Connect with Us

Nëna e Ronaldos: Vitin e ardhshëm ai do lujë te Sportingu

Seria A

Nëna e Ronaldos: Vitin e ardhshëm ai do lujë te Sportingu

Publikuar

-

Nëna e Cristiano Ronaldos, Maria Dolores Aveiro ka befasuar të gjithë duke thënë se djali i tij vitin tjetër do rikthehet te skuadra e fëmijërisë, Sporting Lisbon. Ronaldo e nisi karrierën te klubi portugez dhe gjithmonë ka pranuar se do ta mbyll karrierën në stadiumin “Jose Alvalade”.

Portugezi ka edhe një vit në kontratë me Juventusin, por ka spekulime të shumta që do largohet këtë vit, sidomos nëse “Zonja e Vjetër” nuk e siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve. Nëna e Ronaldos ka zbuluar se pesë herë fituesi i Topit të Artë qysh në verën e ardhshme do rikthehet te Sporting.

“Do të flas me të dhe do ta bind që të kthehet, vitin e ardhshëm ai do të luajë në stadiumin “Jose Alvalade”. Jam e lumtur për titullin që fitoi ky ekip dhe tani do të përpiqem ta bind atë”, tha ajo. Ndërkohë, interesim për Ronaldon ka shprehur edhe PSG-ja.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Kessie i jep fund beqarisë në Bregun e Fildishtë, dalin fotot nga dasma

Publikuar

-

Nga

Pas një sezoni fantastik me Milanin, ku luajti në total 50 ndeshje dhe arriti të shënojë edhe 14 gola, mesfushori nga Bregu i Fildishtë, Franck Kessie i ka dhënë fund beqarisë nëpërmjet një ceremonie të madhe të organizuar në vendlindjen e tij.

Deri tani kanë dalë shumë pak foto nga dasma e organizuar në Bregun e Fildishtë, ndërsa mediat italiane konfirmojnë se të ftuar kanë qenë edhe sulmuesi i Parmës, Gervinho dhe mbrojtësi i Manchester United, Eric Bailly.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Milani tenton goditjen e bujshme, ëndrra e kuqezinjve quhet Sergio Ramos

Publikuar

-

Nga

Sergio Ramos ka hequr shiritin e kapitenit nga krahu i tij dhe sezonin e ardhshëm nuk do të udhëheqë më klubin me të cilin fitoi çdo trofe të mundshëm.

Me lot në sy mbrojtësi spanjoll njoftoi ndarjen me Realin e Madridit, ndërsa ekipet më të mëdha dhe të pasura të Europës kanë nisur nga puna për të arritur një marrëveshje me 35-vjeçarin.

Por një goditje të bujshme në këtë merkato synon ta bëjë edhe Milani, që sipas “El Chiringuito“ kanë nisur kontaktet me Ramosin.

Kuqezinjtë kërkojnë të sjellin në Serie A një nga mbrojtësat më të mirë që ka njohur bota e futbollit, por problem duket të jetë paga e lojtarit. Spanjolli kërkon një rrogë prej 15 milionë eurosh neto në sezon, një shifër kjo e lartë për financat e Milanit.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Operohet Eriksen, tani nuk luan dot më me Interin

Publikuar

-

Nga

Pas shumë testesh për zemrën, u ra dakord që Kristian Eriksenit t’i vendoset një defribilator, i cili do ta rikthejë në punë zemrën në rast të përsëritjes së një tjetër arresti kardiak dhe ai e ka pranuar këtë vendim.

Ky është njoftimi që ka bërë Federata Daneze e Futbollit një ditë më parë.  Pikërisht ditën e djeshme, Eriksen i është nënshtruar operacionit, teksa ka vendosur defribilatorin dhe sot pritet të largohet nga spitali.

Nuk flitet ende për një diagnozë të saktë, se cila ishte arsyeja e arrestit kardiak edhe pse lihet të kuptohet se bëhet fjalë për një miokardit.

3-4 javë pas operacionit Eriksen do t’u nënshtrohet sërish testeve për të kuptuar nëse defribilatori do të jetë i përkohshëm apo i përhershëm. Por, ligji italian nuk e lejon një sportist të luajë me të. Erikseni është mirë, por e ardhmja si futbollist sot mbetet ende enigmë.

HIPOTEZA– Ligji italian nuk e lejon një lojtar me probleme në zemër që të luajë në Itali, por gjithsesi ekziston një mundësi e vogël, që lojtarin ta shikojmë përsëri me fanellën e Interit. Nëse 3-4 javë pas operacionit, Eriksen nuk ka më probleme me zemrën, atëherë mund të nisin procedurat, që t’i jepet mundësia të luajë me fanellën zikaltër.

LEXO TE PLOTE