palestineze është në thelb një lajmi i vjetër.

Ngjarjet e ditëve të fundit vërtetojnë lajthitjen e këtij mendimi. Për më tepër, administrata e Joe Biden nuk ka tani interes që të reagojë ndaj këtyre ngjarjeve. Ajo nuk beson se ekzistojnë kushtet e përshtatshme për ndonjë përparim real në çështjen Izraelito-Palestineze, dhe është gjëja e fundit që dëshiron, tani që fokusi i saj kryesor në rajon është ringjallja e marrëveshjes bërthamore me Iranin.

Gjithsesi çfarë mund të shohim më tej pas ngjarjeve të fundit?Pjesërisht kjo varet nga kryeministri i izraelit Netanyahu. Pas më shumë se 12 vjetësh në detyrë, këto mund të jenë ditët e fundit të Bibit si kryeministër. Netanyahu është i interesuar që rivalët e tij të mos arrijnë të formojnë një koalicion të ri për ta rrëzuar atë.

Ai do të dëshironte që Izraeli të shkonte në zgjedhjet e pesta, që mund ti japin atij një shans për të vazhduar në këtë detyrë, dhe ndoshta për të shmangur burgun, nëse dënohet për korrupsion në gjyqin që po vazhdon ndaj tij. Dhe një nga mënyrat se si mund ta shmangë këtë,është duke e ndezur situatën aq shumë, sa që rivalët e tij të djathtë të braktisin përpjekjet për ta rrëzuar atë,duke deklaruar se nuk është koha për një ndryshim në udhëheqje.

Por shumëçka do të varet edhe nga ajo që do të zgjedhë të bëjë Hamasi. Ky i fundit nuk ka arritur të prodhojë as rritje të konsiderueshme ekonomike në Rripin e Gazës që e qeveris vetë,dhe asnjë progres politik me Izraelin. Dhe fakti që Autoriteti Palestinez sapo shtyu zgjedhjet e planifikuara, të cilat ndoshta Hamasi do t’i kishte dominuar, nënkupton një ngërç për të.

Dhe çfarë priret të bëjë Hamasi kur të bllokohet? Të lëshojë raketa ndaj Izraelit. Por të hënën bëri diçka vërtet të pazakontë. Qëlloi me raketa Jeruzalemin, në përpjekje për të marrë drejtimin e kryengritjes. Izraeli u hakmor duke bombarduar Gazën,ku thuhet se vrau të paktën 20 palestinezë.

Përfundimi:Situata mund të qetësohet brenda 3-4 ditësh, pasi Hamasi, Izraeli, Egjipti, Jordania dhe Autoriteti Palestinez të zbulojnë se ështënë interesin e tyre të imponojnë vullnetin e tyre ndaj alternativës së dhunës në rrugë. Ose jo.

Dhe nëse rikthehet një Intifada tjetër, me rrugën që imponon vullnetin e saj mbi udhëheqjet e tyre, ky “tërmet” do të tronditë Izraelin, Gazën, Bregun Perëndimor, Jordaninë, Egjiptin dhe Marrëveshjet Abrahamike. Nëse kjo ndodh, unë ju sugjeroj që të shkarkoni aplikacionin TikTok për t’i ndjekur të gjitha në kohë reale. / “The New York Times” – Bota.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Gjermania, Franca duan rregulla të përbashkëta kundër variantit Delta

Publikuar

-

Nga

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u bënë thirrje udhëheqësve të tjerë të Bashkimit Evropian që të vendosin rregulla më të ashpra për udhëtarët nga vendet jashtë BE-së – të tilla si Britania – për të luftuar variantin Delta të koronavirusit.

Merkel, duke mbërritur në Bruksel për një samit të BE-së, tha se do të lobojë për një qasje më të koordinuar, veçanërisht ndaj turistëve nga rajonet ku janë të përhapura variantet e koronavirusit.

“Ne padyshim që jemi të shqetësuar për variantin Delta”, u tha Merkel gazetarëve.

Macron kërkoi nga vendet e BE-së që të jenë jashtëzakonisht vigjilente në lidhje me variantin, i cili është zbuluar për herë të parë në Indi.

Ky variant duket se është shumë më infektues dhe se prek njerëz që nuk janë plotësisht të vaksinuar.

LEXO EDHE:  Shkeli kushtetutën/ Artan Hoxha ‘shuplakë’ Metës

LEXO EDHE:  Konflikti mes dy personave në Korçë/ Zbardhet identiteti i të plagosurit

Macron tha se BE-ja duhet të marrë vendime të koordinuara për hapjen e kufijve për njerëzit nga vendet e tjera.

Paralajmërimet u bënë derisa kryeministri britanik, Boris Johnson, la të kuptohet se Mbretëria e Bashkuar është afër lejimit të udhëtimeve të pakufizuara jashtë vendit për njerëzit e vaksinuar plotësisht.

Qeveritë e BE-së kanë rënë dakord për një “listë të bardhë” të 13 vendeve, për banorët e të cilave duhet të hiqen kufizimet e udhëtimit.

Në këtë listë bëjnë pjesë Australia dhe Shtetet e Bashkuara, por mungon Britania, ndaj së cilës aplikohen politika të ndryshme.

Franca dhe Gjermania kërkojnë që vizitorët nga Britania të futen në karantinë, ndërsa Portugalia dhe Spanja, të cilat varen nga turistët britanikë, nuk e kërkojnë një gjë të tillë.

Në rajonin e Lisbonës, mbi gjysma e rasteve të reja me koronavirus janë të variantit Delta. REL

LEXO TE PLOTE

Bota

SHBA, arrihet marrëveshje dypartiake mbi infrastrukturën

Publikuar

-

Nga

Presidenti Joe Biden deklaroi të enjten se është arritur një marrëveshje dypalëshe mbi një plan infrastrukturor prej 953 miliardë dollarësh, i cili pritet të përmbushë objektivat kryesore të administratës së tij në këtë fushë si dhe vërteton përpjekjet e zotit Biden për bashkëpunim ndërpartiak.

Presidenti Biden bëri një paraqitje të papritur para kamerave me një grup senatorësh, republikanë e demokratë, pas arritjes së një marrëveshjeje në Shtëpinë e Bardhë. Detajet e marrëveshjes nuk dihen ende, por plani që parashikon 559 miliardë dollarë në shpenzime të reja, gëzon një mbështetje të rrallë dypartiake e cila mund t’i hapë rrugën më vonë një propozimi më të gjerë të presidentit prej 4 trilionë dollarësh.

Presidenti tha se jo të gjithë morën atë që donin dhe se përparësitë e tjera të Shtëpisë së Bardhë do të trajtohen veçmas.

“Arritëm një marrëveshje”, shkruante presidenti Biden në Twitter. “Një grup senatorësh, pesë demokratë dhe pesë republikanë u bashkuan dhe arritën një marrëveshje mbi infrastrukturën që do të krijojë miliona vende pune për amerikanët”.

Marrëveshja u arrit pas muajsh përplasjesh politike që kanë konsumuar Uashingtonin. Megjithatë Presidenti Biden vazhdonte të këmbëngulte për të bërë diçka në këtë drejtim pavarësisht skepticizmit që vinte edhe nga shumë vetë brenda partisë së tij.

LEXO EDHE:  Konflikti Greqi-Turqi/ Macron: Problemi nuk qëndron tek populli turk, por tek Qeveria
LEXO EDHE:  Video/ Përplasje në oborrin e selisë së PD

I udhëhequr nga republikani Rob Portman i Ohaios dhe demokratja Kyrsten Sinema nga Arizona, grupi përfshin disa nga ligjvënësit më të pavarur të Senatit, disa të njohur për kundërshtitë brenda partive së tyre.

“Ju e dini që ka shumë që thonë se bashkëpunimi mes dy partive ka vdekur në Uashington”, tha zonja Sinema. “Por ne mund ta përdorim pikërisht atë për t’i zgjidhur këto sfida”.

Senatorja republikane Susan Collins, tha se marrëveshja i dërgon një mesazh të rëndësishëm botës gjithashtu se Amerika siç tha ajo “mund të funksionojë dhe mund t’i kryejë gjërat”.

Senatorët janë përballur me sfidën se ku do të gjenden paratë për shpenzimet e reja, por u larguan nga Shtëpia e Bardhë me një ndjenjë besimi se çështjet e financimit të projektligjit ishin trajtuar. Senatorët nga të dyja palët theksuan se marrëveshja do të krijojë vende pune, një besim që kapërceu qartë interesat partiake dhe krijoi një kornizë për marrëveshjen.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku, nuk kemi mbaruar”, tha senatori republikan Mitt Romney. “Amerika po punon dhe Senati po punon”.

Për Presidentin Biden marrëveshja ishte një rezultat i mirëpritur. VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Misteri se si ndërroi jetë 20 vjeçarja/Ekspertët: Ajo po dridhej, pse s’ka gjurmë të mbytjes

Publikuar

-

Nga

Vrasja e 20 vjeçares në Greqi nga bashkëshorti i saj është një prej temave më delikate të këtyre ditëve. Detaje të reja po dalin çdo ditë. Bashkëshorti i saj pasi pranoi fajin ka dhënë edhe deklaratën e tij për policinë greke por pa zbuluar shumë detaje.

“Ta Nea” shkruan se në 04:05 të mëngjesit të datës 11 maj, Caroline ishte duke fjetur në shtratin e saj dhe vetëm disa minuta më vonë, në 04:11 të mëngjesit, zemra e saj pushoi së rrahuri.

Pyetja kryesore është një: Pse Caroline nuk rezistoi aq shumë sa vrasësi pretendon se viktimës i kishte bllokuar rrugët e frymëmarrjes. “Ajo po dridhej. Goja dhe hunda e saj ishin mbështetur në jastëk” pretendoi fillimisht piloti.

Ndërsa më pas në dëshminë e dytë piloti tha se “Goja, hunda dhe sytë e saj ishin në jastëk. Me peshën e trupit po i shtypja kokën”.

Në të dy rastet, ekspertët thonë se viktima do të përpiqej të merrte frymë. “Me forcë, ju privoni personin nga hyrja e ajrit në rrugët e frymëmarrjes. Kjo kërkon një veprim të zgjatur dhune, i cili nuk mund të konsiderohet si i menjëhershëm, ose që kjo dhunë të mos perceptohet nga autori”, pohon ekzaminuesi mjekësor Socrates Tsantiris.

LEXO EDHE:  Sherri me karrige e grushta në KZAZ 30/ Shoqërohen tre persona

LEXO EDHE:  Të gjitha bëmat dhe gjëmat e Vjollca Hoxhës në Top Media

Shpjegimi i vetëm logjik që viktima të mos reagojë është të mos jetë e vetëdijshme. Ekspertët i japin përgjigje edhe pyetjes se përse nuk ka shenja të mbytjes? “Mbytja mund të ndodhë pa ndonjë shenjë të dhunës së fortë në trup”.

Nëse autori i krimit, siç thonë ekspertët, “ka përdorur një leckë dhe jo duart për të shkaktuar humbjen e vetëdijes, ai nuk lë shenja fare”. “Mënyra se si ajo ndërroi jetë, nëse sqarohet plotësisht, mund të tregojë shumë për vrasësin” mbyllet shkrimi i medias greke. CNA.al

LEXO TE PLOTE