Connect with Us

Ngjarjet kriminale/ Klodiana Lala: Vrasje mafioze, formë e lartë e organizimit

Aktualitet

Ngjarjet kriminale/ Klodiana Lala: Vrasje mafioze, formë e lartë e organizimit

Publikuar

-

Gazetarja Klodiana Lala ka folur rreth ngjarjeve kriminale së fundmi të ndodhura në vend, duke i cilësuar ato si mafioze. Përsa i përket atentatit të ndodhur disa ditë më parë në qytetin e Vlorës ku mbeti i vrarë 40 vjeçari Bledar Birçaj, Lala u shpreh se autorët kanë dashur të japin një mesazh. Sipas saj, në vetëm 3 javë shinjestruesit kanë vepruar me shpejtësi në këtë atentat, ku shprehet se kjo është një formë e lartë e organizimit.

Janë vrasje mafioze sepse nga mënyra e organizimit kuptohet që ka një organizim shumë të detajuar, janë njerëz që mbaje armë të kalibrit të lartë dhe kanë përgatitur me detaje të gjithë mënyrën se si ata kanë organizuar. Ata kanë përcjellë mensazhe për mënyrën sesi u krye atentati në Vlorë . Janë dy persona që po ti shikosh që nga mënyra sesi dalin nga makina, se si qëllojnë dhe vrasin vetëm shënjestrën duke mos prekur dy personat e tjerë që ishin në makinë. Dhe se si kujdesen deri në detaje dhe kur I bie kallashnikovi në tokë kujdeset ta marrë dhe largohet. Dhe mënyra se si largohet benzi nga vendi I ngjarjes kuptohet që janë njohës të morë të asaj zone.

Është vrasje që dërgon mesazhe sepse është zgjedhur një orar shumë i populluar në mesditë, një ndër zonat më të frekuentura, është parë që atje ka një pengesë dhe shinjestra do ndalojë aty për të mos dëmtuar makinën , viktima kishte tre javë që kishte ardhur nga Spanja dhe imanjino në tre javë ka vepruar me shpejtësi për të gjitha këto. Që do të thotë formë e lartë e organizimit”, u shpreh Lala./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

‘Masakra’ me listat/ Harxhi: Iu është mohuar e drejta 30 mijë demokratëve, PD ‘tokë e nxanun”

Publikuar

-

Nga

‘Masakra’ me listat e PD/ Harxhi: Iu është mohuar e drejta 30 mijë demokratëve, PD ‘tokë e nxanun”

Ish kandidatja për kreu e PD Edith Harxhi ka komentuar sërish parregullsitë në zgjedhjet e brendëshme të partisë, të cilat u mbajtën në 13 qershor.

E ftuar në ‘Repolitix” Harxhi e vuri theksin tek ‘masakra’ me listat duke theksuar se iu është mohuar e drejta e votës më shumë se 30 mijë anetarëve.

Ajo e konsideroi sekenën poltike shqiptare si një terren maskilist ku politkanët e shohin vetem si mjet për manjur financiarisht.

“Përderisa nuk kishte garë në listën e PD, nuk mund të ishte garë.

Listën nuk e dija që ishte një masakër e vërtetë. Këtu është mohuar e drejta  mijëra anëtarëve dhe kjo  është shkelje statuore.

Nuk flitet për 5 njerëz por më shumë se 30 mijë antarë.

Kjo është dicka që ne nuk e dninim. Unë dija pamundësinë për një garë të barabartë, por këtë personalisht nuk e dija.

Është një terren maskilist, me një tokë ta nxanun që nuk shkulen nga politika. E shohion politikën si mjet për tu manjur financiarisht”, shtoi Harxhi./CAN.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e 13 qershorit/ Mustafaj: Kjo është rruga e vetme për ta çuar para PD

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet e 13 qershorit/ Mustafaj: Kjo është rruga e vetme për ta çuar para PD

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, ka komentuar raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për zgjedhjet e 25 prillit.

Mustafaj tha se vlerësimi global ishte pozitiv për procesin e zgjedhjeve.

“Ky raport konfirmon shumicën e kritikave që ka bërë Partia Demokratike. Pra konfirmon që nuk ka shpikur problematika, por përmasat ndryshojnë”, u shpreh Mustafaj.

Po ashtu, ish ministri komentoi edhe zgjedhjet e brendshme në PD, për të cilat u shpreh se Basha duhet të rishpikë veten, sepse nëse do të vijë me të njëjtin ritëm atëherë nuk do të ketë asnjë ndryshim, duke shtuar se Partia Demokratike duhet të lërë gjurmë.

“Nëse Basha gjatë fushatës elektorale nuk bëri asnjë vështrim kritik mbi mandatin e tij…Ai nuk e bëri për vete dhe nuk mund ta bëjë as për të tjerët, pra nuk duhet të kërkojë përgjegjësi tek anëtarët. Por besoj që kryetari i partisë në momentin që shkon në mënyrë legjitime në atë vend , zgjedh edhe ekipin me të cilin do të drejtojë dhe nuk ka pse t’i ndërhyhet në përzgjedhjet e tij.

LEXO EDHE:  Vlorë/ Parandalohet një vrasje, arretohen autori dhe porositësi

LEXO EDHE:  I vranë vëllain në masakrën e Elbasanit/ Kush është 34-vjeçari që porositi dy ekzekutimet e bujshme

Unë shpresoj ende që Basha do të mundë të rishpikë veten, sepse nëse ne do të shohin të njëjtën Bashë atëherë nuk do të ketë asnjë ndryshim. Arti i politikës nuk vjen nga jashtë, duhet ta ketë. Ai ka ende kohë që të rishfaqet ndryshe dhe ta çojë PD në fitore”, u shpreh ai për Abc News./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bakoyannis: Nuk ekziston asnjë dallim mes shqiptarëve dhe grekëve në Athinë

Publikuar

-

Nga

Bakoyannis: Nuk ekziston asnjë dallim mes shqiptarëve dhe grekëve në Athinë

Kostas Bakoyannis, i cili prej vitit 2019 drejton Bashkinë e Athinës, thotë se shqiptarët në Greqi janë tashmë një komunitet plotësisht i integruar dhe i quan “athinas”. Këtë deklaratë, Bakoyannis e bëri gjatë një interviste për Euronews Albania me gazetaren Bruna Çifligu.

“E keni fjalën për athinasit. Athinas të vërtetë. Aq sa jam unë athinas janë dhe ata. Fëmijët e tyre janë rritur me fëmijët tanë, ata shkojnë në shkollë me fëmijët tanë, kanë hyrë në ushtrinë me fëmijët tanë dhe punojnë së bashku. Nuk ka më dallime”, deklaroi politikani 43-vjeçar.

Ai konsiderohet si një prej politikanëve të rinj, prej së cilëve Greqia mund të shohë drejt së ardhmes. Por tashmë që është pjesë e pushtetit lokal ai thotë se ka për detyrë që të gjejë zgjidhje reale për problemet reale.

“Mendoj se është një brez i ri në Greqi. Greqia, pas krizës së gjatë ekonomike, është kthyer me një sens të ri optimizmi dhe vetëbesimi. Ndaj, po. Mendoj se mund të shpresojmë për një të ardhme më të ndritur”, shprehet z. Bakoyannis.

LEXO EDHE:  Vlorë/ Parandalohet një vrasje, arretohen autori dhe porositësi

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Tentohet vrasja e “Babales” në Kosovë

Kryebashkiaku i Athinës thotë se sheh ngjashmëri mes tij dhe kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe u shpreh i befasuar nga puna në kryeqytet.

“Jam krenar që ai është miku im dhe se jam i befasuar nga puna e mirë që ka bërë, por mendoj se ajo që kemi të përbashkët është entuziazmi, dashuria për çfarë bëjmë. Nuk është vetëm puna, por njerëzit në vetvete”, deklaroi ai.

Kostas Bakoyannis është nip i kryeministrit aktual Kyriakos Mitsotakis, djalë i ish-ministres së Jashtme Theodora Bakoyannis dhe politikanit liberal Pavlos Bakoyannis. Ai e nisi politikën në vitin 2010 kur zyrtarizoi kandidaturën si i pavarur për kryebashkiak të Karpeneshit (Karpenísi)./ Euronews Albania

LEXO TE PLOTE